Të ndjekim një qëllim domethënës në jetë
Të ndjekim një qëllim domethënës në jetë
«Çdo gjë që merr frymë, le të lëvdojë Jah!»—PSALMI 150:6.
1. Përshkruani përpjekjet e një të riu për të gjetur një qëllim në jetë.
«STUDIOVA për mjekësi, sepse doja ta vija jetën në shërbim të njerëzve. Veç kësaj, mendoja se emri dhe të ardhurat si mjek do të më bënin të lumtur,—kujton Seng Jin, që u rrit në Kore. *—Mirëpo kuptova pak nga pak se mjeku s’ka shumë në dorë për të ndihmuar, dhe kjo më zhgënjeu. Kështu e lashë mjekësinë dhe iu futa artit, por punët e mia artistike s’u sillnin kurrfarë dobie njerëzve dhe më dukej vetja egoist. E lashë edhe këtë e u bëra mësues, por shpejt kuptova se mund të përcillja vetëm fakte, jo këshilla që sjellin lumturi të vërtetë.» Si shumëkush, Seng Jini ishte në kërkim të një qëllimi domethënës në jetë.
2. (a) Çfarë do të thotë të kesh një qëllim në jetë? (b) Si e dimë se Krijuesi kishte një qëllim që na vuri këtu në tokë?
2 Të kesh një qëllim të vërtetë në jetë do të thotë të kesh një arsye për të jetuar, një synim të qartë në jetë dhe një pikësynim që duam të arrijmë me përpjekjet tona. A mund të kenë vërtet njerëzit një qëllim të tillë? Po. Përderisa na krijoi me dhunti si inteligjenca, ndërgjegjja dhe arsyeja, Krijuesi kishte një qëllim domethënës pse na vuri këtu në tokë. Pra, është logjike të mendojmë se mund ta gjejmë dhe ta përmbushim qëllimin tonë të vërtetë vetëm duke jetuar në përputhje me qëllimin e Krijuesit.
3. Çfarë përfshin qëllimi i Perëndisë për njerëzit?
3 Nga Bibla kuptojmë se qëllimi i Perëndisë për ne përfshin shumë gjëra. Për shembull, mënyra e mrekullueshme në të cilën jemi krijuar është vërtet shprehje e dashurisë bujare të Perëndisë. (Psalmi 40:5; 139:14) Pra, të jetosh në përputhje me qëllimin e Perëndisë do të thotë t’i duash të tjerët me bujari si Perëndia. (1 Gjonit 4:7-11) Veç kësaj, do të thotë të zbatosh udhëzimet e Perëndisë, të cilat na ndihmojnë të jetojmë në përputhje me qëllimin e tij të dashur.—Eklisiastiu 12:13; 1 Gjonit 5:3.
4. (a) Çfarë na nevojitet që të kemi një qëllim të vërtetë në jetë? (b) Cili është qëllimi më fisnik që mund të ndjekim?
4 Gjithashtu, Perëndia kishte për qëllim që Zanafilla 1:26; 2:15) Por, çfarë duhet të bëjmë për të qenë të lumtur, të sigurt dhe në paqe? Si një fëmijë që ka nevojë të ndiejë praninë e prindërve që të ndihet mirë dhe i sigurt, ne kemi nevojë për një marrëdhënie të mirë me Atin tonë qiellor që të gjejmë një domethënie dhe qëllim të vërtetë në jetë. (Hebrenjve 12:9) Perëndia na e mundëson këtë lloj marrëdhënieje me të duke na lejuar t’i afrohemi dhe duke i dëgjuar lutjet tona. (Jakovi 4:8; 1 Gjonit 5:14, 15) Nëse ‘ecim me Perëndinë’ me besim dhe bëhemi miq të tij, mund ta gëzojmë dhe ta lëvdojmë Atin tonë qiellor. (Zanafilla 6:9; Proverbat 23:15, 16; Jakovi 2:23) Ky është qëllimi më fisnik që mund të ndjekë një njeri. Psalmisti shkroi: «Çdo gjë që merr frymë, le të lëvdojë Jah!»—Psalmi 150:6.
njerëzit të jetonin të lumtur e në paqe me njëri-tjetrin dhe me pjesën tjetër të krijimit. (Cili është qëllimi yt në jetë?
