Imitoni Jezuin—Predikoni me guxim
Imitoni Jezuin—Predikoni me guxim
«Morëm guxim . . . t’ju thoshim lajmin e mirë.»—1 SEL. 2:2.
1. Pse është kaq i bukur lajmi i mirë për Mbretërinë?
ËSHTË bukur të marrësh një lajm të mirë. Dhe më i miri nga të gjithë është lajmi për Mbretërinë e Perëndisë. Ky lajm i mirë na siguron se vuajtjet, sëmundjet, dhembjet, hidhërimi dhe vdekja do të marrin fund. Ai jep shpresën për jetën e përhershme, zbulon qëllimin e Perëndisë dhe na tregon se si të kemi një marrëdhënie të dashur me të. Ndoshta mendoni se çdokush do ta priste me gëzim këtë lajm që Jezui i dha njerëzimit. Por, mjerisht, nuk është kështu.
2. Çfarë do të thotë shprehja e Jezuit «erdha të shkaktoj ndarje»?
2 Jezui u tha dishepujve: «Mos mendoni se erdha të sjell paqen në tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. Sepse erdha të shkaktoj ndarje: birin kundër të atit, bijën kundër së ëmës dhe nusen kundër së vjehrrës. Në të vërtetë, armiqtë e njeriut do të jenë njerëzit e shtëpisë së vet.» (Mat. 10:34-36) Në vend që ta pranojnë me gëzim lajmin e mirë, shumë veta e refuzojnë. Disa bëhen armiq me ata që e shpallin këtë lajm, edhe nëse janë pjesëtarë të familjes së tyre.
3. Për çfarë kemi nevojë që të përmbushim caktimin e predikimit?
3 Ne shpallim të njëjtat të vërteta që shpalli edhe Jezui, dhe kur i dëgjojnë, ata reagojnë ndaj nesh ashtu siç reaguan shumë njerëz ndaj Jezuit. Kjo nuk është çudi. Jezui u tha dishepujve: «Skllavi nuk është më i Gjoni 15:20) Në shumë vende, nuk hasim përndjekje të drejtpërdrejtë, por përbuzje dhe indiferentizëm. Si rrjedhim, na duhet besim dhe palëkundshmëri për të vazhduar në veprën e predikimit të lajmit të mirë me guxim.—Lexo 2 Pjetrit 1:5-8.
madh se zotëria. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju.» (4. Pse Pavli kishte nevojë ‘të merrte guxim’ për të predikuar?
4 Ndoshta ndonjëherë e keni të vështirë të dilni në shërbim ose mund t’ju stepë ndonjë aspekt i tij. Nëse ndiheni kështu, nuk jeni të vetmit. Apostulli Pavël ishte një predikues i guximshëm dhe i patrembur që kishte një kuptueshmëri të shkëlqyer për të vërtetën, e prapëseprapë kishte raste kur i duhej të bënte shumë përpjekje për të predikuar. Të krishterëve në Selanik Pavli u shkroi: «Siç e dini, pasi fillimisht vuajtëm dhe u trajtuam në mënyrë fyese në Filipi, morëm guxim nga Perëndia t’ju thoshim lajmin e mirë të Perëndisë mes shumë përpjekjesh.» (1 Sel. 2:2) Në Filipi, autoritetet i kishin rrahur me thupër Pavlin dhe shokun e tij, Silën, i kishin futur në burg dhe i kishin vënë në fallaka. (Vep. 16:16-24) E megjithatë, Pavli dhe Sila ‘morën guxim’ që të vazhdonin predikimin. Si mund të bëjmë edhe ne po njësoj? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të shqyrtojmë se çfarë i ndihmonte shërbëtorët e Perëndisë në kohët biblike të flisnin me guxim për të vërtetën për Jehovain dhe le të mësojmë se si mund ta imitojmë shembullin e tyre.
Nevojitej guxim për të përballuar armiqësinë
5. Pse besnikët e Jehovait kanë pasur gjithmonë nevojë për guxim?
5 Shembulli më i lartë i guximit ishte pa dyshim Jezu Krishti. Por, që në fillim të historisë njerëzore, të gjithë besnikët e Jehovait kanë pasur gjithmonë nevojë për guxim. Pse? Pas rebelimit në Eden, Jehovai paratha se do të kishte armiqësi midis atyre që i shërbenin Perëndisë dhe atyre që i shërbenin Satanait. (Zan. 3:15) Kjo armiqësi shumë shpejt u bë e dukshme kur Abeli, një njeri i drejtë, u vra nga i vëllai. Më vonë, u tregua armiqësi kundër Enokut, një besnik tjetër që jetoi përpara Përmbytjes. Ai profetizoi se Perëndia do të vinte me dhjetëra mijë engjëjt e Tij të shenjtë që të ekzekutonte gjykimin kundër të paperëndishmëve. (Jud. 14, 15) Sigurisht, ky mesazh nuk u prit mirë nga shumë njerëz. Ata e urrenin Enokun dhe me sa duket do ta kishin vrarë nëse Jehovai nuk do t’ia kishte ndërprerë jetën. Ç’guxim shfaqi Enoku!—Zan. 5:21-24.
