Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të jesh a të mos jesh i përulur?

Të jesh a të mos jesh i përulur?

Të jesh a të mos jesh i përulur?

SHUMËKUSH mund të mendojë se përulësia nuk ka vend në botën e sotme. Kush bie në sy dhe duket se është më i suksesshëm, do që me çdo kusht të dalë mbi të tjerët, është krenar dhe ngul këmbë tek e vetja. Shoqëria në përgjithësi e ka zili jetën e të pasurve dhe të famshëmve, por jo të njerëzve të përulur dhe të thjeshtë. Njerëzve të suksesshëm zakonisht u pëlqen të mburren, duke thënë se e kanë arritur gjithçka vetë. Jo vetëm që s’janë të përulur, por me krenari ia japin vetes gjithë meritat për arritjet e tyre.

Edhe një studiues kanadez tha se në vendin e tij ka lindur «dukuria ‘jam unë e s’ka tjetër’». Të tjerë mendojnë se jetojmë në një shoqëri ku individi nuk para do që të marrë përsipër përgjegjësi, por të jepet pas qejfeve. Sot vërehet se njerëzit mendojnë vetëm për vete. Prandaj, në një botë të tillë përulësia mund të mos duket kaq e dëshirueshme.

Natyrisht, shumë pajtohen me idenë se është mirë kur të tjerët janë të përulur, pasi është e lehtë të kesh të bësh me ta. Mirëpo, në botën e sotme plot rivalitet, disa kanë frikë se po të tregohen të përulur, të tjerët do t’i shohin si të dobët.

Në Fjalën e Perëndisë, Biblën, ishte parathënë se në kohën tonë njerëzit do të ishin ‘mendjemëdhenj dhe fodullë’. (2 Timoteut 3:1, 2) A nuk mendoni se kjo po del e vërtetë? A shihni ndonjë të mirë te përulësia? Apo ju duket se një njeri i përulur do të shihej si i dobët dhe nga i cili mund të përfitohet lehtë?

Faktikisht Bibla jep arsye të vlefshme pse duhet ta çmojmë dhe ta zhvillojmë përulësinë. Ajo tregon një pikëpamje të ekuilibruar për këtë cilësi dhe dobitë që sjell ajo. Gjithashtu, thotë se përulësia e vërtetë nuk tregon dobësi, por forcë karakteri. Artikulli vijues do të shpjegojë pse.

[Figura në faqen 3]

Si ndihemi për arritjet tona?