Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mësime të rëndësishme për fëmijët

Mësime të rëndësishme për fëmijët

Mësime të rëndësishme për fëmijët

GLEDISI punon në një shkollë në Mendozë të Argjentinës. Një ditë, ajo kaloi pranë një klase dhe vuri re një mësuese që po u lexonte nxënësve të saj të klasës së katërt fillore nga Libri im i tregimeve biblike. * Gledisi u prezantua me mësuesen dhe i tha se ishte Dëshmitare e Jehovait e mund t’i tregonte si të nxirrte sa më shumë dobi nga botimi. Mësueses i bëri përshtypje shpjegimi i Gledisit dhe donte që ta përfshinte librin në lëndët mësimore që zhvillohen rregullisht. Por kishte nevojë për leje nga drejtoria e shkollës. Sa u kënaq kur i dhanë leje!

Më vonë, në një program të shkollës për Ditën e Librit, mësuesja u dha si detyrë nxënësve të saj të lexonin një kapitull të librit para shokëve të shkollës. Nga reagimi i mirë që patën nxënësit ndaj këtij programi, mësuesen e ftuan në një emision në televizionin vendës. Kur ra fjala për sjelljen e fëmijëve nëpër shkolla, drejtuesi i emisionit e pyeti mësuesen: «Si i mbani nën kontroll fëmijët në klasën tuaj?» Mësuesja i shpjegoi se po përdorte një botim të titulluar Libri im i tregimeve biblike. I shpjegoi se, ndonëse nuk po jepte mësim feje në klasë, me anë të këtij libri po nguliste në mendjen e nxënësve vlera morale të tilla, si: respekti, toleranca, uniteti, bashkëpunimi, bindja dhe dashuria. Të gjithë ishin të mendimit se këto janë mësime të rëndësishme për fëmijët.

A doni të ngulitni te fëmijët tuaj vlera të tilla morale? Mund t’u kërkoni Dëshmitarëve të Jehovait një kopje të botimit të mrekullueshëm Libri im i tregimeve biblike.

[Shënimi]

^ par. 2 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.