6. Pse Moisiut i duhej guxim për të folur me faraonin?
6 Mendoni edhe për guximin që tregoi Moisiu kur foli me faraonin, një sundues që nuk konsiderohej thjesht si përfaqësues i perëndive, por si perëndi, biri i perëndisë diell Ra. Ka mundësi që, ashtu si faraonë të tjerë, ai adhuronte shëmbëlltyrën e vet. Fjala e faraonit ishte ligj; sundimi i tij ishte absolut. I fuqishëm, arrogant dhe kokëfortë, faraoni nuk ishte mësuar që të tjerët t’i thoshin se çfarë të bënte. Pikërisht para këtij njeriu, Moisiu, një bari zemërbutë, u paraqit shumë herë, edhe pse i paftuar dhe i padëshiruar. Dhe çfarë paratha Moisiu? Plagë shkatërrimtare. Po çfarë kërkonte? Leje që disa milionë nga skllevërit e faraonit të largoheshin nga vendi. A i duhej guxim Moisiut? Patjetër!—Num. 12:3; Hebr. 11:27.
7, 8. (a) Çfarë sprovash hasën disa besnikë të kohëve të lashta? (b) Çfarë i ndihmoi ata të kohëve para krishterimit të tregonin guxim për lartësimin dhe përkrahjen e adhurimit të pastër?
7 Gjatë shekujve që pasuan, profetë dhe shërbëtorë të tjerë besnikë të Perëndisë vazhduan të mbështetnin me guxim adhurimin e pastër. Bota e Satanait nuk ishte e mirë me ta. Pavli thotë: «U vranë me gurë, u sprovuan, Hebr. 11:37) Çfarë i ndihmoi ata shërbëtorë besnikë të Perëndisë të qëndronin të palëkundur? Pak vargje më parë, apostulli kishte treguar se çfarë u kishte dhënë forcë për të qëndruar Abelit, Abrahamit, Sarës dhe të tjerëve. Ai tha: «Nuk e morën përmbushjen e premtimeve, por [me besim] i panë ato nga larg e i mirëpritën.» (Hebr. 11:13) Pa dyshim, profetë si Elija, Jeremia dhe besnikë të tjerë të kohës para krishterimit, të cilët me guxim mbajtën anën e adhurimit të vërtetë, po kështu gjetën forcë për të qëndruar duke i mbajtur sytë të ngulur te premtimet e Jehovait.—Titit 1:2.
u sharruan copë-copë, vdiqën të therur nga shpata, u sollën lart e poshtë të veshur me lëkurë deleje, me lëkurë dhish, ndërkohë që ishin në nevojë, në shtrëngim dhe në keqtrajtim.» (8 Ata besnikë të kohëve para krishterimit i mbanin sytë te një e ardhme e ndritur dhe e bukur. Kur të ringjallen, ata në fund do të arrijnë përsosmërinë dhe ‘do të lirohen nga skllavëria e prishjes’ nëpërmjet shërbimeve priftërore të Krishtit Jezu dhe 144.000 nënpriftërinjve të tij. (Rom. 8:21) Për më tepër, Jeremia dhe shërbëtorë të tjerë të guximshëm të Perëndisë në lashtësi morën kurajë nga siguria që u jepte Jehovai. Kjo siguri u pasqyrua në premtimin që i bëri Jeremisë: «Ata kanë për të luftuar kundër teje, por nuk do të të mposhtin, sepse unë jam me ty për të të çliruar,—thotë Jehovai.» (Jer. 1:19) Sot, edhe ne forcohemi kur mendojmë për premtimet e Perëndisë për të ardhmen tonë dhe sigurinë se do të na mbrojë nga ana frymore.—Prov. 2:7; lexo 2 Korintasve 4:17, 18.
Dashuria e nxiti Jezuin të predikonte me guxim
9, 10. Në ç’mënyra Jezui tregoi guxim para (a) udhëheqësve fetarë, (b) një kohorte ushtarësh, (c) kryepriftit, (ç) Pilatit?