5. Pse s’është aspak e mençur të vëmë në vend të parë interesat materiale?
5 Pjesë e qëllimit të Perëndisë për ne është edhe kujdesi për veten dhe për familjen. Këtu përfshihet kujdesi për nevojat fizike dhe frymore. Megjithatë, kjo duhet bërë me ekuilibër që interesat dhe çështjet e jetës së përditshme të mos i mjegullojnë interesat dhe çështjet frymore që janë edhe më të rëndësishme. (Mateu 4:4; 6:33) Mjerisht, shumë njerëz e përqendrojnë jetën pothuaj tërësisht në sigurimin e të mirave materiale. Mirëpo vetëm përmbushja e nevojave tona materiale nuk është aspak e mençur. Një sondazh i kohëve të fundit me milionerët e Azisë zbulon se shumë prej tyre «ndihen të pasigurt e të shqetësuar, ndonëse gëzojnë një pozitë shoqërore dhe një ndjenjë vetëkënaqësie falë pasurisë».—Eklisiastiu 5:11.
6. Ç’këshillë u dha Jezui njerëzve që rendin pas pasurisë?
6 Jezui foli për ‘fuqinë mashtruese të pasurisë’. (Marku 4:19) Si mashtron pasuria? Duke na bërë të mendojmë se sjell lumturi, kur kjo nuk është e vërtetë. «Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë»,—ka thënë mbreti i mençur Solomon. (Eklisiastiu 5:10, Dio) Por, a është e mundur të ndjekim synimet materialiste e, prapëseprapë, t’i shërbejmë Perëndisë me gjithë shpirt? Jo, s’është e mundur. Jezui shpjegoi se pse kur tha: «Askush s’mund të jetë skllav i dy zotërinjve: ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të ngjitet pas njërit e do të përbuzë tjetrin. Ju s’mund të jeni skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë.» Jezui i nxiti dishepujt e tij të mos grumbullonin thesare në tokë, por të grumbullonin «thesare në qiell», domethënë të bënin një emër të mirë para Perëndisë, i cili ‘e di se për ç’gjëra kemi nevojë, madje përpara se t’ia kërkojmë’.—Mateu 6:8, 19-25.
7. Si ta ‘rrokim jetën e vërtetë’?
7 Kur i shkroi bashkëpunëtorit të tij, Timoteut, apostulli Pavël dha disa këshilla të forta në këtë fushë. Ai i tha Timoteut: «Ata që janë të pasur në këtë botë, urdhëroji . . . të mos i varin shpresat te pasuria e pasigurt, por te Perëndia, që na i jep të gjitha me bollëk për kënaqësinë tonë. . . . Të jenë dorëgjerë, gati për të ndarë me të tjerët, që të vënë si thesar të sigurt një themel të shkëlqyer për të ardhmen, që të rrokin jetën e vërtetë.»—1 Timoteut 6:17-19.
Çfarë është ‘jeta e vërtetë’?
8. (a) Pse shumë njerëz përpiqen të kenë pasuri dhe pozitë? (b) Çfarë nuk arrijnë të dallojnë ata?
8 Shumë njerëzve shprehja ‘jetë e vërtetë’ u kujton luksin dhe kënaqësinë. Në një revistë aziatike thuhej: «Ata që shohin filma ose televizor mësojnë ta dëshirojnë atë që shohin, të ëndërrojnë se çfarë mund të kenë.» Për shumëkënd pasuria e pozita bëhen qëllimi i tyre. Shumë sakrifikojnë rininë, shëndetin, jetën familjare dhe virtytet për t’iu kushtuar atyre. Pakkush ndalet e mendon se luksi dhe 1 Korintasve 2:12; Efesianëve 2:2) Ja pse ka kaq shumë njerëz të palumtur sot!—Proverbat 18:11; 23:4, 5.
kënaqësia e trumbetuar nga media janë veçse pasqyrim i ‘frymës së botës’, mendësisë mbizotëruese që ndikon te pjesa dërrmuese e miliarda njerëzve në tokë dhe i nxit të veprojnë në kundërshtim me qëllimin që ka Perëndia për ne. (9. Çfarë s’mund të arrijnë kurrë njerëzit dhe pse?
