Të paraqitim flijime që i pëlqejnë Perëndisë
Të paraqitim flijime që i pëlqejnë Perëndisë
«JETA ka ardhur nga vdekja—kështu besonin actekët, të cilët bënin flijime në njerëz në një shkallë të paparë në Amerikën Qendrore»,—thuhet në librin Actekët e fuqishëm (anglisht). «Me rritjen e perandorisë,—vazhdon libri,—vetëm duke derdhur më shumë gjak arrihej të mbahej besimi i njerëzve tek ajo.» Sipas një vepre tjetër referimi, flijimet në njerëz që bënin actekët arrinin deri në 20.000 në vit.
Nga frika e pasiguria ose nga ndjenjat e fajit e të pendimit, gjatë gjithë historisë, njerëzit u kanë bërë hyjnive të tyre flijime të ndonjë lloji. Nga ana tjetër, Bibla tregon se disa lloj flijimesh i caktoi vetë Perëndia i plotfuqishëm, Jehovai. Prandaj, është me vend të pyesim: çfarë lloj flijimesh i pëlqejnë Perëndisë? A duhet të jenë sot flijimet dhe blatimet pjesë e adhurimit?
Flijimet dhe blatimet në adhurimin e vërtetë
Kur u formua kombi i Izraelit, Jehovai dha udhëzime të qarta për mënyrën se si donte ta adhuronin izraelitët, dhe këtu përfshiheshin edhe flijimet e blatimet. (Numrat, kapitujt 28 dhe 29) Disa blatime ishin nga prodhimet e tokës, kurse të tjera përfshinin flijime në kafshë, si: dema, dele, dhi, pëllumba dhe turtuj. (Levitiku 1:3, 5, 10, 14; 23:10-18; Numrat 15:1-7; 28:7) Kishte blatime të plota të djegura, që duheshin konsumuar të gjitha në zjarr. (Dalja 29:38-42) Kishte edhe flijime në bashkësi, në të cilat merrnin pjesë edhe ata që i paraqitnin flijimet, duke ngrënë nga gjërat që i flijonin Perëndisë.—Levitiku 19:5-8.
Të gjitha flijimet dhe blatimet që i bëheshin Perëndisë sipas Ligjit të Moisiut, ishin një mënyrë për ta adhuruar e për ta pranuar botërisht si Sovranin e universit. Me anë të atyre flijimeve, izraelitët i shprehnin mirënjohjen Jehovait për bekimin dhe mbrojtjen e tij, si edhe merrnin faljen për mëkatet e tyre. Për sa kohë i zbatuan me besnikëri kërkesat e Jehovait për adhurimin, u bekuan shumë.—Proverbat 3:9, 10.
Për Jehovain, gjëja më e rëndësishme ishte qëndrimi i atyre që paraqitnin flijimet. Me anë të profetit Hozea, Jehovai tha: «Unë jam kënaqur me dashamirësinë, jo me Hozea 6:6) Kështu, kur populli largohej nga adhurimi i vërtetë dhe praktikonte sjelljen e shthurur e derdhte gjak të pafajshëm, flijimet që paraqitnin në altarin e Jehovait s’kishin asnjë vlerë. Ja pse, nëpërmjet Isaisë, Jehovai i tha kombit të Izraelit: «Ç’më duhen mua flijimet tuaja të shumta? . . . U ngopa me blatimet e plota të djegura të deshve dhe me dhjamin e kafshëve të majme. Gjaku i demave të rinj, i qengjave meshkuj dhe i cjepve nuk më kënaqi.»—Isaia 1:11.
flijimin; me njohurinë për Perëndinë dhe jo me blatimet e plota të djegura.» («Gjë që nuk e urdhërova»
Krejt ndryshe nga izraelitët, banorët e Kanaanit i flijonin fëmijët e tyre për perënditë, siç ishte edhe perëndia amonit me emrin Molek, i njohur edhe si Milkom ose Molok. (1 Mbretërve 11:5, 7, 33; Veprat 7:43) Në një libër (Halley’s Bible Handbook) thuhet: «Kananitët adhuronin duke kryer imoralitet, si një rit fetar, në praninë e perëndive të tyre; pastaj vritnin fëmijët e tyre të parëlindur, si flijim për këta perëndi.»
