Vazhdoni të bëni mirë
Vazhdoni të bëni mirë
«Vazhdoni . . . të bëni mirë.»—LUKA 6:35.
1, 2. Pse shpesh është e vështirë të bësh mirë?
TË BËSH mirë, është e vështirë. Jo gjithmonë na e kthejnë dashurinë që tregojmë. Edhe pse bëjmë çmos për t’i ndihmuar njerëzit duke u dhënë ‘të lavdishmin lajm të mirë të Perëndisë së lumtur’ dhe të Birit të tij, ata mund të tregohen indiferentë ose mosmirënjohës. (1 Tim. 1:11) Disa me urrejtje sillen si «armiq të shtyllës së torturës së Krishtit». (Filip. 3:18) Po ne si të krishterë, si duhet t’i trajtojmë këta?
2 Jezu Krishti u tha dishepujve: ‘Vazhdoni të doni armiqtë tuaj dhe të bëni mirë.’ (Luka 6:35) Le ta shqyrtojmë më mirë këtë këshillë. Gjithashtu do të përfitojmë edhe nga shqyrtimi i disa pikave të tjera që Jezui na mësoi lidhur me të mirën që duhet t’u bëjmë të tjerëve.
‘Duajini armiqtë tuaj’
3. (a) Përmblidhni me fjalët tuaja atë që tha Jezui te Mateu 5:43-45. (b) Ç’pikëpamje kishin krijuar udhëheqësit fetarë judenj në shekullin e parë për judenjtë dhe jojudenjtë?
3 Në Predikimin e famshëm në Mal, Jezui u tha të pranishmëve t’i donin armiqtë dhe të luteshin për ata që i përndiqnin. (Lexo Mateun 5:43-45.) Ata që po e dëgjonin, ishin judenj që e njihnin mirë këtë urdhër të Perëndisë: «Mos merr hak dhe mos u mbaj mëri bijve të popullit tënd. Duaje tjetrin si veten.» (Lev. 19:18) Udhëheqësit fetarë judenj në shekullin e parë besonin se shprehjet ‘bijtë e popullit’ dhe ‘tjetri’ u referoheshin vetëm judenjve. Ligji i Moisiut kërkonte që izraelitët të qëndronin të veçuar nga kombet e tjera, por ata kishin krijuar pikëpamjen se të gjithë jojudenjtë ishin armiq dhe duheshin urryer.
4. Si duhej të silleshin dishepujt e Jezuit me armiqtë e tyre?
Mat. 5:44) Dishepujt e tij duhej të silleshin me dashuri ndaj atyre që tregoheshin armiqësor me ta. Sipas asaj që është shkruar në Ungjillin e Lukës, Jezui tha: «Juve që po dëgjoni, unë po ju them: vazhdoni të doni armiqtë tuaj, t’u bëni mirë atyre që ju urrejnë, të bekoni ata që ju mallkojnë dhe të luteni për ata që ju fyejnë.» (Luka 6:27, 28) Ashtu si ata të shekullit të parë që u vunë veshin fjalëve të Jezuit, edhe ne ‘u bëjmë mirë atyre që na urrejnë’ duke u sjellë hijshëm me ata që tregohen armiqësor me ne. I ‘bekojmë ata që na mallkojnë’ duke u folur me mirësjellje. Dhe ‘lutemi për ata që na përndjekin’ duke ushtruar ndaj nesh dhunë fizike ose duke na trajtuar në forma të tjera ‘fyese’. Këto lutje tregojnë se i duam armiqtë, sepse po i kërkojmë Jehovait që përndjekësit të ndryshojnë qëndrim dhe të veprojnë në një mënyrë që u jep miratimin e Jehovait.
4 Ndryshe nga ata, Jezui tha: «Vazhdoni të doni armiqtë tuaj e të luteni për ata që ju përndjekin.» (5, 6. Pse duhet t’i duam armiqtë tanë?
5 Pse duhet t’u tregojmë dashuri armiqve tanë? «Që të jeni bij të Atit tuaj që është në qiej»,—tha Jezui. (Mat. 5:45) Nëse ia vëmë veshin kësaj këshille, bëhemi «bij» të Perëndisë në kuptimin që imitojmë Jehovain, i cili «e bën diellin e tij të ngrihet mbi të ligjtë e mbi të mirët dhe bën që të bjerë shi mbi të drejtët e mbi të padrejtët». Ashtu siç shprehet Luka, Perëndia «është mirëdashës edhe me mosmirënjohësit dhe me të ligjtë».—Luka 6:35.