9 Ç’mund të thuhet për njerëzit që nuk kursehen për mirëqenien e të tjerëve, duke u orvatur të çrrënjosin urinë, sëmundjet dhe padrejtësinë? Përpjekjet e tyre të lavdërueshme dhe vetëmohuese shpesh ia vlejnë. Megjithatë, sado të përpiqen, kurrë s’kanë për ta kthyer këtë botë në një të mirë e të drejtë. Pse? Sepse faktikisht «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut», Satanait, dhe ai nuk do që ajo të ndryshojë.—1 Gjonit 5:19.
10. Kur do ta shijojnë besnikët «jetën e vërtetë»?
10 Sa të mjerë janë ata që s’kanë shpresë tjetër veç jetës në këtë botë! «Nëse kemi shpresuar te Krishti vetëm në këtë jetë, ndër të gjithë njerëzit, ne jemi më të mjerët»,—shkroi Pavli. Qëndrimi i atyre që mendojnë se kjo jetë është gjithçka, është «le të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim». (1 Korintasve 15:19, 32) Por para nesh shtrihet një e ardhme e bukur. «Sipas premtimit të [Perëndisë], ne presim qiej të rinj e një tokë të re, dhe në ta do të banojë drejtësia.» (2 Pjetrit 3:13) Kur të vijë ajo kohë, të krishterët mund të shijojnë «jetën e vërtetë», domethënë «jetën e përhershme» si krijesa të përsosura, qoftë në qiell, qoftë në tokë nën qeverisjen e dashur të Mbretërisë së Perëndisë.—1 Timoteut 6:12.
11. Pse mund të themi se përpjekjet për të çuar përpara interesat e Mbretërisë së Perëndisë janë qëllimi më domethënës që mund të ndjekim?
11 Vetëm Mbretëria e Perëndisë do t’i zgjidhë plotësisht problemet e njerëzimit. Ndaj përpjekjet për të çuar përpara interesat e Mbretërisë së Perëndisë janë qëllimi më domethënës që mund të ndjekim. (Gjoni 4:34) Falë pjesëmarrjes në këtë vepër mund të gëzojmë një marrëdhënie të çmuar me Atin tonë qiellor. Veç kësaj, kemi gëzimin të shërbejmë përkrah miliona vëllezërve dhe motrave frymore që ndjekin të njëjtin qëllim në jetë.
Të sakrifikojmë atë që duhet
12. Tregoni ndryshimin e jetës në këtë botë me «jetën e vërtetë».
12 Sipas Biblës, kjo botë «po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj». Asnjë pjesë e botës së Satanait, duke përfshirë famën dhe pasurinë e saj përrallore, s’do t’i shpëtojë shkatërrimit, ‘kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, do të mbetet përgjithmonë’. (1 Gjonit 2:15-17) Ndryshe nga pasuritë e pasigurta, lavdia jetëshkurtër dhe kënaqësitë sipërfaqësore të botës së tanishme, ‘jeta e vërtetë’, domethënë jeta e përhershme nën sundimin e Mbretërisë së Perëndisë, do të zgjatë përgjithmonë dhe i meriton sakrificat tona, nëse sakrifikojmë atë që duhet.
