Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pse e lejon Perëndia ligësinë?

Pse e lejon Perëndia ligësinë?

Pse e lejon Perëndia ligësinë?

KUDO ku hidhni sytë shihni se ligësia dhe vuajtjet janë me bollëk. Nga luftërat vriten civilë e ushtarë. Krimi dhe dhuna janë bërë një gjë e zakonshme. Ndoshta kohët e fundit edhe ju keni qenë viktimë e paragjykimit ose e padrejtësive. Për shkak të gjërave që keni parë e përjetuar, ka shumë mundësi të keni bërë pyetjen: ‘Pse e lejon Perëndia ligësinë?’

Kjo nuk është një pyetje e re. Rreth 3.600 vjet më parë, një burrë me emrin Job, një shërbëtor besnik i Perëndisë, bëri pyetjen: «Pse, pra, të ligjtë rrojnë?» (Jobi 21:7) Në shekullin e shtatë p.e.s, profeti Jeremia, që ishte i trazuar nga veprat e liga të bashkëkombësve të tij, bëri pyetjen: «Pse . . . udha e të ligjve ka pasur sukses dhe pse gjithë ata që kryejnë pabesi s’duan t’ia dinë për asgjë?» (Jeremia 12:1) Edhe Jobi, edhe Jeremia, e dinin se Perëndia është i drejtë. Megjithatë ata çuditeshin pse kishte kaq ligësi. Ndoshta edhe juve ju vjen çudi për këtë.

Disa njerëz ia vënë fajin Perëndisë për ligësinë dhe vuajtjet. Të tjerë pyesin veten: ‘Nëse Perëndia është i plotfuqishëm, i drejtë dhe i dashur, pse nuk i jep fund ligësisë dhe vuajtjeve? Pse ka lejuar që ligësia të vazhdojë deri sot?’ Në artikullin vijues shqyrtohen përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të disa pyetjeve të tjera jetësore.

[Burimi i figurës në faqen 3]

AP Photo/​Adam Butler