Të ecim drejt dritës
Të ecim drejt dritës
FARET u kanë shpëtuar jetën kushedi se sa njerëzve. Por, për një udhëtar të lodhur, një dritë që shihet nga larg nuk është vetëm një paralajmërim për shkëmbinj të rrezikshëm nënujorë. Ajo njofton gjithashtu se po afrohet fundi i udhëtimit. Në mënyrë të ngjashme, për të krishterët sot po afrohet fundi i një udhëtimi të gjatë nëpër një botë të errët e të rrezikshme nga ana frymore. Në Bibël, njerëzimi në përgjithësi—masat e njerëzve të ndarë nga Perëndia—krahasohet me ‘detin e trazuar që nuk mund të qetësohet dhe ujërat e të cilit nxjerrin leshterikë dhe llucë’. (Isaia 57:20) Populli i Perëndisë është i rrethuar nga një ambient i tillë. Megjithatë ka shpresën e ndritur të shpëtimit, e cila është si një dritë e besueshme. (Mikea 7:8) Falë Jehovait dhe Fjalës së tij të shkruar, ‘drita vetëtin për të drejtin, dhe gëzimi për ata që kanë zemër të drejtë’.—Psalmi 97:11. *
Por disa nga ata të krishterë kishin lejuar që shpërqendrimet t’i joshnin e t’i largonin nga drita e Jehovait dhe, për pasojë, besimi i tyre ishte rrënuar nga shkëmbinjtë e rrezikshëm—materializmi, imoraliteti ose edhe nga apostazia. Po, ashtu si në shekullin e parë, disa individëve sot ‘u është rrënuar besimi si një anije që shkallmohet’. (1 Timoteut 1:19; 2 Pjetrit 2:13-15, 20-22) Bota e re mund të krahasohet me një port drejt të cilit po shkojmë. Duke qenë se është kaq afër, do të ishte një tragjedi ta humbnim miratimin e Jehovait!
Shmangni ‘rrënimin e besimit tuaj’
Në shekujt e kaluar një anije mund të lundronte pa problem nëpër një det të paanë, por shkallmohej kur ishte afër portit. Shpesh pjesa më e rrezikshme e udhëtimit ishte kur anija i afrohej tokës. Po kështu sot, për shumë njerëz periudha më e rrezikshme në historinë njerëzore janë «ditët e fundit» të këtij sistemi. Bibla i përshkruan saktë ato si «të vështira për t’u përballuar», sidomos për të krishterët e kushtuar.—2 Timoteut 3:1-5.
Pse këto ditë të fundit janë kaq të vështira? Sepse Satanai e di se i ka mbetur vetëm ‘një periudhë kohe e shkurtër’ gjatë së cilës mund të luftojë kundër popullit të Perëndisë. Prandaj ai e ka intensifikuar fushatën e tij të egër për t’ua rrënuar besimin. (Zbulesa 12:12, 17) Por ne nuk jemi pa ndihmë e pa drejtim. Jehovai vazhdon të jetë një strehë për ata që ua vënë veshin këshillave të tij. (2 Samuelit 22:31) Ai na ka dhënë shembuj paralajmërues që demaskojnë planet dinake dhe keqdashëse të Satanait. Le të shqyrtojmë tani dy shembuj të tillë që kanë të bëjnë me kombin e Izraelit ndërsa ishte në prag të hyrjes për në Tokën e Premtuar.—1 Korintasve 10:11; 2 Korintasve 2:11.
Pranë Tokës së Premtuar
Populli i Izraelit, me Moisiun në krye, mundi të ikte nga Egjipti. Pas pak kohësh, ata iu afruan kufirit jugor të Tokës së Premtuar. Atëherë Moisiu dërgoi 12 burra që të vëzhgonin vendin. Dhjetë prej tyre që nuk kishin besim sollën një raport negativ, duke thënë se Izraeli nuk do t’ia dilte mbanë kundër kananitëve, sepse ata ishin «me shtat të jashtëzakonshëm» dhe të fortë ushtarakisht. Si ndikoi kjo tek izraelitët? Tregimi thotë se ata nisën të murmuritnin Numrat 13:1, 2, 28-32; 14:1-4.
