Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shkrimi​—Rëndësia e tij në Izraelin e lashtë

Shkrimi​—Rëndësia e tij në Izraelin e lashtë

Shkrimi​—Rëndësia e tij në Izraelin e lashtë

A KENI lexuar ndonjëherë pjesë nga Iliada ose Odisea, dy poemat më të mëdha epike të literaturës së lashtë greke? Mendohet se janë shkruar gjatë shekullit të nëntë ose të tetë p.e.s. Ku qëndron në krahasim me to Bibla, e cila filloi të shkruhej shumë shekuj para tyre? Në një vepër me përmbajtje fetare thuhet: «Bibla i referohet shkrimit dhe dokumenteve të shkruara të paktën në 429 raste. Kjo do të thotë shumë nëse mbajmë parasysh se Iliada i referohet vetëm një herë shkrimit, kurse Odisea asnjëherë.»—Bibla judaike dhe Bibla e krishterë (anglisht).

Në një enciklopedi shpjegohet se «në Izraelin e lashtë shkrimi, me sa duket, ka luajtur një rol kyç në fushën fetare». (The Oxford Encyclopedia of Archaeology in the Near East) Për shembull, besëlidhja e Ligjit u hodh me shkrim dhe më vonë lexohej rregullisht para të gjithëve, burra, gra e fëmijë. Veç kësaj, lexohej e studiohej në grup ose individualisht. Pasi mori në shqyrtim disa veçori të Ligjit, Alen Milardi, kryelektor në Universitetin e Liverpulit, doli në këtë përfundim: «Me sa duket, shkrimtarët e Biblës ishin të mendimit se izraelitët e të gjitha shtresave dinin shkrim e këndim.»​—Ligji i përtërirë 31:9-13; Josiu 1:8; Nehemia 8:13-15; Psalmi 1:2.

Apostulli Pavël shpjegon me ç’sy duhet t’i shohin të krishterët shkrimet e shenjta: «Gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua për mësimin tonë, që, me anë të qëndrueshmërisë sonë dhe me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë.» Po ti, a e sheh me këtë sy Biblën duke e lexuar rregullisht?​—Romakëve 15:4.