Të gjejmë shpresë në një botë plot me telashe
Të gjejmë shpresë në një botë plot me telashe
«SOT qytetarët e thjeshtë kanë më shumë fuqi se kurrë më parë në historinë njerëzore për t’u bërë mirë të tjerëve e për të zgjidhur problemet e zakonshme.» Këto fjalë i tha ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klintoni, gjatë një konference në Otavë të Kanadasë, në mars të vitit 2006. Ai pohoi se që nga tsunami i vitit 2004, te njerëzit po lind një prirje për të treguar vullnet të mirë në shkallë ndërkombëtare. Pastaj, me një fije optimizmi, shtoi se tani bota është ‘në një kohë kur njerëzit e mbarë botës varen nga njëri-tjetri si kurrë më parë’.
A mund të shpresojmë që katastrofat natyrore t’i mobilizojnë njerëzit kudo që të punojnë për një të ardhme më të mirë? A është kjo ‘varësi nga njëri-tjetri si kurrë më parë’ një bazë e fortë që të shpresojmë për një të ardhme me paqe të vërtetë dhe siguri?
Burimi i shpresës së vërtetë
Historia e gjatë e orvatjeve njerëzore për më shumë se gjashtë mijëvjeçarë, tregon që njerëzit vazhdimisht e zhgënjejnë njëri-tjetrin. Psalmi 146:3) Po t’i varim shpresat tek organizatat e kësaj bote, te gjërat materiale dhe tek ëndrrat e saj, vetëm do të zhgënjehemi. Përse? Sepse «bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj».—1 Gjonit 2:17.
Pra, me arsye të forta, Shkrimet e frymëzuara na këshillojnë: «Mos kini besim te fisnikët, as te ndonjë bir njeriu, që nuk sjell dot shpëtim.» (Por, gjatë shekujve, Perëndia ka qenë shpresa e sigurt e njerëzve të drejtë. Bibla e quan Jehovain «shpresa e Izraelit» të lashtë dhe ‘shpresa e pasardhësve’ të Izraelit. Ajo përmban shumë shprehje të shpresës, besimit dhe të sigurisë tek ai. (Jeremia 14:8; 17:13; 50:7) Po, Shkrimet na inkurajojnë ‘të shpresojmë te Jehovai’.—Psalmi 27:14.
Te Proverbat 3:5, 6 gjejmë nxitjen: «Beso te Jehovai me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde. Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua, dhe ai vetë do t’i drejtojë shtigjet e tua.» Ka çdo arsye për t’i besuar plotësisht këtij premtimi, sepse Perëndia Jehova nuk ndryshon kurrë, është i besueshëm dhe e mban fjalën. (Malakia 3:6; Jakovi 1:17) Ai do më të mirën për ty dhe, nëse gjithmonë ia vë veshin asaj që thuhet në Fjalën e tij, në Bibël, ajo do të të udhëheqë me sukses në këto kohë të frikshme.—Isaia 48:17, 18.
Kush ndjek me gjithë zemër udhëheqjen e Perëndisë, mund të mbështetet te ky premtim: «Mos ki frikë, se unë jam me ty. Mos i hidh sytë rreth e përqark, se unë jam Perëndia yt. Unë do të të jap forcë e do të të ndihmoj. Unë do të të mbaj fort me të djathtën time të drejtësisë.» (Isaia 41:10) Lutjet e zjarrta, si edhe meditimi rreth këtij premtimi, i ngushëllon shumë të gjithë ata që e duan vërtet Perëndinë Jehova, sepse i ndihmon të përballojnë rrethanat e vështira dhe ankthet e jetës.
Shiko ç’thotë Andrea, një Dëshmitare e Jehovait dhe nënë e dy fëmijëve: «Vetëm me anë të lutjes dhe meditimit rreth premtimeve të Jehovait, kam fuqi që ta marr veten kur kaloj periudha pasigurie në jetë. Kur e mbaj Jehovain si të vetmin që nuk ndryshon në jetën time, e kam shumë më të lehtë të jem e qëndrueshme.»