A i pëlqenin Perëndisë Jehova këto praktika? S’diskutohet që jo. Kur izraelitët po bëheshin gati të hynin në vendin e Kanaanit, Jehovai u dha urdhrin e dokumentuar te Levitiku 20:2, 3: «Do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Kushdo nga bijtë e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur në Izrael, që i jep Molekut ndonjë nga pasardhësit e tij, do të vritet. Populli do ta godasë me gurë, derisa të vdesë. Unë do të kthehem kundër atij njeriu, dhe do ta shfaros nga gjiri i popullit, sepse disa nga pasardhësit e tij ia ka dhënë Molekut, që të ndotë vendin tim të shenjtë dhe të përdhosë emrin tim të shenjtë.’»
Sado e pabesueshme të duket, disa izraelitë që u larguan nga adhurimi i vërtetë përvetësuan këtë praktikë demonike të flijimit të fëmijëve të tyre për perënditë e rreme. Te Psalmi 106:35-38 thuhet për këtë gjë: «[Ata] u përzien me kombet e nisën të bënin veprat e tyre. U shërbenin idhujve të tyre, që u bënë për ta një lak. Ata ua flijonin bijtë e bijat demonëve dhe derdhnin gjak të pafaj, gjakun e bijve dhe bijave të tyre, që ua flijonin idhujve të Kanaanit; e nga gjaku i derdhur vendi u ndot.»
Duke shprehur urrejtjen e tij të thellë për këtë praktikë, Jehovai, me anë të profetit Jeremia, tha për bijtë e Judës: «Ata kanë vënë idhujt e tyre të neveritshëm në shtëpinë ku thirret emri im, për ta përdhosur. Ata kanë ngritur vendet e larta të Tofetit, i cili ndodhet në luginën e birit të Hinomit, për të djegur bijtë dhe bijat e tyre në zjarr, gjë që nuk e urdhërova dhe Jeremia 7:30, 31.
nuk më ka shkuar kurrë ndër mend.»—Ngaqë merrej me praktika të tilla të pështira, kombi i Izraelit në fund e humbi miratimin e Perëndisë. Kryeqyteti, Jerusalemi, u shkretua dhe populli u mor rob në Babiloni. (Jeremia 7:32-34) Është e qartë se praktika për të bërë flijime në njerëz nuk vjen nga Perëndia i vërtetë dhe nuk është fare pjesë e adhurimit të pastër. Flijimet në njerëz, të çfarëdo forme qofshin, janë demonike, kështu që adhuruesit e vërtetë të Perëndisë rrinë larg çdo gjëje që ka lidhje me këtë praktikë.
Flijimi shpërblyes i Krishtit Jezu
Por disa mund të pyesin: ‘Pse, atëherë, përfshiheshin flijime në kafshë në Ligjin që Jehovai u dha izraelitëve?’ Apostulli Pavël, duke shqyrtuar tamam këtë pyetje, u përgjigj: «Pse atëherë u dha Ligji? Ai u shtua për të bërë të qarta shkeljet, derisa të mbërrinte fara, së cilës i ishte bërë premtimi. . . . Në këtë mënyrë, Ligji është bërë edukatori ynë që çon te Krishti.» (Galatasve 3:19-24) Flijimet e kafshëve në Ligjin e Moisiut paraqitnin në mënyrë simbolike një flijim më të madh që do të siguronte Perëndia Jehova për dobinë e njerëzimit: flijimin e Birit të tij, Jezu Krishtit. Jezui foli për këtë akt të dashur kur tha: «Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»—Gjoni 3:16.
Nga dashuria për Perëndinë dhe për njerëzit, Jezui me vullnet dha jetën e tij të përsosur njerëzore si shpërblesë për pasardhësit e Adamit. (Romakëve 5:12, 15) Jezui tha: «Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por që të shërbejë dhe të japë shpirtin e vet si shpërblesë për shumë njerëz.» (Mateu 20:28) Askush tjetër në tokë nuk mund t’i shpengonte njerëzit nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes, në të cilën i shiti Adami. (Psalmi 49:7, 8) Kështu, Pavli shpjegoi se Jezui ‘hyri një herë e mirë në vendin e shenjtë dhe siguroi për ne një çlirim të përhershëm, jo me gjakun e cjepve dhe të demave të rinj, por me gjakun e vet’. (Hebrenjve 9:12) Duke pranuar gjakun e flijuar të Jezuit, Perëndia ‘e fshiu dokumentin e shkruar me dorë, që ishte kundër nesh’. Me fjalë të tjera, Jehovai e anuloi besëlidhjen e Ligjit, bashkë me kërkesat për flijime dhe blatime, duke bërë të mundur për njerëzimin ‘dhuratën e jetës së përhershme’.—Kolosianëve 2:14; Romakëve 6:23.
