T’i shërbejmë Perëndisë «në një zemër e në një shpirt»
T’i shërbejmë Perëndisë «në një zemër e në një shpirt»
JUDENJTË dhe prozelitët mblidhen përreth dishepujve të Jezu Krishtit. Është Festa e Ditës së Pesëdhjetë, dhe këta vizitorë kanë ardhur në Jerusalem nga Roma e largët në perëndim e nga Parta në lindje. Në këtë turmë dëgjohen gjuhë të ndryshme. Megjithatë, dishepujt e Jezuit që po u flasin, janë galileas. Disa nga vizitorët e habitur pyesin: «Si vallë ne të tërë po i dëgjojmë të flasin gjuhët tona, po, gjuhët e vendeve nga jemi?»—Vep. 2:8.
Apostulli Pjetër çohet në këmbë dhe shpjegon bazën për mrekullinë që po shohin. Vep. 2:41) Megjithëse kongregacioni rritet me shpejtësi, ai mbetet në unitet. Luka, një shkrimtar i Biblës, thotë se «të gjithë ata që kishin besuar, ishin në një zemër e në një shpirt».—Vep. 4:32.
Turma reagon menjëherë. Mijëra prej tyre pagëzohen. (Mijëra që u pagëzuan në atë Festë të Ditës së Pesëdhjetë në vitin 33 të e.s., donin të qëndronin në Jerusalem më gjatë, që të mësonin më shumë për besimin e tyre të ri. Por ata nuk ishin përgatitur për të ndenjur aq gjatë. Prandaj, u morën masat që për ca kohë të grumbulloheshin para. Disa besimtarë shitnin vullnetarisht zotërimet e tyre dhe fitimet ua sillnin apostujve, që t’ua shpërndanin atyre në nevojë. (Vep. 2:42-47) Ç’frymë e mrekullueshme dashurie dhe bujarie!
Të krishterët e vërtetë kanë pasur gjithmonë një frymë të tillë dashurie dhe bujarie. Sot, kongregacioni i krishterë vazhdon t’i shërbejë Jehovait i bashkuar «në një zemër e në një shpirt». Të krishterët japin me bujari nga koha, energjitë dhe nga të ardhurat e tyre, për të predikuar lajmin e mirë dhe për të përkrahur interesat e Mbretërisë së Perëndisë.—Shih kutinë «Mënyra që zgjedhin disa për të dhënë».
[Kutia në faqet 6, 7]
MËNYRA QË ZGJEDHIN DISA PËR TË DHËNË
KONTRIBUTE PËR VEPRËN MBARËBOTËRORE
Shumë veta lënë mënjanë ose grumbullojnë një sasi parash, të cilën e hedhin në kutitë e kontributeve me etiketën «Vepra mbarëbotërore».
Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këtë sasi parash zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin e tyre. Gjithashtu dhuratat vullnetare në para mund të dërgohen drejtpërdrejt në adresën: Watch Tower Bible and Tract Society of New York, Inc., Attention Treasurer’s Office, 25 Columbia Heights, Brooklyn, New York 11201-2483, ose në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin tuaj. Çeqet që dërgohen në adresën e mësipërme duhet t’i bëhen të pagueshme Shoqatës «Watchtower». Mund të dhurohen, gjithashtu, bizhuteri ose gjëra të tjera të çmuara. Këto kontribute duhet të shoqërohen me një letër të shkurtër ku thuhet se këto janë dhurata pa kusht.
RREGULLIMI PËR PARATË E LËNA NË MIRËBESIM ME KUSHT
Paratë mund t’i lihen në mirëbesim Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania për t’i përdorur në mbarë botën. Megjithatë, me kërkesë të dhuruesit, fondet do t’i kthehen atij. Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni Zyrën e Thesarit duke shkruar në adresën e treguar më sipër ose duke telefonuar në numrin (718) 560-7500.
DHËNIE E PLANIFIKUAR
Përveç dhurimeve pa kusht në para, ka edhe metoda të tjera dhënieje për ta çuar përpara shërbimin e Mbretërisë në të gjithë botën. Këto përfshijnë:
Sigurimet: Shoqata Watch Tower mund të emërohet si përfituesja e një police sigurimi për jetën ose i një plan pensioni.
Llogaritë bankare: Llogaritë bankare, certifikatat e depozitave ose llogaritë individuale të pensioneve, mund t’i lihen në mirëbesim ose t’i bëhen të pagueshme pas vdekjes Shoqatës Watch Tower, sipas kërkesave bankare vendëse.
Aksionet dhe obligacionet: Aksionet dhe obligacionet mund t’i dhurohen Shoqatës Watch Tower si një dhuratë pa kusht.
Pronat e paluajtshme: Pronat e paluajtshme që mund të shiten, mund të dhurohen ose duke bërë një dhuratë pa kusht, ose në rastin e një prone banimi, duke i rezervuar një pronë dhuruesit, i cili mund të vazhdojë të jetojë aty gjatë jetës së tij ose të saj. Kontaktoni zyrën e degës në vendin tuaj, para se të kaloni një pronë të paluajtshme.
Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore: Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore është një rregullim ku dikush i transferon para ose sigurime një korporate të caktuar që përdoret nga Dëshmitarët e Jehovait. Si shkëmbim, dhuruesi ose dikush i caktuar nga dhuruesi, merr një pagesë vjetore të përcaktuar, për çdo vit të jetës. Për vitin në të cilin është bërë dhurimi i të ardhurave, dhuruesi mund të ketë lehtësime në tatimin mbi të ardhurat.
Testamente dhe lënie në mirëbesim: Pronat ose paratë mund t’i lihen në trashëgimi Shoqatës Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania me anë të një testamenti të bërë ligjërisht ose Shoqata Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania mund të emërohet si përfituesja e një marrëveshjeje mirëbesimi. Një marrëveshje mirëbesimi në dobi të një organizate fetare mund të sjellë disa lehtësime nga taksat.
Siç nënkuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhurimesh kërkojnë në mënyrë të veçantë disa planifikime nga ana e dhuruesit. Për t’i ndihmuar individët që dëshirojnë të përkrahin veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait me anë të ndonjë forme të dhënies së planifikuar, është përgatitur në gjuhën angleze dhe spanjolle një broshurë e titulluar Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën. Broshura u shkrua për të dhënë informacione për disa mënyra dhurimesh, që mund të bëhen tani ose që mund të lihen në trashëgimi pas vdekjes. Pas leximit të broshurës dhe këshillimit me këshilltarët e tyre ligjorë a fiskalë, shumë veta kanë mundur të mbështetin veprimtaritë tona fetare e humanitare në të gjithë botën e ndërkohë të kenë më shumë lehtësime nga taksat. Kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar një kopje drejtpërdrejt Zyrës së Dhënies së Planifikuar.
Për më tepër informacione mund të kontaktoni Zyrën e Dhënies së Planifikuar, qoftë me shkrim, qoftë me telefon, në adresën e treguar më poshtë, ose mund të kontaktoni zyrën e degës në vendin tuaj.
Charitable Planning Office
Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
100 Watchtower Drive
Patterson, New York 12563-9204
Telefon: (845) 306-0707