6 Duke theksuar se sa e rëndësishme ishte për dishepujt që ‘të vazhdonin t’i donin armiqtë’, Jezui tha: «Nëse doni ata që ju duan, çfarë shpërblimi keni? A nuk bëjnë njësoj edhe taksambledhësit? E nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, ç’gjë të jashtëzakonshme po bëni? A nuk bëjnë njësoj edhe njerëzit nga bota?» (Mat. 5:46, 47) Nëse do ta kufizonim dashurinë vetëm ndaj atyre që na duan, nuk do të meritonim ‘shpërblimin’ ose miratimin e Perëndisë. Edhe taksambledhësit, që në përgjithësi përçmoheshin, tregonin dashuri ndaj atyre që i donin.—Luka 5:30; 7:34.
7. Pse nuk është diçka e jashtëzakonshme të përshëndetim vetëm «vëllezërit»?
7 Përshëndetja që judenjtë zakonisht përdornin, përfshinte fjalën ‘paqe’. (Gjyk. 19:20; Gjoni 20:19) Me anë të kësaj përshëndetjeje i uronin njëri-tjetrit shëndet, mirëqenie dhe begati. Nuk është ‘gjë e jashtëzakonshme’ të përshëndetim vetëm ata që konsiderojmë ‘vëllezër’. Siç tha Jezui, kështu bënin edhe «njerëzit nga bota».
8. Për çfarë po i inkurajonte Jezui dëgjuesit kur u tha «jini të përsosur»?
8 Për shkak të mëkatit të trashëguar, për dishepujt e Krishtit ishte e pamundur të ishin të patëmetë dhe të përsosur. (Rom. 5:12) Prapëseprapë, Jezui e përfundoi këtë pjesë të fjalimit duke thënë: «Prandaj jini të përsosur, sikurse është i përsosur Ati juaj qiellor.» (Mat. 5:48) Në këtë mënyrë ai po i inkurajonte dëgjuesit të imitonin ‘Atin e tyre qiellor’, Jehovain, duke përsosur dashurinë e tyre, domethënë ta shfaqnin në mënyrë të plotë duke dashur edhe armiqtë. E njëjta gjë pritet edhe nga ne.
Pse duhet të falim?
9. Sipas lutjes model të Jezuit, cila është një mënyrë që të vazhdojmë të bëjmë mirë?
9 Vazhdojmë të bëjmë mirë kur me mëshirë falim dikë që mëkaton kundër nesh. Në të vërtetë, në lutjen model të Jezuit pjesërisht thuhet: «Na i fal mëkatet, sikurse edhe ne i kemi falur ata që kanë mëkatuar kundër nesh.» (Mat. 6:12)
10. Si mund ta imitojmë Perëndinë kur bëhet fjalë për të falur?
10 Duhet të imitojmë Perëndinë që i fal bujarisht mëkatarët e penduar. Apostulli Pavël shkroi: «Bëhuni mirëdashës me njëri-tjetrin, zemërdhembshur, duke e falur njëri-tjetrin bujarisht, ashtu si edhe Perëndia ju ka falur bujarisht nëpërmjet Krishtit.» (Efes. 4:32) Psalmisti David shprehet në këngë: «Jehovai është i mëshirshëm dhe hirmadh, nuk zemërohet shpejt dhe është plot dashamirësi. . . . Ai nuk vepron me ne sipas mëkateve tona, dhe nuk na ndëshkon siç e meritojnë fajet tona. . . . Sa larg është lindja nga perëndimi, aq larg nga ne i ka vënë shkeljet tona. Jehovai tregon mëshirë për këdo që i frikësohet atij, ashtu si një atë tregon mëshirë për bijtë e vet. Sepse ai e di mirë se si jemi formuar, dhe nuk harron që jemi pluhur.»—Psal. 103:8-14.
11. Kë fal Perëndia?
11 Perëndia i fal njerëzit vetëm nëse kanë falur tashmë ata që kanë mëkatuar kundër tyre. (Mar. 11:25) Për ta theksuar këtë, Jezui shtoi: «Sepse po t’ua falni njerëzve shkeljet, edhe Ati juaj qiellor do t’ju falë ju, por, po të mos ua falni njerëzve shkeljet, as Ati juaj qiellor nuk do t’i falë shkeljet tuaja.» (Mat. 6: 14, 15.) Po, Perëndia fal vetëm ata që falin bujarisht të tjerët. Dhe një mënyrë që të vazhdojmë të bëjmë mirë, është duke iu bindur këshillës së Pavlit: «Ashtu si Jehovai ju fali bujarisht, po kështu bëni edhe ju.»—Kolos. 3:13.
«Mos gjykoni më»
12. Çfarë këshille dha Jezui në lidhje me gjykimin e të tjerëve?