9 Shembulli ynë, Jezui, e tregoi guximin e tij në mënyra të ndryshme. Për shembull, megjithëse njerëzit e pushtetshëm dhe me influencë e urrenin, Jezui nuk e zbuti mesazhin që Perëndia donte t’u bënte të ditur njerëzve. Pa u trembur, ai i demaskoi udhëheqësit fetarë për faktin që hiqeshin si tepër të drejtë, si dhe për mësimet e tyre të rreme. Ata e kishin hak dënimin dhe Jezui ua tha këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë e të qartë. Njëherë, ai u tha: «Mjerë ju, skribë dhe farisenj, hipokritë! Ju u përngjani varreve të zbardhura me gëlqere, që duken të bukura nga jashtë, por përbrenda janë plot me eshtra të vdekurish dhe me çdo lloj ndyrësie. Kështu edhe ju, nga jashtë dukeni të drejtë para njerëzve, por përbrenda jeni plot me hipokrizi dhe paligjshmëri.»—Mat. 23:27, 28.
10 Kur ishte përballë një kohorte ushtarësh në kopshtin e Getsemanisë, Jezui nuk pati frikë të identifikohej. (Gjoni 18:3-8) Më vonë, atë e çuan para Sinedrit ku u mor në pyetje nga kryeprifti. Edhe pse e dinte se kryeprifti po kërkonte shkak për ta vrarë, Jezui pa frikë pranoi se ishte Krishti dhe Biri i Perëndisë. Ai shtoi se ata do ta shihnin ‘të ulur në të djathtën e të Fuqishmit dhe të vinte me retë e qiellit’. (Mar. 14:53, 57-65) Pak kohë pas kësaj, Jezuin e çuan të lidhur para Pilatit, i cili mund ta kishte liruar. Por Jezui nuk reagoi ndaj akuzave që u hodhën kundër tij. (Mar. 15:1-5) Për të gjitha këto duhej mjaft guxim.
11. Si lidhet guximi me dashurinë?
11 Megjithatë, Pilatit Jezui i tha: «Për këtë linda dhe erdha në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.» (Gjoni 18:37) Jehovai i kishte dhënë Jezuit caktimin që të predikonte lajmin e mirë dhe ai e bënte me kënaqësi këtë sepse e donte Atin e tij qiellor. (Luka 4:18, 19) Jezui, gjithashtu, kishte dashuri për njerëzit. Ai e dinte se ata bënin jetë të vështirë. Po kështu, dëshmia jonë e guximshme dhe e patrembur i ka rrënjët thellë në dashurinë për Perëndinë dhe për të afërmin.—Mat. 22:36-40.
Fryma e shenjtë na jep forcë të predikojmë me guxim
12. Çfarë i gëzoi dishepujt e hershëm?
12 Në javët pas vdekjes së Jezuit, dishepujt u gëzuan kur panë se Jehovai po i shtonte radhët e dishepujve. Vërtet, vetëm brenda një dite u pagëzuan rreth 3.000 judenj dhe prozelitë nga shumë vende, që kishin ardhur në Jerusalem për të festuar festën e Ditës së Pesëdhjetë. Sa shumë duhet të kenë folur për këtë judenjtë në atë qytet! Bibla thotë: «Çdo shpirt nisi të kishte frikë, dhe apostujt filluan të bënin shumë shenja dhe çudira.»—Vep. 2:41, 43.
13. (a) Pse u lutën për guxim vëllezërit? (b) Cili ishte rezultati?
13 Të inatosur, udhëheqësit fetarë arrestuan Pjetrin dhe Gjonin, i mbajtën gjatë natës në arrest dhe i urdhëruan të mos flisnin më për Jezuin. Kur i liruan, të dy u treguan vëllezërve për çfarë kishte ndodhur dhe të gjithë u lutën për kundërshtimin që hasnin: «O Jehova, . . . bëj që skllevërit e tu ta thonë fjalën tënde plot guxim.» Cili ishte rezultati? «Të gjithë u mbushën me frymën e shenjtë dhe e thoshin fjalën e Perëndisë me guxim.»—Vep. 4:24-31.
14. Si na ndihmon fryma e shenjtë në predikim?
14 Vini re se ishte fryma e shenjtë dhe e fuqishme e Jehovait që i ndihmoi dishepujt ta thoshin fjalën e Perëndisë me guxim. Guximi për t’u folur për të vërtetën të tjerëve, edhe atyre që kundërshtojnë mesazhin tonë, nuk varet nga ne. Jehovai mundet të na e japë frymën e shenjtë dhe do të na e japë nëse ia kërkojmë në lutje. Me ndihmën e Tij, edhe ne mund të tregojmë guximin që duhet për të dalë fitimtarë përballë çdo kundërshtimi.—Lexo Psalmin 138:3.
Të krishterët sot predikojnë me guxim
15. Si i ndan e vërteta njerëzit sot?
15 Në ditët e sotme, ashtu si në të kaluarën, e vërteta vazhdon t’i ndajë njerëzit. Disa reagojnë mirë, ndërsa të tjerë as e kuptojnë e as e vlerësojnë adhurimin tonë. Disa na kritikojnë, na përqeshin, e madje na urrejnë, pikërisht siç paratha Jezui. (Mat. 10:22) Ndonjëherë, bëhemi shënjestër e keqinformimeve dhe e propagandës dashakeqe nëpërmjet medias. (Psal. 109:1-3) Megjithatë, në mbarë tokën, populli i Jehovait e shpall me guxim lajmin e mirë.
