Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Dëshmitar i besueshëm në qiej»

«Dëshmitar i besueshëm në qiej»

«Dëshmitar i besueshëm në qiej»

POETËT dhe autorët e këngëve i kanë thurur vargje hënës si një objekt i bukur. Për shembull, një këngë e frymëzuar nga Perëndia flet për një grua që është «e bukur si hëna e plotë». (Kënga e Solomonit 6:10) Kurse një psalmist e quan hënën, në mënyrë poetike, «dëshmitar i besueshëm në qiej». (Psalmi 89:37) Ç’do të thotë kjo shprehje që përdoret për hënën?

Hëna e përshkon në mënyrë të pagabueshme orbitën e saj përreth tokës çdo 27,3 ditë. Pra mund të quhet e besueshme në këtë drejtim. Por psalmisti mund të ketë pasur në mendje një domethënie shumë më të thellë. Ai e quajti hënën «dëshmitar i besueshëm» në një këngë profetike për atë Mbretëri për të cilën Jezui i mësoi dishepujt e tij të luteshin.—Mateu 6:9, 10.

Më shumë se 3.000 vjet më parë, Perëndia Jehova bëri besëlidhjen e Mbretërisë me Davidin, mbretin e Izraelit të lashtë. (2 Samuelit 7:12-16) Ajo besëlidhje kishte si qëllim të siguronte një bazë ligjore, kështu që, si trashëgimtar i Davidit, Jezu Krishti ta kishte përgjithmonë fronin. (Isaia 9:7; Luka 1:32, 33) Psalmisti këndoi për fronin e ‘farës’ së Davidit: «Si hëna do të vendoset patundshmërisht për jetë e mot, dhe si dëshmitar i besueshëm në qiej.»—Psalmi 89:36, 37.

Hëna—‘ndriçuesi që zotëron natën’—është një objekt i përshtatshëm për të na kujtuar se sundimi i Krishtit s’do të ketë fund. (Zanafilla 1:16) Për Mbretërinë e tij, te Danieli 7:14 thuhet: «Sundimi i tij do të zgjatë përgjithmonë dhe nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet.» Hëna është një dëshmitar që na kujton këtë Mbretëri dhe bekimet që do të sjellë ajo për njerëzit.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Hëna: Fotografi e NASA-s