Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ky, pra, është emri i shenjtë dhe i madh i Perëndisë»

«Ky, pra, është emri i shenjtë dhe i madh i Perëndisë»

«Ky, pra, është emri i shenjtë dhe i madh i Perëndisë»

Këtë pohim e bëri Nikola i Kuzës gjatë një fjalimi që mbajti në vitin 1430. * Ai ishte shumë i pasionuar pas studimit të greqishtes, hebraishtes, filozofisë, teologjisë, matematikës dhe astronomisë. Në moshën 22-vjeçare, u bë doktor i ligjit kanonik të Kishës Katolike të Romës. Në vitin 1448 u emërua kardinal.

Rreth 550 vjet më parë, Nikola i Kuzës themeloi një azil për të moshuarit në Kus, që sot njihet me emrin Bernkastel-Kus dhe ndodhet rreth 130 kilometra në jug të Bonit, në Gjermani. Në këtë ndërtesë tani ndodhet biblioteka e Kuzës me mbi 310 dorëshkrime. Njëri prej tyre është kodiku Kuzanus 220, në të cilin gjendet fjalimi i Kuzës i vitit 1430. Në atë fjalim, In principio erat verbum (Në fillim ishte Fjala), Nikola i Kuzës përdori shqiptimin latin Iehoua për emrin Jehova. * Në faqen 56 gjejmë këtë pohim për emrin e Perëndisë: «E ka dhënë vetë Perëndia. Është Tetragrami, d.m.th. emri i përbërë nga katër shkronja. . . . Ky, pra, është emri i shenjtë dhe i madh i Perëndisë.» Pohimi i Nikolas së Kuzës është në harmoni me faktin që emri i Perëndisë del në tekstin origjinal të Shkrimeve Hebraike.​—Dal. 6:3.

Ky kodik i fillimit të shekullit të 15-të, është një nga dokumentet më të vjetra ekzistuese në të cilat Tetragrami përkthehet «Iehoua». Kjo dëshmi e shkruar është një provë e mëtejshme se për shekuj të tërë transkriptimet më të zakonshme të emrit të Perëndisë kanë qenë forma të ngjashme me «Jehova».

[Shënimet]

^ par. 2 Nikola i Kuzës njihej edhe si Nikolaus Kryftsi (Krebsi), Nikolaus Kuzanusi dhe Nikolaus fon Kusi. Kus ishte emri i qytetit gjerman ku lindi.

^ par. 3 Fjalimi mbështeste mësimin e Trinitetit.

[Figura në faqen 16]

Biblioteka e Kuzës