16. Cila përvojë tregon se guximi mund të ndryshojë pikëpamjen e atyre që u predikojmë?
16 Guximi ynë mund t’i bëjë të tjerët që të ndryshojnë mendim për mesazhin e Mbretërisë. Një motër në Kirgizistan tregon: «Kur kisha dalë njëherë në predikim, i zoti i një shtëpie më tha: ‘Besoj te Perëndia, por jo te Perëndia i krishterimit. Nëse vjen prapë te porta ime, do të të ndërsej qenin!’ Prapa tij ishte një bulldog i stërmadh i lidhur me zinxhir. Por gjatë fushatës për të shpërndarë fletushkën Lajmërim i Mbretërisë Nr. 37, ‘Fesë së rreme po i vjen fundi!’, vendosa të kthehesha
në të njëjtën shtëpi me shpresë se do të takoja një nga pjesëtarët e tjerë të familjes së atij burri. Por, në derë më doli prapë ai. Iu luta menjëherë Jehovait dhe thashë: ‘Përshëndetje, mbaj mend bisedën që bëmë para tri ditësh, po kështu edhe qenin tuaj. Por s’mund të kaloja këtu pa ju dhënë këtë fletushkë, sepse ashtu si ju, edhe unë besoj vetëm te një Perëndi i vërtetë. Perëndia shumë shpejt do t’i ndëshkojë fetë që e ç’nderojnë atë. Mund të mësoni më shumë rreth kësaj duke lexuar këtë fletushkë.’ Për çudi, ai e pranoi fletushkën. Pastaj shkova në një shtëpi tjetër. Pak minuta më vonë, ai erdhi me vrap pas meje me fletushkën në dorë. ‘E lexova,—tha ai.—Çfarë duhet të bëj që të mos më zërë zemërimi i Perëndisë?’» Ai filloi një studim dhe nisi të ndiqte mbledhjet e krishtere.17. Si e forcoi guximi i një motre një studente të Biblës që kishte frikë nga njerëzit?
17 Guximi ynë mund të inkurajojë edhe të tjerët të jenë të guximshëm. Në Rusi, një motër që po udhëtonte me autobus i ofroi një revistë një pasagjereje. Në çast, një burrë kërceu nga vendi i tij, ia rrëmbeu motrës revistën nga dora, e bëri shuk dhe e flaku në dysheme. Duke e mallkuar me zë të lartë i kërkoi motrës adresën dhe e paralajmëroi që të mos predikonte në fshat. Motra iu lut Jehovait për ndihmë dhe kujtoi fjalët e Jezuit: «Mos u frikësoni nga ata që vrasin trupin.» (Mat. 10:28) Me qetësi, ajo u çua dhe i tha burrit: «Adresën nuk ta jap dhe do të vazhdoj të predikoj në fshat.» Pastaj zbriti nga autobusi. Motra nuk e dinte që në autobus ndodhej edhe një studente e saj biblike. Për shkak të frikës nga njeriu, ajo nuk i ndiqte mbledhjet e krishtere. Por, pasi pa guximin e kësaj motre, studentja e Biblës vendosi që të fillonte të shkonte rregullisht në mbledhje.
18. Çfarë do t’ju ndihmojë që të predikoni me guxim, ashtu si Jezui?
18 Në këtë botë të larguar nga Perëndia, duhet guxim për të predikuar ashtu si Jezui. Po çfarë do t’ju ndihmojë për këtë? Përqendrohuni tek e ardhmja. Kini dashuri të fortë për Perëndinë dhe për të afërmin. Lutjuni Jehovait për guxim. Mos harroni kurrë që nuk jeni asnjëherë vetëm, sepse Jezui është me ju. (Mat. 28:20) Fryma e shenjtë do t’ju forcojë. Dhe Jehovai do t’ju bekojë e do t’ju mbështetë. Prandaj, le të kemi shumë guxim dhe të themi: «Jehovai është ai që më ndihmon, nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?»—Hebr. 13:6.
Si do të përgjigjeshit?
• Pse shërbëtorët e Perëndisë kanë nevojë për guxim?
• Për sa i përket guximit, çfarë mësojmë nga . . .
besnikët që jetuan para Krishtit?
Jezu Krishti?
të krishterët e hershëm?
të bashkëkrishterët e sotëm?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 21]
Jezui i demaskoi pa frikë udhëheqësit fetarë
[Figura në faqen 23]
Jehovai na jep guxim për të predikuar