13. Si sakrifikoi atë që duhej një çift?
13 Le të marrim rastin e Henrit dhe të Suzanës. Ata kanë besim të plotë te premtimi i Perëndisë se të gjithë atyre që vënë Mbretërinë në radhë të parë në jetë s’do t’u mungojë ndihma e Perëndisë. (Mateu 6:33) Prandaj, vendosën të jetonin në një shtëpi më të thjeshtë, me qëllim që të mos punonin të dy, por, bashkë me dy vajzat, t’u kushtonin më shumë kohë synimeve frymore. (Hebrenjve 13:15, 16) Një shoqe dashamirëse s’e kuptonte dot pse kishin bërë këtë zgjedhje. Ajo i tha Suzanës: «Zemër, nëse do që të jetosh në një shtëpi më të mirë, mjafton të sakrifikosh diçka.» Mirëpo Henri dhe Suzana e dinin se kush vë Jehovain në vend të parë, «mban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë». (1 Timoteut 4:8; Titit 2:12) Kur u rritën, vajzat e tyre u bënë lajmëtare të zellshme në kohë të plotë. Si familje, ata mendojnë se s’kanë humbur asgjë, madje kanë përfituar shumë duke e bërë «jetën e vërtetë» qëllimin e tyre.—Filipianëve 3:8; 1 Timoteut 6:6-8.
Mos e ‘përdorni botën plotësisht’
14. Ç’humbje mund të pësojmë po të na dalë nga mendja qëllimi ynë i vërtetë?
14 Nëse na del nga mendja qëllimi që kemi dhe nuk kapemi fort pas ‘jetës së vërtetë’, rrezikojmë jo pak. Për shembull, rrezikojmë ‘të na rrëmbejnë ankthet, pasuria dhe kënaqësitë e kësaj jete’. (Luka 8:14) Dëshirat e papërmbajtura dhe «ankthet për të siguruar jetesën» mund të na zhytin thellë në këtë botë. (Luka 21:34, shënimi te Përkthimi Bota e Re me referime, anglisht) Mjerisht, disa janë dalldisur pas pasurisë, «kanë dalë nga rruga e besimit dhe janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje», e madje kanë humbur marrëdhënien e çmuar që gëzonin me Jehovain. Sa humbje e madhe, vetëm ngaqë nuk kanë ‘rrokur jetën e përhershme’!—1 Timoteut 6:9, 10, 12; Proverbat 28:20.
15. Si nxori dobi një familje ‘duke mos e përdorur botën plotësisht’?
15 Pavli i këshilloi «ata që përdorin këtë botë, [të jenë] si ata që nuk e përdorin plotësisht». (1 Korintasve 7:31) Kithi dhe Boni e ndoqën këtë këshillë. «U bëra Dëshmitar i Jehovait pak para se të përfundoja shkollën për dentist,—thotë Kithi.—Isha përpara një zgjedhjeje. Mund të pranoja shumë pacientë dhe të bëja para me grushta, por kjo do të bëhej pengesë për shërbimin ndaj Perëndisë. Vendosa ta kufizoja punën që të lija më shumë kohë për mirëqenien frymore dhe emocionale të familjes, që përfshinte gruan dhe pesë vajzat. Rrallëherë na tepronin para, por mësuam të ishim nikoqirë dhe kurrë s’na kanë munguar gjërat e nevojshme. Jeta në familjen tonë ishte e dashur, e ngrohtë dhe plot gëzim. Në fund, të gjithë filluam shërbimin e plotkohor. Tani vajzat janë martuar e bëjnë një jetë të lumtur. Tri prej tyre janë bërë vetë me fëmijë. Edhe familjet e tyre janë të lumtura, sepse vazhdojnë të vënë në vend të parë qëllimin e Jehovait.»
Vini në vend të parë në jetë qëllimin e Perëndisë
16, 17. Cilët shembuj të njerëzve të aftë gjejmë në Bibël dhe për çfarë kujtohen ata?
