«Pranojeni këtë dhuratë të vogël»
«Pranojeni këtë dhuratë të vogël»
KËTO fjalë ishin shkruar në një letër që mbërriti në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Bashkë me letrën kishte ardhur edhe një kuti e madhe plot me çorape leshi.
Dhuratën e dërgonte Alla 67-vjeçare, një Dëshmitare e Jehovait që shërben në një kongregacion në skajin më lindor të Rusisë. Alla ka më shumë se dhjetë vjet që i shërben Jehovait dhe predikon me zell lajmin e mirë për Mbretërinë. Mirëpo, papritur i ra hemorragji në tru dhe mbeti pjesërisht e paralizuar. Gjithsesi, dashuria e ka shtyrë Allën të ndjekë shembullin e Dorkës, një e krishterë në shekullin e parë që bënte veshje për bashkëbesimtarët.—Veprat 9:36, 39.
Ja ç’shkruante Alla në letër: «Këmbët s’i lëviz dot, por duart po. Prandaj predikoj duke shkruar letra.» Më tej shtonte: «Thashë me vete: ‘Duart i lëviz ende, kështu që mund të punoj me shtiza ca palë çorape të trasha.’ Do të doja që këto çorape t’u jepeshin vëllezërve dhe motrave që do të ndërtojnë Salla Mbretërie në vende ku bën ftohtë, siç është ky skaj i largët i Rusisë dhe Siberia.»
Jezu Krishti tha për dishepujt e tij të vërtetë: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:35) Dashuria si ajo që shfaqi Alla, është shenjë identifikuese e dishepujve të vërtetë të Jezuit.