Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përpjekje për të plotësuar nevojat shpirtërore

Përpjekje për të plotësuar nevojat shpirtërore

Përpjekje për të plotësuar nevojat shpirtërore

NË PREDIKIMIN e tij të famshëm në Mal, Jezui tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre frymore!» (Mateu 5:3, Shkrimet e Krishtere Greke, Përkthimi Bota e Re) Ka shumë të ngjarë që ju të jeni dakord me këtë. Njerëzit kudo e kuptojnë se duhet të plotësojnë ato që quhen nevojat shpirtërore ose frymore dhe mendojnë se, vetëm kur t’i plotësojnë ato, do të jenë të lumtur.

Atëherë, si plotësohen nevojat shpirtërore? Edhe pse gati çdo fe thotë se e di si plotësohen këto nevoja, mënyrat që propozojnë, janë po aq të shumta sa edhe vetë fetë. Një protestant thotë se u shpëtua në një mbledhje rizgjimi fetar. Një katolik kërkon të bashkohet me Perëndinë gjatë meshës. Një budist ndjek udhën e ndriçimit të mendjes me anë të meditimit. Një hinduist përpiqet të çlirohet nga cikli i rilindjeve me anë të mohimit të vetes. A janë të gjitha këto mënyrat e duhura për të plotësuar nevojat shpirtërore? A është ndonjëra prej tyre?

Për shumë veta, përgjigja për këto pyetje është jo. Ata mendojnë se gjithçka që kërkohet është «të besosh pa ndonjë anëtarësi», domethënë të besosh te një perëndi ose hyjni, pa qenë anëtar i ndonjë feje. Të tjerë mendojnë se nevojat shpirtërore s’kanë lidhje me fenë, por me dëshirën për paqe të brendshme dhe për një qëllim në jetë. Këta pohojnë se kush dëshiron të plotësojë nevojat shpirtërore, s’ka pse të kërkojë fare te fetë. Duhet të shohë brenda vetes, në ndjenjat e tij më të thella. Një shkrimtar thotë: «Nevojat shpirtërore gjenden thellë brenda vetes. Është mënyra jote për të dashur, pranuar e për t’u lidhur me botën e me njerëzit që të rrethojnë. Nuk i gjen dot në një kishë ose duke besuar në një mënyrë të caktuar.»

Qartë, njerëzit ndryshojnë shumë për sa u përket ideve që kanë për nevojat shpirtërore. Ka mijëra libra që thonë se tregojnë si të plotësohen nevojat e tilla, por shumë shpesh lexuesit mbeten bosh dhe të pështjelluar. Megjithatë, ka një libër që përmban udhëheqje të besueshme për sa u përket këtyre nevojave. Është libri që përmban prova se është i frymëzuar nga Perëndia. (2 Timoteut 3:16) Le të shohim ç’thotë ky libër, Bibla, për plotësimin e nevojave shpirtërore ose frymore dhe pse ia vlen kjo.

[Burimi i figurës në faqen 2]

KAPAKU: Sfondi: © Mark Hamblin/​age fotostock