12 Një mënyrë tjetër për të bërë mirë u përmend në Predikimin në Mal kur Jezui u tha dëgjuesve të mos i gjykonin më të tjerët dhe pastaj, për ta theksuar këtë pikë bëri një ilustrim të goditur. (Lexo Mateun 7:1-5.) Le të shohim se çfarë donte të thoshte Jezui me shprehjen: «Mos i gjykoni më të tjerët.»
13. Në ç’kuptim dëgjuesit e Jezuit duhej ‘të vazhdonin t’i shfajësonin të tjerët’?
13 Sipas Ungjillit të Mateut, Jezui tha: «Mos i gjykoni më të tjerët, që të mos gjykoheni.» (Mat. 7:1) Ndërsa, sipas Lukës, Jezui tha: «Mos gjykoni më, dhe nuk do të gjykoheni kurrsesi. Mos i dënoni më të tjerët, dhe nuk do të dënoheni kurrsesi. Vazhdoni t’i shfajësoni të tjerët, dhe do t’ju shfajësojnë.» (Luka 6:37) Farisenjtë e shekullit të parë, duke u bazuar në tradita njerëzore, i gjykonin të tjerët me ashpërsi. Çdonjëri prej këtyre që po dëgjonte Jezuin, duhej ‘të mos gjykonte më’. Përkundrazi, duhej ‘të vazhdonte t’i shfajësonte të tjerët’, domethënë t’ua falte të metat. Edhe apostulli Pavël dha një këshillë të ngjashme për faljen, siç u përmend më sipër.
14. Për çfarë do t’i nxitnin dishepujt e Jezuit të tjerët nëse falnin?
14 Duke falur, dishepujt e Jezuit do t’i nxitnin të tjerët të falnin edhe ata. Jezui tha: «Ju do të gjykoheni me po atë gjykim që gjykoni, dhe do t’ju matin me po atë masë që ju i matni të tjerët.» (Mat. 7:2) Kur bëhet fjalë për mënyrën se si trajtojmë të tjerët, korrim atë që mbjellim.—Gal. 6:7.
15. Si tregoi Jezui që nuk duhet të jemi tepër kritikues?
Mat. 7:3, 4) Dikush që ka prirjen të kritikojë një tjetër përqendrohet te një e metë fare e vogël në «syrin» e vëllait. Me fjalë të tjera, kritikuesi po thotë që vëllai i tij nuk i sheh siç duhet gjërat dhe ka gjykim të dobët. Megjithëse e meta është e papërfillshme, sa një copëz lëmishteje, kritikuesi ofrohet ‘t’ia heqë’. Me hipokrizi, ai tregohet i gatshëm ta ndihmojë vëllanë që t’i shohë gjërat më qartë.
15 Kujtoni se, për të treguar se sa e gabuar është të jemi tepër kritikues, Jezui bëri pyetjen: «Pse shikon lëmishten në syrin e vëllait, dhe nuk vëren traun në syrin tënd? Si mund t’i thuash vëllait: ‘Prit pak të të heq lëmishten nga syri’, kur për vete ke një tra në sy?» (16. Pse mund të thuhet se farisenjtë kishin «një tra» në sy?
16 Udhëheqësit fetarë në veçanti tregoheshin tejet kritikues ndaj të tjerëve. Ja një shembull: Kur një i verbër që ishte shëruar nga Krishti deklaroi se Jezui duhej të kishte ardhur nga Perëndia, farisenjtë ia kthyen: «Ti ke lindur i tëri në mëkate, e po na mëson ne?!» (Gjoni 9:30-34) Për sa i përket kuptueshmërisë së qartë frymore dhe aftësisë për të gjykuar si duhet, farisenjtë kishin «një tra» në sy dhe ishin tërësisht të verbër. Prandaj Jezui tha me ton të fortë: «Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh qartë se si të heqësh lëmishten nga syri i vëllait.» (Mat. 7:4, 5; Luka 6: 42) Nëse jemi të vendosur të bëjmë mirë dhe t’i trajtojmë të tjerët si duhet, nuk duhet të jemi kritikues të ashpër gjithmonë në kërkim të «lëmishtes» në syrin e vëllait. Përkundrazi, do të pranojmë që jemi të papërsosur dhe kështu nuk do të jemi gjykues e kritikues kundrejt bashkëbesimtarëve.
Si duhet t’i trajtojmë të tjerët?
17. Si duhet t’i trajtojmë të tjerët sipas Mateut 7:12?
17 Gjatë Predikimit në Mal, Jezui theksoi se Perëndia mban një qëndrim atëror ndaj shërbëtorëve të Tij duke iu përgjigjur lutjeve të Mateun 7:7-12.) Ia vlen të përmendet se Jezui theksoi këtë rregull sjelljeje: «Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.» (Mat. 7:12) Vetëm nëse i trajtojmë të tjerët në këtë mënyrë mund të tregojmë se jemi vërtet dishepuj të Jezu Krishtit.
tyre. (Lexo18. Si tregonte ‘Ligji’ se duhet t’i trajtojmë të tjerët ashtu siç ne duam që të na trajtojnë?