kundër Moisiut dhe Aaronit: «Pse po na çon Jehovai në këtë vend që të vritemi nga shpata? Gratë dhe fëmijët tanë do të merren si plaçkë. . . . Le të caktojmë dikë në krye e të kthehemi në Egjipt!»—Mendoni pak! Po këta njerëz kishin parë se si Jehovai e kishte gjunjëzuar Egjiptin, fuqinë botërore të asaj kohe, nëpërmjet dhjetë plagëve shkatërrimtare dhe një mrekullie mahnitëse në Detin e Kuq. Toka e Premtuar ishte përpara syve, kështu që ata vetëm sa duhej të ecnin drejt saj, ashtu si një anije lëviz drejt farit që i tregon se ka mbërritur në port. Megjithatë ata menduan se Jehovai nuk ishte në gjendje të mposhtte mbretëritë-qytete të Kanaanit që ishin të përçara e të papërfillshme. Sa duhet ta ketë zhgënjyer ky reagim pa besim Perëndinë dhe dy vëzhguesit e guximshëm, Josiun e Kalebin, të cilët mendonin se Kanaani ishte si «një kafshatë» për Izraelin! Këta dy vëzhgues kishin marrë informacione të drejtpërdrejta pasi kishin qenë vetë atje. Kur populli nuk hyri në Tokën e Premtuar, edhe Josiut e Kalebit iu desh të ecnin në shkretëtirë për dhjetëvjeçarë të tërë, por ata nuk vdiqën atje bashkë me izraelitët pa besim. Në të vërtetë, Josiu dhe Kalebi ndihmuan për ta nxjerrë brezin e ri të izraelitëve jashtë shkretëtirës drejt Tokës së Premtuar. (Numrat 14:9, 30) Këtë herë të dytë, kur iu afrua Tokës së Premtuar, Izraeli do të haste një sprovë të një lloji tjetër. Ç’do të ndodhte?
Mbreti moabit Balaku u përpoq ta mallkonte Izraelin nëpërmjet profetit të rremë Balaam. Numrat 22:1-7; 24:10) Megjithatë Balaami sajoi një plan tjetër të lig që kishte si qëllim ta pengonte popullin e Perëndisë që të mos e merrte vendin. Si do t’ia arrinte? Duke e joshur në imoralitet dhe në adhurimin e Baalit. Ndonëse në tërësi edhe kjo strategji dështoi, si pasojë e saj 24.000 izraelitë u joshën. Ata kryen imoralitet me gratë moabite dhe u bashkuan me Baalin e Peorit.—Numrat 25:1-9.
Por Jehovai e pengoi këtë komplot duke e bërë Balaamin të thoshte bekime, e jo mallkime. (Mendoni pak! Shumë prej atyre izraelitëve e kishin parë se si Jehovai i kishte çuar shëndoshë e mirë matanë ‘asaj shkretëtire të madhe e të frikshme’. (Ligji i përtërirë 1:19) Por kur pas pak do të merrnin trashëgiminë e tyre, 24.000 pjesëtarë të popullit të Perëndisë u dorëzuan para dëshirave mishore dhe si pasojë u dënuan me vdekje nga Perëndia. Çfarë paralajmërimi është ky për shërbëtorët e Perëndisë sot, teksa janë gati të marrin një trashëgimi shumë herë më të mirë!
Në përpjekjet e tij të fundit për t’i penguar shërbëtorët e Jehovait që të mos e marrin shpërblimin e tyre, Satanai nuk ka nevojë për strategji të reja. Duke përdorur një taktikë që na kujton atë që ndodhi herën e parë kur Izraeli ishte pranë Tokës së Premtuar, Satanai shpesh përpiqet që të ngjallë frikë e dyshime, me anë të kërcënimeve, përndjekjes ose talljeve. Disa të krishterë janë dorëzuar para këtyre gjërave. (Mateu 13:20, 21) Një intrigë tjetër e suksesshme është që t’i korruptojë njerëzit nga ana morale. Ndonjëherë, disa që kanë hyrë në kongregacionin e krishterë pa qëllime të mira, janë përpjekur t’i korruptojnë ata që janë të dobët frymësisht dhe nuk ecin plot siguri sipas dritës që vjen nga Perëndia.—Juda 8, 12-16.
Për individët e pjekur frymësisht dhe vigjilentë, rënia e shpejtë morale e botës është dëshmi e fuqishme e dëshpërimit të Satanait. Po, Satanai e di se së shpejti nuk do të mund t’u bëjë më ndonjë të keqe shërbëtorëve besnikë të Perëndisë. Prandaj, pa dyshim, kjo është koha që të qëndrojmë syçelë frymësisht ndaj përpjekjeve të Satanait.
Ndihmë për të qëndruar syçelë frymësisht
Apostulli Pjetër e përshkroi fjalën profetike të Perëndisë si ‘një llambë që ndriçon në një vend të errët’, pasi ajo i ndihmon të krishterët të shohin e të kuptojnë përmbushjen e qëllimit të Tij. (2 Pjetrit 1:19-21) Ata që zhvillojnë dashuri për Fjalën e Perëndisë dhe vazhdojnë të udhëhiqen prej saj, vërejnë se Jehovai ua drejton shtigjet. (Proverbat 3:5, 6) Të mbushur me shpresë, këta individë mirënjohës «lëshojnë britma gëzimi për gjendjen e mirë të zemrës», kurse ata që nuk e njohin Jehovain ose që e lënë udhën e tij, në fund ndiejnë ‘dhembje në zemër’ dhe ‘frymë të dërrmuar’. (Isaia 65:13, 14) Pra, duke studiuar me zell Biblën dhe duke zbatuar gjërat që mësojmë, mund të mbajmë sytë të përqendruar te shpresa jonë e sigurt, e jo te kënaqësitë kalimtare të botës së sotme.
