Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Dhurata juaj aq e vyer»

«Dhurata juaj aq e vyer»

«Dhurata juaj aq e vyer»

KËSHTU e përshkroi një ish-kryeministër i Belgjikës librin Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. * Një fqinj i bëri një vizitë miqësore, dhe ky burrë shteti pranoi këtë libër. Më vonë, ai i shkroi një letër plot mirënjohje: «Vizita juaj miqësore vërtet më preku, e më la edhe më shumë mbresa dhurata juaj aq e vyer: libri kushtuar ‘Njeriut më të madh’.»

Ish-kryeministri e studioi librin dhe arriti në këtë përfundim: «Nëse njerëzit do të ishin më të interesuar për mesazhin e Ungjillit dhe do të vinin në jetë parimet e Jezu Krishtit, bota sot do të ishte krejt ndryshe. Nuk do të kishim nevojë për Këshillin e Sigurimit; as nuk do të kishte sulme terroriste dhe dhuna do të merrte fund në mbarë botën.» Ndonëse e pranonte se kjo duket si utopi, ai shprehu vlerësimin e tij për veprimin miqësor të fqinjit.

Letra vazhdonte: «Ju i përkitni një grupi të mrekullueshëm me njerëz mirëdashës që nuk janë as optimistë dhe as pesimistë, por janë individë që besojnë se qoftë njerëzit, qoftë gjërat mund të përmirësohen.»

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se një botë më të mirë do ta sjellë ndërhyrja hyjnore, jo përpjekjet e njeriut. Ata përpiqen të imitojnë njeriun më të madh, Jezu Krishtin. A ju kanë vizituar kohët e fundit Dëshmitarët e Jehovait? Mund të bëni një bisedë të këndshme me ta për njeriun më të madh që ka jetuar ndonjëherë, dhe ata do t’jua japin me kënaqësi librin që i bëri kaq shumë përshtypje ish-kryeministrit.

[Shënimi]

^ par. 2 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.