18 Pasi tha se duhet t’i trajtojmë të tjerët ashtu siç ne duam që të na trajtojnë, Jezui shtoi: «Kjo është, në të vërtetë, domethënia e Ligjit dhe e fjalëve të profetëve.» Kur i trajtojmë të tjerët ashtu siç përcaktoi Jezui, po veprojmë në harmoni me frymën e «Ligjit», domethënë me shkrimet që përbëjnë librat biblikë nga Zanafilla deri te Ligji i përtërirë. Përveç faktit që zbulojnë qëllimin e Jehovait në lidhje me farën që do të zhdukte ligësinë, këta libra përmbajnë Ligjin që Perëndia i dha kombit të Izraelit me anë të Moisiut në vitin 1513 p.e.s. (Zan. 3:15) Përveç të tjerave, Ligji thoshte qartë se izraelitët duhej të tregoheshin të drejtë me të tjerët, jo të anshëm dhe duhej t’u bënin mirë të varfërve dhe të ardhurve.—Lev. 19:9, 10, 15, 34.
19. Si tregohet në ‘fjalët e profetëve’ se duhet të bëjmë mirë?
19 Kur tha ‘fjalët e profetëve’, Jezui e kishte fjalën për librat profetikë të Shkrimeve Hebraike. Ato përmbajnë profecitë mesianike të përmbushura në vetë Krishtin. Këto shkrime tregojnë edhe se Perëndia i bekon shërbëtorët e tij kur bëjnë atë që është e drejtë në sytë e tij dhe i trajtojnë të tjerët siç duhet. Për shembull, në profecinë e Isaisë izraelitët këshilloheshin: «Kështu thotë Jehovai: ‘Zbatoni drejtësinë dhe bëni atë që është e drejtë. . . . Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që e rrok atë. . . . duke u ruajtur që të mos bëjë asnjë të keqe me dorën e tij!’» (Isa. 56:1, 2) Po, Perëndia pret që shërbëtorët e tij të vazhdojnë të bëjnë mirë.
T’u bëjmë gjithmonë mirë të tjerëve
20, 21. Si reaguan njerëzit pasi dëgjuan Predikimin në Mal të Jezuit, dhe pse duhet të meditoni për të?
20 Kemi shqyrtuar vetëm disa nga pikat jetësore që Jezui nxori në pah gjatë fjalimit të tij të pashoq, Predikimit në Mal. E prapëseprapë, s’është vështirë ta marrësh me mend se si reaguan ata që e dëgjuan Jezuin në atë rast. Në Bibël thuhet: «Kur Jezui i mbaroi këto fjalë, turma mbeti e mahnitur nga mënyra se si mësonte, sepse ai mësonte si një person me autoritet dhe jo si skribët e tyre.»—Mat. 7:28, 29.
21 Pa diskutim, Jezui tregoi se ishte «Këshilltar i Mrekullueshëm». (Isa. 9:6) Predikimi në Mal është një shembull i shkëlqyer që na tregon se sa mirë e njihte Jezui mënyrën se si Ati i tij qiellor i shihte gjërat. Përveç pikave që kemi trajtuar, ai fjalim na tregon mjaft për lumturinë e vërtetë, si të shmangim imoralitetin, si të veprojmë gjithmonë me drejtësi, çfarë të bëjmë për të pasur një të ardhme të sigurt e të gëzuar, dhe shumë e shumë të tjera. Pse të mos lexoni edhe njëherë me kujdes kapituj 5 deri 7 të Mateut duke kërkuar drejtimin e Jehovait?! Meditoni për këshillat e mrekullueshme të Jezuit që gjenden aty. Vini në jetë ato që tha Krishti gjatë Predikimit në Mal. Kështu do të jeni më në gjendje t’i pëlqeni Jehovait, t’i trajtoni të tjerët si duhet dhe të vazhdoni të bëni mirë.
Si do të përgjigjeshit?
• Si duhet t’i trajtojmë armiqtë tanë?
• Pse duhet të falim?
• Çfarë tha Jezui për gjykimin e të tjerëve?
• Si duhet t’i trajtojmë të tjerët sipas Mateut 7:12?
[Pyetjet]
[Diçitura në faqen 10]
A e dini pse Jezui tha «mos gjykoni më»?
[Figura në faqen 8]
Pse duhet të lutemi për ata që na përndjekin?
[Figura në faqen 10]
A i trajtoni gjithmonë të tjerët ashtu siç doni t’ju trajtojnë?