Edhe lutja është jetësore që të qëndrojmë zgjuar frymësisht. Kur po fliste për fundin e sistemit të sotëm, Jezui tha: «Rrini zgjuar dhe bëni përgjërime gjithë kohën, që t’ia dilni mbanë të shpëtoni nga të gjitha këto gjëra që do të ndodhin dhe të qëndroni para Birit të njeriut.» (Luka 21:34-36) Vini re se Jezui përmendi fjalën «përgjërime», të cilat janë lutje të zjarrta. Jezui e dinte se në këtë kohë kritike jeta e përhershme do të ishte në rrezik. A pasqyrojnë lutjet tuaja dëshirën e zjarrtë për të qëndruar plotësisht zgjuar frymësisht?
Të mos harrojmë se pjesa më e rrezikshme e udhëtimit drejt trashëgimisë sonë mund të jetë pjesa përfundimtare e udhëtimit. Prandaj, sa e rëndësishme është që të mos humbim nga sytë dritën që mund të na çojë drejt shpëtimit tonë!
Kini kujdes nga dritat e rreme
Në kohën e anijeve me vela, ekzistonte një rrezik i veçantë, sepse njerëzit e ligj i shfrytëzonin
netët pa hënë kur detarët e kishin të vështirë të shihnin bregun. Këta njerëz vendosnin drita përgjatë bregut për t’i mashtruar kapitenët e anijeve që të ndërronin drejtim. Ata që mashtroheshin mund t’u shkallmohej anija, t’u plaçkitej ngarkesa dhe të humbnin jetën.Në mënyrë të ngjashme, Satanai, ‘engjëlli [mashtrues] i dritës’ do që të prishë marrëdhënien që ka populli i Perëndisë me Të. Djalli mund të përdorë «apostuj të rremë» dhe «shërbëtorë drejtësie» apostatë që të mashtrojë naivët. (2 Korintasve 11:13-15) Një kapiten dhe ekuipazh vigjilent e me përvojë nuk do të gënjeheshin nga dritat mashtruese. Po kështu, të krishterët që «nëpërmjet përdorimit i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën» nuk mashtrohen nga individët që nxitin mësime të rreme dhe filozofi të dëmshme.—Hebrenjve 5:14; Zbulesa 2:2.
Marinarët mbanin një listë të fareve që do të ndeshnin gjatë udhëtimit. Lista përmbante karakteristikat e çdo fari, përfshirë edhe sinjalin e tij të veçantë. Në një enciklopedi thuhet: «Marinarët përcaktojnë se cilin far janë duke parë—e si rrjedhim vendndodhjen e tyre—duke parë karakteristikat e farit dhe duke i krahasuar me një listë faresh.» (The World Book Encyclopedia) Po kështu Fjala e Perëndisë i ndihmon njerëzit me zemër të sinqertë që të dallojnë adhurimin e vërtetë dhe ndjekësit e tij, sidomos gjatë këtyre ditëve të fundit kur Jehovai e ka ngritur këtë adhurim shumë lart mbi fenë e rreme. (Isaia 2:2, 3; Malakia 3:18) Tek Isaia 60:2, 3 bëhet ky kontrast i thellë midis adhurimit të vërtetë e të rremë: «Toka do të mbulohet nga errësira dhe kombet nga terri i zi, kurse mbi ty do të shndritë drita e Jehovait dhe do të shihet lavdia e tij. Kombet do të vijnë te drita jote dhe mbretërit do të vijnë te drita që lëshon shkëlqimi yt.»
Miliona njerëz nga të gjitha kombet vazhdojnë të udhëhiqen nga drita e Jehovait dhe ata nuk do të humbin besimin gjatë kësaj pjese të fundit të udhëtimit. Përkundrazi do të lundrojnë të sigurt gjatë ditëve që i kanë mbetur sistemit të sotëm dhe do të hyjnë në portin paqësor të botës së re.
[Shënimi]
^ par. 2 Në Shkrime fjala «dritë» përdoret në shumë mënyra simbolike ose të figurshme. Për shembull, në Bibël Perëndia përmendet bashkë me dritën. (Psalmi 104:1, 2; 1 Gjonit 1:5) Ndriçimi frymor nga Fjala e Perëndisë krahasohet me dritën. (Isaia 2:3-5; 2 Korintasve 4:6) Gjatë shërbimit në tokë Jezui ishte një dritë. (Gjoni 8:12; 9:5; 12:35) Dhe dishepujt e Jezuit u urdhëruan që ta linin dritën e tyre të ndriçonte.—Mateu 5:14, 16.
[Figura në faqen 15]
Ashtu si marinarët, të krishterët tregojnë kujdes që të mos i mashtrojnë dritat e rreme