«A e njihni emrin e Perëndisë?»
«A e njihni emrin e Perëndisë?»
KJO pyetje i zgjoi interesin një gruaje në pjesën jugperëndimore të Azisë Qendrore. Pyetja ishte në kopertinën e revistës Zgjohuni!, 22 janar 2004, shoqëruesja e kësaj reviste. Gruaja u shkroi botuesve: «Revista juaj më tërhoqi menjëherë dhe më ndihmoi të përqendrohesha te vlerat e mira morale. Tani pikëpamja ime për jetën është më pozitive. Po u flas të gjithëve për Perëndinë tonë dhe për paqen që sjell kjo njohuri.»
Në shumë vende—madje «deri në skajin më të largët të tokës»—njerëzit po njohin emrin e Perëndisë, Jehova. (Veprat 1:8) Për shembull, në turkmenisht, ky emër, Yehowa, gjendet fare lehtë në përkthimin e Shkrimeve të Shenjta. Psalmi 8:1 thotë: «Jehova, Zotëria ynë, sa i madhërishëm është emri yt në mbarë tokën!»
Për të mësuar më shumë për Perëndinë Jehova, mund t’u kërkoni Dëshmitarëve të Jehovait librin Çfarë mëson vërtet Bibla?