Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A jeni kënaqur duke lexuar numrat e fundit të Kullës së Rojës? Atëherë, provoni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

• Si mund ta flasim rrjedhshëm ‘gjuhën e kulluar’, pra, të vërtetën për Perëndinë e për qëllimet e tij? (Sof. 3:9)

Ashtu si me gjuhën e folur, që ta flasim rrjedhshëm ‘gjuhën e kulluar’, duhet të dëgjojmë me kujdes, të imitojmë ata që flasin rrjedhshëm, të ngulitim në mendje emrat e librave të Biblës dhe shkrime të ndryshme, të përsëritim gjërat që mësojmë, të lexojmë me zë, të analizojmë gramatikën ose modelin e së vërtetës, të bëjmë përparim vazhdimisht, të përcaktojmë qartë kohën e studimit dhe ta praktikojmë duke e «folur».—15/​8, faqet 21-25.

• Çfarë do të thotë të njohim Perëndinë?

«Jehova është emri i tij» dhe ai dëshiron ta njohim me këtë emër. (Dal. 15:3) Ai është «Perëndia i dashurisë dhe i paqes». (2 Kor. 13:11) Është «Perëndi i njohurisë» dhe «i shpëtimit». (1 Sam. 2:3; Psal. 25:5) Perëndia do t’u afrohet atyre që e njohin në këtë mënyrë.—1/​9, faqet 4-7.

• Si lidhet me martesën ideja e ‘litarit tresh’?

Shprehja «një litar tresh» është e figurshme. (Ekl. 4:12) Kur zbatohet për martesën, ajo përfshin burrin dhe gruan, dy fijet e para, që ndërthuren me fillin qendror, Perëndinë. Kur një çift është i bashkuar me Perëndinë, merr forcë frymore për të përballuar problemet e për të arritur lumturinë.—15/​9, faqja 16.

• Për çfarë e ka fjalën Hebrenjve 6:2 kur flet për «vënien e duarve»?

Nuk e ka fjalën për emërimin e pleqve të krishterë, por ka të ngjarë t’i referohet vënies së duarve që bëhej për të dhënë dhuratat e mrekullueshme të frymës së shenjtë. (Vep. 8:14-17; 19:6)—15/​9, faqja 32.

• Cilat nevoja të fëmijëve kupton një baba i mirë?

Ndër të tjera, fëmijët kanë nevojë (1) për dashurinë e babait, (2) për një shembull të mirë, (3) për një ambient të lumtur, (4) për t’u mësuar normat e Perëndisë, (5) për disiplinë, (6) për mbrojtje.—1/​10, faqet 18-21.

• Si mund t’u tregojnë nderim të tjerëve ata që marrin drejtimin?

Një mënyrë se si një plak mund ta bëjë këtë, është duke mos u kërkuar kurrë të tjerëve të bëjnë gjëra që ai vetë nuk është i gatshëm t’i bëjë. Gjithashtu, u tregon nderim duke u dhënë arsye për atë që kërkon ose për drejtimin që jep.—15/​10, faqja 22.

• Cilët janë disa faktorë kyç për të ruajtur përkushtimin në martesë?

Dy prej tyre, janë: (1) Jepi rëndësi kryesore martesës. (2) Shmang të gjitha format e jobesnikërisë. Sido që të jetë martesa jote, e fortë apo e tensionuar, bashkëshorti ka nevojë të dijë se je i përkushtuar dhe përpiqesh që martesa të ketë sukses. Këta dy faktorë kyç do të të ndihmojnë.—1/​11, faqet 18-21.

• Ç’mund të mësojë një plak i krishterë nga mënyra si e përdorte kërrabën bariu izraelit?

Bariu përdorte një shkop të gjatë e të kthyer ose kërrabë, për të drejtuar kopenë. Kur delet hynin ose dilnin nga vatha, ‘kalonin nën kërrabën e bariut’ dhe kështu ai mund t’i numëronte. (Lev. 27:32) Po kështu, një bari i krishterë duhet të njohë kopenë e Perëndisë dhe të dijë se si po ecën secila prej deleve.—15/​11, faqja 9.

• Si mund të tregojë një nënë se pastërtia është e rëndësishme për të?

Ushqimi mund të ndotet në mënyra të ndryshme, prandaj nëna i lan duart para se të merret me ushqimin dhe e mban të mbuluar atë. E mban pastër shtëpinë, që të mos ketë probleme me minjtë dhe insektet. Gjithashtu, i mban rrobat të pastra dhe kujdeset që familja të lahet e të bëjë dush rregullisht. Këta hapa janë në harmoni me Biblën.—1/​12, faqet 9-11.