Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shumë më e rëndësishme se moti

Shumë më e rëndësishme se moti

Shumë më e rëndësishme se moti

POTHUAJSE çdo popull ka fjalë të urta për motin: «Kur qielli natën është i përflakur, marinari gëzon; kur përflaket qielli i mëngjesit, marinarin e paralajmëron.» Meteorologët sot japin disa arsye teknike pse kushtet e motit mund të kthejnë tamam siç thotë fjala e urtë.

Edhe në kohën e Jezuit, njerëzit e kishin zakon të vëzhgonin qiellin dhe të interpretonin pamjen e tij. Jezui u tha disa judenjve: «Kur bie mbrëmja, ju e keni zakon të thoni: ‘Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është flakë i kuq’ dhe në mëngjes: ‘Sot do të jetë si mot dimri me shi, sepse qielli është flakë i kuq, por i vranët.’ Ju dini të interpretoni shenjat e qiellit, por . . . «Por çfarë? Jezui vazhdoi me një pohim të pazakontë: «Nuk interpretoni dot shenjat e kohëve.»—Mateu 16:2, 3.

Çfarë ishin këto ‘shenja të kohëve’? Ishin treguesit e shumtë e të qartë se Jezui ishte Mesia i vërtetë, i dërguar nga Perëndia. Veprimet e tij dalloheshin aq qartë, sa edhe ngjyra e kuqe e qiellit. E megjithatë, shumica e judenjve i shpërfilli shenjat që tregonin se kishte ardhur Mesia, një ngjarje që sigurisht ishte shumë më e rëndësishme se moti.

Edhe sot ka një shenjë që duhet ta kuptojmë e që është shumë më e rëndësishme sesa ngjyra e qiellit. Jezui paratha se kjo botë e ligë do të zhdukej, me qëllim që të fillonte një botë më e mirë. Ai përmendi disa zhvillime, të cilat së bashku do të tregonin kohën kur pritej të ndodhte ky ndryshim. Ndër to do të kishte luftëra e zi buke në mbarë botën. Jezui tha se kur të shihen këto gjëra, është afruar koha që Perëndia të ndërhyjë.—Mateu 24:3-21.

A i sheh «shenjat e kohëve»?