Forcoje shpresën tënde te Jehovai
Duke theksuar sa e rëndësishme është të shpresojmë te Jehovai, një psalmist tha: «Ata që e duan ligjin tënd, kanë paqe të madhe, dhe s’ka gjë që t’i pengojë.» (Psalmi 119:165) Studimi i sinqertë i Fjalës së Perëndisë të ndihmon shumë që ta mbushësh mendjen dhe zemrën me gjëra ndërtuese e pozitive rreth Perëndisë, me ‘gjëra që janë të vërteta, serioze, të drejta, të dëlira, të dashura, për të cilat flitet mirë, të virtytshme dhe të denja për t’u lëvduar’. Po të përpiqesh vërtet që të dëgjosh, të mësosh, të pranosh dhe të praktikosh gjëra të tilla, «Perëndia i paqes do të jetë me [ty]».—Filipianëve 4:8, 9.
Duke folur nga përvoja e tij disa dhjetëvjeçare, Xhoni thotë: «Për të ndryshuar ndjenjat e mia për të ardhmen, ishte e rëndësishme të mësoja se më duhej të ndryshoja rrënjësisht personalitetin dhe mendimet e mia, para se të shpresoja të ndërtoja një marrëdhënie të ngushtë me një Perëndi të përsosur e të padukshëm. E vetmja mënyrë për të krijuar një marrëdhënie të tillë, ishte duke u bërë njeri me mendje frymore. Kjo nënkuptonte të përqendrohesha më shumë te Perëndia, duke përvetësuar mendimet e tij përmes leximit të Fjalës së tij të frymëzuar dhe meditimit rreth saj.»
Nëse merrni ujërat freskuese e jetëdhënëse të së vërtetës, që gjenden në Shkrimet e frymëzuara, po përdorni një metodë të efektshme e tashmë të provuar për t’iu kundërvënë ndikimit të morisë së pafund të gjërave të këqija që paraqiten çdo ditë në mjetet e informacionit. Zbatimi i asaj që thotë Bibla të ndihmon edhe të forcosh lidhjet familjare e të pakësosh ankthin. Për më tepër, Perëndia premton se është gati ‘të tregojë forcën e tij në dobi të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër atij’. (2 Kronikave 16:9) Ai do t’i rregullojë gjërat në mënyrë të tillë që të mos kesh fare frikë nga asgjë.
Finiasi, i cili ka përjetuar luftën dhe vrasjet në masë, thotë: «Kam mësuar ta vë jetën në duart e kujdesshme të Jehovait. Zbatimi i parimeve të Biblës më ka shpëtuar nga shumë probleme.» Nëse i beson vërtet Perëndisë Jehova, ai mund të Psalmi 18:29) Kur një fëmijë i vogël lidhet fort me prindërit, krijon besim të plotë tek ata dhe ndihet i sigurt në dorë të tyre, edhe kur është sëmurë ose ka ndonjë shqetësim tjetër. Një ndjenjë të ngjashme mund të kesh edhe ti, nëse bën një përpjekje dhe pranon ftesën që të shpresosh te Jehovai.—Psalmi 37:34.
të ndihmojë të kapërcesh çfarëdo vështirësie që duket si një mur i lartë. (Një themel i sigurt për shpresë
Jezu Krishti u tha dishepujve të tij: «Ju lutuni në këtë mënyrë: ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.’» (Mateu 6:9, 10) Kjo Mbretëri qiellore, pra një qeveri në duart e Jezu Krishtit, është mjeti me anë të të cilit Perëndia shpreh sovranitetin e Tij legjitim mbi tokën.—Psalmi 2:7-12; Danieli 7:13, 14.
Frika me format e saj të shumta, që ka prekur çdo fushë të jetës sot, tregon qartë se nevojitet një ndërhyrje nga Perëndia. Lumturisht, kjo ndërhyrje është afër! Jezu Krishtit tashmë të kurorëzuar nga Perëndia si Mbreti mesianik, i është besuar autoriteti për të shfajësuar sovranitetin e Jehovait dhe për të shenjtëruar emrin e Tij. (Mateu 28:18) Së shpejti, sundimi i Mbretërisë do të shtrihet në tokë dhe do të zhdukë gjithë shkaqet e frikës e të ankthit. Tek Isaia 9:6 përmenden garancitë që tregojnë se Jezui është Sundimtar i denjë, i cili mund të na çlirojë nga frika. Për shembull, ai quhet «Atë i Përjetshëm», «Këshilltar i Mrekullueshëm» dhe «Princ i Paqes».
