«Pse heshte, o Zot?»
«Pse heshte, o Zot?»
KËTO fjalë i tha papa Benedikti XVI gjatë vizitës në ish-kampin e përqendrimit në Aushvic, Poloni, më 28 maj 2006. Në vendin ku nazistët vranë qindra mijë hebrenj dhe të tjerë, ai shtoi: «Sa shumë pyetje lindin në këtë vend! Të vjen ndër mend vazhdimisht pyetja: Ku ishte Zoti ato ditë? Pse heshti? Si mundi ta lejonte këtë kasaphanë të pafund, këtë ngadhënjim të ligësisë? . . . Duhet të vazhdojmë t’i thërrasim me përulësi, por me këmbëngulje Zotit: ‘Zgjohu! Mos e harro krijesën tënde, njeriun!’»
Fjalimi i papës shkaktoi reagime të forta. Disa vunë re se nuk u thanë gjëra domethënëse, si për shembull nuk u përmend antisemitizmi që kishte lidhje me mizoritë në Aushvic. Të tjerë nuhatën në fjalët e papës një përpjekje për të minimizuar kërkesën e papa Gjon Palit II për faljen e mëkateve që kishte kryer kisha. Një gazetar katolik, Filipo Xhentiloni, komentoi: «Gjithsesi ishte logjike që shumë komentues, kur dëgjuan pyetjen e vështirë se ku ishte Zoti, (një pyetje kjo pa përgjigje), donin përgjigje për një pyetje më të lehtë: Ku ishte Piu XII?» E kishin fjalën për heshtjen e papa Piut XII gjatë Holokaustit.
Holokausti dhe të gjitha aktet e tjera të gjenocidit që janë kryer gjatë historisë njerëzore, tregojnë se «njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij». (Eklisiastiu 8:9) Për më tepër, Krijuesi i njeriut nuk ka heshtur përballë këtyre mizorive të shumta. Në faqet e Biblës, ai ka zbuluar arsyet pse e ka lejuar ligësinë. Gjithashtu, Perëndia na ka siguruar se nuk e ka harruar njeriun. Në fakt, së shpejti do të mbarojë periudha gjatë së cilës Perëndia e ka lejuar njeriun të vetëqeveriset. (Jeremia 10:23) A doni të dini më shumë rreth qëllimit të Perëndisë për ne njerëzit? Dëshmitarët e Jehovait me kënaqësi do t’ju ndihmojnë të kuptoni përgjigjen e Biblës për pyetjet që pështjelluan papa Benediktin XVI.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Oświęcim Museum