Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të diplomuarit e Galaadit nxiten «të nisin gërmimin»

Të diplomuarit e Galaadit nxiten «të nisin gërmimin»

Diplomimi i klasës së 123-të të Galaadit

Të diplomuarit e Galaadit nxiten «të nisin gërmimin»

TË SHTUNËN, më 8 shtator 2007, një auditor prej 6.352 vetash nga 41 vende ndoqi diplomimin e klasës së 123-të të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit. Në orën 10.00, drejtuesi i programit Entoni Moris nga Trupi Udhëheqës, u dha mirëseardhjen të pranishmëve. Pas komenteve hapëse, ai prezantoi oratorin e parë, Geri Bronë, nga Komiteti i Degës në Shtetet e Bashkuara.

Vëllai Bro, i siguroi studentët se, pavarësisht nga pamja e jashtme, ata që bëjnë vullnetin e Jehovait janë të bukur në sytë e Tij. (Jer. 13:11) Ai i inkurajoi të diplomuarit ta ruanin atë bukuri. Pastaj, Gerrit Lëshi nga Trupi Udhëheqës, theksoi se është me vend të shpresojmë për një shpërblim kur i shërbejmë Jehovait. (Hebr. 11:6) Gjithsesi, motivi ynë duhet të jetë dashuria pa interes.

Më tej, mbikëqyrësi i Repartit të Shkollave Teokratike, Uilliam Samuelsoni, i nxiti të diplomuarit të qëndrojnë besnikë në caktimin dinjitoz për të shpallur se Jezui është Mbret, si dhe ta pasqyrojnë këtë dinjitet me sjelljen e mirë. * Sam Robersoni, zëvendësmbikëqyrës i Repartit të Shkollave Teokratike, i inkurajoi të diplomuarit që gjithnjë të kërkojnë cilësitë e mira te të tjerët. Kështu do të jenë më të prirur ‘të kenë dashuri për gjithë vëllazërinë’.​—1 Pjet. 2:17.

Pas atyre fjalimeve inkurajuese, instruktori i Galaadit, Mark Numari, intervistoi disa të diplomuar. Ata treguan përvojat që kishin pasur kur dolën në shërbim gjatë shkollës së Galaadit. Dëgjuesit dalluan qartë dashurinë e tyre për shërbimin dhe dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Më pas Kent Fisheri nga Zyra e Bethelit e Patersonit, intervistoi anëtarë të Komiteteve të Degëve nga tri vende ku ka misionarë. Fjalët e këtyre vëllezërve të shkëlqyer i siguruan të pranishmit, ndër të cilët edhe shumë prindër të të diplomuarve, se për misionarët e rinj tregohet shumë kujdes në caktimet ku shkojnë. Pastaj, Isak Mareja nga Reparti i Shërbimit të Përkthimit, intervistoi disa misionarë me shumë vite shërbimi mbi supe. Përvojat e tyre i ndihmuan të diplomuarit të shihnin me sytë e mendjes gëzimet që i presin.

Fjalimi kyç, të cilin e mbajti Xhefri Xheksoni nga Trupi Udhëheqës, kishte temën «Ç’do të bëni me ato që dëgjuat?» Vëlla Xheksoni, që shërbeu për gati 25 vjet si misionar në Paqësorin Jugor, trajtoi pjesën e fundit të Predikimit në Mal. Aty Jezui foli për dy njerëz, njëri i matur dhe tjetri mendjelehtë, që ndërtuan shtëpi. Oratori theksoi se të dyja shtëpitë u ndërtuan pak a shumë në të njëjtën zonë. Por njeriu mendjelehtë e ndërtoi shtëpinë në rërë, nuk hodhi themele. Kurse njeriu i matur gërmoi thellë, derisa gjeti një shkëmb mbi të cilin hodhi themelet. Kur shpërtheu një stuhi e tërbuar, shtëpia e ndërtuar mbi shkëmb qëndroi, ndërsa ajo në rërë u shemb.​—Mat. 7:24-27; Luka 6:48.

Jezui shpjegoi se njeriu mendjelehtë u ngjante atyre që vetëm sa i dëgjonin mësimet e tij. Njeriu i mençur ishte si ata që i dëgjonin dhe i zbatonin fjalët e Jezuit. Vëlla Xheksoni u tha të diplomuarve: «Kur t’i zbatoni në shërbimin misionar ato që keni mësuar gjatë studimit të Biblës, do të jeni si njeriu i matur.» Në mbyllje ai i nxiti «të nisin gërmimin» në caktimet misionare.

Në fund u dhanë diplomat e caktimet dhe vëlla Morisi e mbylli me disa këshilla. Ai i inkurajoi të diplomuarit të ndjekin pareshtur Jezuin dhe të mbështeten gjithnjë te Jehovai për forcë. Kështu përfundoi programi i diplomimit.

[Shënimi]

^ par. 5 Reparti i Shkollave Teokratike, nën drejtimin e Komitetit të Mësimit, mbikëqyr Galaadin, shkollën për anëtarët e Komiteteve të Degëve dhe shkollën për mbikëqyrësit udhëtues.

[Kutia në faqen 31]

STATISTIKAT E KLASËS

Numri i vendeve të përfaqësuara: 10

Numri i vendeve ku u caktuan: 24

Numri i studentëve: 56

Mosha mesatare: 33,5

Mesatarja e viteve në të vërtetën: 17,9

Mesatarja e viteve në shërbimin e plotkohor: 13,8

[Figura në faqen 31]

Diplomimi i klasës së 123-të të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit

Në listën e mëposhtme, rreshtat janë numëruar nga para pas dhe emrat janë renditur nga e majta në të djathtë për çdo rresht.

(1) Esparza, E.; Papaya, S.; Bilal, A.; Suárez, M.; Evers, E.; Dimichino, K. (2) Rosa, M.; Fujii, R.; Ratey, O.; Leveton, J.; Van Leemputten, M. (3) Boscaino, A.; Beck, K.; Budanov, H.; Braz, C.; Peltz, K.; Siaw, A. (4) Leveton, S.; Santikko, H.; Conte, S.; Wilson, J.; Rylatt, J.; Pierce, S.; Fujii, K. (5) Rosa, D.; Boscaino, M.; Austin, V.; Rodiel, P.; Bilal, P.; Dimichino, P. (6) Ratey, B.; Czyzyk, D.; Clarke, C.; Riedel, A.; Esparza, F.; Siaw, P.; Van Leemputten, T. (7) Rodiel, J.; Evers, J.; Green, J.; Czyzyk, J.; Santikko, M.; Rylatt, M. (8) Peltz, L.; Austin, D.; Riedel, T.; Beck, M.; Pierce, W.; Conte, S.; Green, S. (9) Suárez, J.; Clarke, J.; Papaya, S.; Budanov, M.; Wilson, R.; Braz, R.