Misionarët inkurajohen të jenë si Jeremia
Diplomimi i klasës së 125-të të Galaadit
Misionarët inkurajohen të jenë si Jeremia
«DIPLOMIMI i kësaj klase të Galaadit është një ngjarje e shënuar»,—tha Xhefri Xheksoni, nga Trupi Udhëheqës. Ai po i drejtohej një auditori prej 6.156 vetash që po ndiqnin diplomimin e klasës së 125-të të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit, më 13 shtator 2008. Bashkë me 56 të diplomuarit e kësaj klase, Shkolla e Galaadit ka dërguar më tepër se 8.000 misionarë në «skajin më të largët të tokës».—Vep. 1:8.
Vëlla Xheksoni, drejtues i programit të diplomimit, bëri pyetjen: «A do t’jua përmirësojë shërbimin besueshmëria juaj?» Pastaj renditi katër gjëra që rritin besueshmërinë: të kesh qëndrimin e duhur, të lësh një shembull të mirë, ta bazosh mësimdhënien tërësisht në Fjalën e Perëndisë dhe të përqendrohesh për të bërë të njohur emrin e Jehovait.
Dejvid Shejfëri, i cili shërben bashkë me Komitetin e Mësimdhënies, trajtoi temën «A do të kuptoni gjithçka?» Ai i siguroi studentët e Galaadit se mund «të kuptojnë gjithçka» që u nevojitet për të shërbyer si misionarë, vetëm nëse vazhdojnë të kërkojnë Jehovain dhe pranojnë me përulësi drejtimin e ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’.—Prov. 28:5; Mat. 24:45.
Më tej, Xhon E. Barri, nga Trupi Udhëheqës, foli rreth temës «Asgjë të mos ju ndajë nga dashuria e Perëndisë». Këshilla atërore e vëlla Barrit i lehtësoi të diplomuarit dhe prindërit e tyre nga çdo shqetësim që ndoshta kishin pasur për ato që mund të hasin misionarët e rinj në caktimin e tyre. Ai shpjegoi: «S’ka vend më të sigurt e të rehatshëm në jetë, sesa të jesh në dashurinë e Perëndisë.» Asgjë nuk mund t’i ndajë misionarët nga dashuria e Perëndisë, nëse ata vetë nuk ndahen nga Ai.
Sam Robersoni, nga Reparti i Shkollave Teokratike, e nxiti auditorin të veshë «veshjen më të shkëlqyer». Duke studiuar atë që ka bërë Jezui dhe duke e zbatuar, të diplomuarit mund ‘të vishen me Zotërinë Jezu Krisht’. (Rom. 13:14) Më pas, Uilliam Samuelsoni, mbikëqyrës i Repartit të Shkollave Teokratike, tregoi se kush mund të konsiderohet njeri i nderuar. Është i nderuar njeriu që Perëndia e konsideron të tillë, e jo njerëzit.
Majkëll Bërneti, një nga instruktorët, intervistoi studentët të cilët treguan përvoja nga shërbimi. Megjithëse gjatë kohës që ishin në Shkollën e Galaadit në Paterson, Nju-Jork, shumica e studentëve ishin caktuar në një territor të predikuar shpesh, ata gjetën të interesuar. Xherald Grizëlli, nga Zyra e Kongreseve, intervistoi tre vëllezër që po ndiqnin Shkollën për Anëtarët e Komiteteve të Degëve. Komentet e tyre i ndihmuan të diplomuarit e Galaadit të përgatiteshin për caktimet në vende të huaja.
Fjalimin «Jini si Jeremia» e mbajti Dejvid Jer. 1:7, 8) Perëndia do të bëjë të njëjtën gjë me misionarët e rinj. «Nëse keni probleme me dikë,—tha vëlla Splejni,—uluni dhe shkruani dhjetë cilësi që ju pëlqejnë tek ai. E, nëse nuk gjeni dot dhjetë cilësi, kjo do të thotë që s’e njihni sa duhet.»
Splejni, nga Trupi Udhëheqës, një i diplomuar i klasës së 42-të. Ndonëse Jeremia ishte i shqetësuar për caktimin e tij, Jehovai e forcoi. (Jeremia kishte një frymë vetëmohuese. Kur donte të hiqte dorë, iu lut Jehovait dhe Ai i qëndroi pranë. (Jer. 20:11) «Kur të ndiheni të shkurajuar,—tha vëlla Splejni,—flitni me Jehovain. Do të habiteni kur të shihni se si do t’ju ndihmojë.»
Në fund të programit të diplomimit, drejtuesi i kujtoi auditorit se të diplomuarit kanë mësuar shumë mënyra se si të rritin besueshmërinë e tyre. Kur njerëzit të kuptojnë se mund t’u besojnë misionarëve, mesazhi i tyre do të bëhet më i fuqishëm.—Isa. 43:8-12.
[Kutia në faqen 22]
STATISTIKAT E KLASËS
Numri i vendeve të përfaqësuara: 6
Numri i vendeve ku u caktuan: 21
Numri i studentëve: 56
Mosha mesatare: 32,9
Mesatarja e viteve në të vërtetën: 17,4
Mesatarja e viteve në shërbimin e plotkohor: 13
[Figura në faqen 23]
Diplomimi i klasës së 125-të të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit
Në listën e mëposhtme, rreshtat janë numëruar nga para pas dhe emrat janë renditur nga e majta në të djathtë për çdo rresht.
(1) Hodgson, A.; Wall, A.; Beerens, K.; Hortelano, M.; Newman, L.; De Caso, A. (2) Jenkins, J.; Jarzemski, T.; Méndez, N.; Corona, V.; Canalita, L. (3) Fryer, H.; Savage, M.; Tidwell, K.; Erickson, N.; Dyck, E.; McBeath, R. (4) Perez, L.; Puse, L.; Skidmore, A.; Young, B.; McBride, N.; Rondón, P.; Goodman, E. (5) Beerens, M.; Ferguson, J.; Pearson, N.; Chapman, L.; Wardle, J.; Canalita, M. (6) Perez, P.; De Caso, D.; Young, T.; Rondón, D.; Goodman, G.; Jenkins, M.; Dyck, G. (7) Corona, M.; Wall, R.; Puse, S.; Méndez, F.; Jarzemski, S.; Savage, T. (8) Newman, C.; Ferguson, D.; Skidmore, D.; Erickson, T.; McBride, J.; Pearson, M.; Chapman, M. (9) Hodgson, K.; Wardle, A.; McBeath, A.; Tidwell, T.; Fryer, J.; Hortelano, J.