Flijime dhe blatime frymore
A kërkohet ende prej nesh sot ndonjë lloj flijimi ose sakrifice, meqë flijimet dhe blatimet në kafshë nuk janë më pjesë e adhurimit të vërtetë? Po, kërkohet. Jezu Krishti ia kushtoi jetën shërbimit të Perëndisë, duke bërë shumë sakrifica, dhe së fundi e dha jetën për dobinë e njerëzimit. Prandaj, ai shpalli: «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e vet të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.» (Mateu 16:24) Kjo do të thotë se kushdo që dëshiron të bëhet ithtar i Jezuit, duhet të bëjë disa sakrifica. Çfarë janë këto?
Pikësëpari, një ithtar i vërtetë i Krishtit nuk jeton më për vete, por jeton për të bërë vullnetin e Perëndisë. Ai e vë vullnetin dhe Romakëve 12:1, 2.
dëshirat e Perëndisë para të tijave. Shikoni si e shprehu këtë apostulli Pavël: «Vëllezër, ju përgjërohem nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj si një flijim të gjallë, të shenjtë e të pranueshëm për Perëndinë, që të bëni një shërbim të shenjtë me fuqinë tuaj për të arsyetuar. Mjaft u brumosët sipas kësaj bote, por shndërrohuni, duke përtërirë mendjen tuaj, që të vërtetoni se cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.»—Veç kësaj, Bibla tregon se shprehjet tona të lëvdimit mund të konsiderohen flijime që i paraqiten Jehovait. Profeti Hozea përdori shprehjen «demat e rinj të buzëve tona», duke treguar se Perëndia e konsideron lëvdimin që vjen nga buzët tona si një nga flijimet më të mira. (Hozea 14:2) Apostulli Pavël u bëri thirrje të krishterëve hebrenj: «Le t’i paraqitim gjithnjë Perëndisë një flijim lëvdimi, domethënë frytin e buzëve që shpallin publikisht emrin e tij.» (Hebrenjve 13:15) Sot, Dëshmitarët e Jehovait janë shumë të zënë duke predikuar lajmin e mirë e duke bërë dishepuj njerëz nga të gjitha kombet. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Ata po i paraqitin flijime lëvdimi Perëndisë ditë e natë, anembanë tokës.—Zbulesa 7:15.
Përveç predikimit, ndër flijimet që i pëlqejnë Perëndisë janë edhe veprat e mira që bëjmë për të tjerët. «Mos harroni të bëni të mira dhe të ndani gjërat me të tjerët,—bëri thirrje Pavli,—sepse Perëndia kënaqet me flijime të tilla.» (Hebrenjve 13:16) Dhe vërtet, që flijimet e lëvdimit t’i pëlqejnë Perëndisë, kërkohet një sjellje e mirë nga ata që i paraqitin ato flijime. Pavli këshilloi: «Silluni në mënyrë të denjë për lajmin e mirë rreth Krishtit.»—Filipianëve 1:27; Isaia 52:11.
Ashtu si në të kaluarën, edhe sot të gjitha sakrificat që bëhen për të mbështetur adhurimin e vërtetë, sjellin gëzim të madh dhe bekimet e Jehovait. Atëherë, le të bëjmë çmos për të paraqitur flijime që i pëlqejnë vërtet Perëndisë!
[Figura në faqen 18]
‘Bijtë dhe bijat e tyre ua flijonin idhujve të Kanaanit’
[Figurat në faqen 20]
Duke predikuar lajmin e mirë dhe duke qenë të dobishëm në mënyra të tjera, të krishterët e vërtetë paraqitin flijime që i pëlqejnë Perëndisë