A ju kujtohet?
A ju kujtohet?
A jeni kënaqur duke lexuar numrat e fundit të Kullës së Rojës? Provoni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:
• Me çfarë sfidash serioze janë ballafaquar disa të krishterë pas martesës dhe çfarë duhet të përpiqen të bëjnë?
Disa të krishterë mund të kenë kuptuar se s’kanë shumë gjëra të përbashkëta me bashkëshortin. Meqë e dinë se divorci pa bazë biblike nuk është zgjidhje e pranueshme, ata duhet të përpiqen fort për ta ruajtur martesën.—15/4, faqja 17.
• Çfarë vështirësish mund të hasë një i krishterë që jeton në një azil?
Ai mund të mos i njohë pjesëtarët e kongregacionit në territorin e të cilit gjendet azili. Shumica e atyre në azil mund të kenë bindje fetare të ndryshme e mund të përpiqen ta përfshijnë në aktivitete fetare. Të afërmit e krishterë dhe pjesëtarët e kongregacionit vendës duhet të jenë të vetëdijshëm për këto probleme dhe t’i ndihmojnë e të kujdesen për ta.—15/4, faqet 25-27.
• Cilët janë katër hapa që mund t’i ndihmojnë bashkëshortët t’i zgjidhin problemet?
Caktoni një kohë që të flitni për problemet. (Ekl. 3:1, 7) Shpreheni hapur e me respekt mendimin tuaj. (Efes. 4:25) Dëgjoni me vëmendje dhe mbajini parasysh ndjenjat e bashkëshortit. (Mat. 7:12) Gjeni një zgjidhje të pranueshme dhe bashkëpunoni për ta arritur. (Ekl. 4:9, 10)—1/5, faqet 10-12.
• Cilat janë komitetet ku shërbejnë anëtarët e Trupit Udhëheqës?
Komiteti i Koordinatorëve; Komiteti i Personelit; Komiteti i Botimit; Komiteti i Shërbimit; Komiteti i Mësimit dhe Komiteti i Shkrimit.—15/5, faqja 29.
• Si mund të jemi të sigurt se Përmbytja e kohës së Noesë ndodhi në mbarë tokën?
Jezui besonte se Përmbytja kishte ndodhur, madje në mbarë tokën. Paralajmërimet biblike bazohen në faktin se ka ndodhur vërtet një Përmbytje e tillë.—1/6, faqja 8.
• A u referohet sjellja e përshkruar te Romakëve 1:24-32 atyre që ishin judenj apo atyre që nuk ishin?
Megjithëse përshkrimi mund të ishte i përshtatshëm për secilin nga grupet, Pavli po u referohej në mënyrë të veçantë izraelitëve të lashtësisë që për shekuj të tërë nuk e zbatuan Ligjin. Edhe pse i njihnin dekretet e drejta të Perëndisë, nuk jetuan sipas tyre.—15/6, faqja 29.
• Ku është Tel-Aradi dhe pse ka rëndësi kjo?
Ky pirg i madh në Izrael që tregon vendndodhjen e qytetit të lashtë të Aradit, ndodhet në perëndim të Detit të Vdekur. Në këtë pirg, arkeologët kanë gjetur një koleksion me copa qeramike të përdorura si pllaka për të shkruar. Disa qeramika kanë emra hebraikë që gjenden edhe në Bibël, dhe ato tregojnë se në kohët biblike emri i Perëndisë përdorej në dokumentet historike.—1/7, faqet 23, 24.
• Pse kur jemi të arsyeshëm në atë që presim nga vetja mund të kemi më shumë gëzim?
Po të përpiqemi të arrijmë me çdo kusht synime të paarsyeshme, i shkaktojmë më kot stres vetes. Nga ana tjetër, duhet të tregojmë kujdes të mos bëhemi tepër tolerantë me veten dhe t’i përdorim ato, që sipas nesh janë kufizime, si justifikim për ta ulur tepër ritmin në shërbimin e krishterë.—15/7, faqja 29.
• Çfarë mund ta pengojë komunikimin e prindërve me adoleshentët?
Disa pengesa mund të jenë ndrojtja e të rinjve, dëshira për të qenë të pavarur dhe për të ndenjur vetëm. Prindërit mund të përpiqen të nxitin komunikimin në rrethana joformale me të rinjtë dhe të kuptojnë jo vetëm fjalët, por edhe ndjenjat që po përpiqen të shprehin ata.—1/8, faqet 10, 11.