16 Në Bibël gjejmë shembuj të atyre që jetuan në përputhje me qëllimin e Perëndisë dhe të atyre që nuk e bënë këtë. Mësimet që nxjerrim prej tyre vlejnë për të gjitha moshat, kulturat dhe rrethanat. (Romakëve 15:4; 1 Korintasve 10:6, 11) Nimrodi ndërtoi qytete të mëdha, por duke iu kundërvënë Jehovait. (Zanafilla 10:8, 9) Sidoqoftë, shumë të tjerë ishin shembuj të mirë. Për shembull, Moisiu nuk u kap pas pozitës së tij si fisnik në Egjipt për ta bërë qëllimin e vet në jetë. Përkundrazi, ai i vlerësoi privilegjet frymore «si pasuri më të madhe se thesaret e Egjiptit». (Hebrenjve 11:26) Mjeku Luka ka të ngjarë të ketë ndihmuar Pavlin dhe të tjerët kur ishin sëmurë. Megjithatë, shërbimi më i madh i Lukës ishte puna e tij si ungjillëzues dhe shkrimtar i Biblës. Pavli, nga ana tjetër, nuk njihet si specialist në fushën ligjore, por si misionar, si «një apostull i kombeve».—Romakëve 11:13.
17 Davidi kujtohet mbi të gjitha si një njeri që ishte ‘siç ia donte zemra Perëndisë’, dhe jo si komandant ushtarak, muzikant a kompozitor. (1 Samuelit 13:14) Danielin e njohim jo falë punës si zyrtar i qeverisë babilonase, por falë shërbimit të tij si profet besnik i Jehovait; Esterën jo si mbretëreshën e Persisë, por si një shembull besimi e guximi; Pjetrin, Andrean, Jakovin dhe Gjonin jo si peshkatarë të zotë, por si apostuj të Jezuit. Dhe së fundi, Jezuin nuk e kujtojmë si ‘zdrukthëtar’, por si «Krishti». (Marku 6:3; Mateu 16:16) Të gjithë këta e dinin mirë se pavarësisht nga aftësia, zotërimet ose pozita që kishin, jeta e tyre duhej të përqendrohej te shërbimi ndaj Perëndisë, dhe jo te karriera në botë. E dinin se për ta qëllimi më fisnik dhe më shpërblyes ishte të njiheshin si burra dhe gra me frikë Perëndie.
18. Si vendosi ta përdorte jetën një i ri i krishterë dhe çfarë kuptoi?
18 Këtë e kuptoi edhe Seng Jini që përmendëm në fillim. «Nuk ia kushtova të gjitha energjitë mjekësisë, artit dhe mësuesisë, por vendosa ta përdor jetën në përputhje me kushtimin që i kam bërë Perëndisë,—shpjegon ai.—Tani po shërbej atje ku ka më shumë nevojë për mësues të Biblës, që t’i ndihmoj njerëzit të gjejnë shtegun e jetës së përhershme. Më parë mendoja se shërbimi i plotkohor s’do të më jepte ndonjë stimul të madh në jetë. Tani që përpiqem të përmirësoj personalitetin dhe aftësinë time për të punuar me njerëz të kulturave të ndryshme, kam ecur më shumë nga sa mund ta merrja me mend. E kam kuptuar se e vetmja mënyrë domethënëse e jetesës është ta bësh qëllimin e Jehovait qëllimin tënd në jetë.»
19. Si mund të gjejmë qëllim të vërtetë në jetë?
19 Si të krishterë ne jemi bekuar me njohurinë jetëshpëtuese dhe me shpresën e shpëtimit. (Gjoni 17:3) Ndaj ‘të mos e pranojmë dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë, pa e përmbushur qëllimin e saj’. (2 Korintasve 6:1) Përkundrazi, le t’i përdorim ditët dhe vitet e çmuara të jetës sonë për të lëvduar Jehovain. Le ta përhapim njohurinë që sjell lumturi të vërtetë tani dhe na fal jetën e përhershme. Kështu do ta shohim me sytë tanë sa të vërteta janë fjalët e Jezuit: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.» (Veprat 20:35) Veç kësaj, do të kemi gjetur qëllimin e vërtetë në jetë.
[Shënimi]
^ par. 1 Disa emra janë ndryshuar.
A mund të shpjegoni?
• Cili është qëllimi më fisnik që mund të kemi në jetë?
• Pse nuk është e mençur të jetojmë për të mirat materiale?
• Çfarë është ‘jeta e vërtetë’ që premton Perëndia?
• Si mund ta vëmë jetën tonë në shërbim të qëllimit të Perëndisë?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 18]
Të krishterët duhet të sakrifikojnë atë që duhet