Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ç’është e vërteta?»

«Ç’është e vërteta?»

«Ç’është e vërteta?»

KËTË pyetje ia bëri tërë cinizëm Jezuit guvernatori romak, Ponc Pilati. Atij nuk i interesonte përgjigjja, ndaj Jezui nuk ia dha. Mbase Pilati e shihte të vërtetën si diçka tepër të vështirë për ta gjetur.​—Gjoni 18:38.

Sot një pjesë e mirë e njerëzve tregojnë këtë qëndrim shpërfillës ndaj së vërtetës. Klerikët, mësuesit dhe politikanët mendojnë se e vërteta, sidomos ajo që ka të bëjë me moralin dhe anën fetare, nuk është absolute, por relative dhe gjithnjë në ndryshim. Kjo pa dyshim nënkupton se njerëzit mund ta përcaktojnë vetë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. (Isaia 5:20, 21) Veç kësaj, u jep të drejtë njerëzve të hedhin pas shpine si jashtë mode vlerat dhe normat morale që ndiqnin brezat e kaluar.

Ia vlen të ndalemi te deklarata që e shtyu Pilatin të bënte atë pyetje. Jezui kishte thënë: «Për këtë linda dhe erdha në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.» (Gjoni 18:37) E vërteta nuk ishte një koncept i turbullt dhe i pakuptueshëm për Jezuin. Ai u premtoi dishepujve të tij: «Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.»​—Gjoni 8:32.

Ku mund ta gjejmë të vërtetën? Në një rast, Jezui tha gjatë një lutjeje drejtuar Perëndisë: «Fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Bibla, e shkruar nën frymëzimin e Perëndisë, zbulon të vërtetën që na jep drejtim të besueshëm dhe shpresë të sigurt për të ardhmen, po, jetën e përhershme.​—2 Timoteut 3:15-17.

Nga indiferentizmi, Pilati nuk e shfrytëzoi rastin për ta njohur këtë të vërtetë. Po ti? Fare mirë mund t’i pyesësh Dëshmitarët e Jehovait se ç’është «e vërteta» që mësoi Jezui. Ata do të ta tregojnë me kënaqësi.