Shqyrto shprehjen tërheqëse «Atë i Përjetshëm». Si i tillë, Jezui ka fuqinë dhe autoritetin, por edhe dëshirën, që t’u japë njerëzve të bindur shpresën e jetës së përhershme në tokë, në bazë të flijimit të tij shpërblyes. Kjo do të thotë se më në fund do të çlirohen nga mëkati e nga papërsosmëria që kanë trashëguar prej njeriut të parë mëkatar, Adamit. (Mateu 20:28; Romakëve 5:12; 6:23) Krishti do ta përdorë gjithashtu autoritetin që i ka dhënë Perëndia për të sjellë përsëri në jetë shumë veta që kanë vdekur.—Gjoni 11:25, 26.
Kur ishte në tokë, Jezui tregoi se ishte «Këshilltar i Mrekullueshëm». Falë njohurisë që kishte nga Fjala e Perëndisë dhe kuptueshmërisë së jashtëzakonshme për natyrën njerëzore, Jezui dinte si t’i zgjidhte problemet e jetës së përditshme. Edhe pas kurorëzimit në qiell, Krishti vazhdon të jetë «Këshilltar i Mrekullueshëm», duke shërbyer si personi kryesor në kanalin e komunikimit mes Jehovait dhe njerëzimit. Këshillat e Jezuit, të shkruara në Bibël, janë gjithnjë të mençura e të përsosura. Duke ditur e duke besuar këtë, mund të bësh një jetë të lirë nga pasiguria dhe nga frika paralizuese.
Tek Isaia 9:6 Jezui identifikohet edhe si «Princ i Paqes». Në këtë rol, së shpejti Krishti do ta përdorë fuqinë e tij për të zhdukur të gjitha format e pabarazisë: politike, shoqërore dhe ekonomike. Si do ta bëjë këtë? Duke e vënë njerëzimin nën sundimin e vetëm paqësor të Mbretërisë mesianike.—Danieli 2:44.
Nën sundimin e Mbretërisë, në mbarë tokën do të ketë paqe përgjithnjë. Pse mund të jemi të sigurt për këtë? Arsyeja zbulohet tek Isaia 11:9, ku lexojmë: «Në tërë malin tim të shenjtë askush [nga nënshtetasit e Mbretërisë] nuk do të bëjë asnjë dëm dhe nuk do të prishë asgjë, sepse toka do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbushin detin.» Së fundi, çdo njeri në tokë do të ketë njohuri të saktë për Perëndinë dhe do t’i bindet atij. A nuk ta ngroh zemrën kjo shpresë? Nëse po, mos vono të marrësh «njohurinë e Jehovait» që është kaq e çmuar.
Mund ta marrësh njohurinë e Perëndisë që të ndërton besimin dhe të jep jetën, duke shqyrtuar se çfarë mëson vërtet Bibla për ngjarjet e kohëve tona dhe për të ardhmen e mrekullueshme që premtohet në të. Prandaj, të nxitim të përfitosh nga programi i studimeve biblike falas që kanë Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde. Kjo është një mënyrë për t’u çliruar nga frika dhe për të gjetur shpresë të vërtetë në një botë plot telashe.
[Kutia dhe figurat në faqen 7]
Pse të ngjall shpresë një qeveri me Mbret të caktuar nga Perëndia?
Si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, Jezu Krishtit i është dhënë aftësia dhe e drejta të ushtrojë autoritet në qiell e në tokë. (Mateu 28:18) Ai do t’i rikthejë tokës ekuilibrin e përsosur ekologjik. Gjithashtu, ai ka autoritet mbi sëmundjet. Veprat e mrekullueshme që kreu në tokë Jezui, ishin pamje paraprake e bekimeve shumë më të mëdha që do të vinin nën sundimin e tij si një Mbret i përsosur dhe i besueshëm. Cilat cilësi të këtij Mbreti mesianik, të renditura më poshtë, ju tërheqin më shumë?
▪ I afrueshëm.—Marku 10:13-16.
▪ I arsyeshëm dhe i paanshëm.—Marku 10:35-45.
▪ I besueshëm dhe altruist.—Mateu 4:5-7; Luka 6:19.
▪ I drejtë dhe i ndershëm.—Isaia 11:3-5; Gjoni 5:30; 8:16.
▪ I vëmendshëm, i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe i përulur.—Gjoni 13:3-15.
[Figura në faqen 4]
Leximi i Biblës dhe meditimi rreth saj, mund të na japë shpresë te Jehovai