Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A jeni kënaqur duke lexuar numrat e fundit të Kullës së Rojës? Atëherë, provoni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

• A do të ringjallet një fëmijë që vdes gjatë shtatzënisë?

Jeta fillon me ngjizjen e fëmijës. Jehovai mund të ringjallë individë në çfarëdolloj faze të jetës qofshin, sepse «për Perëndinë gjithçka është e mundur». (Mar. 10:27) Por Bibla nuk e thotë drejtpërdrejt nëse ai do të ringjallë edhe fëmijët që kanë vdekur në bark të nënës.—15/​4, faqet 12, 13.

• Çfarë mësojmë kur vëzhgojmë milingonat, lepujt e shkëmbinjve, karkalecat dhe hardhjet e mureve?

Të katërt ilustrojnë mençurinë instinktive. Pra, ata lartësojnë mençurinë e Perëndisë. (Prov. 30:24-28)—15/​4, faqet 16-19.

• Njëqindvjetori i cilës ngjarje është viti 2009 për Dëshmitarët e Jehovait?

Në vitin 1909, u bë shpërngulja e selisë Watch Tower Bible and Tract Society, mjeti ligjor i përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait për shtypjen e botimeve, nga Pitsburgu i Pensilvanisë në Bruklin të Nju-Jorkut, ku vazhdon të funksionojë edhe sot e kësaj dite.—1/​5, faqet 22-24.

• Pse në Bibël flitet mirë për heshtjen?

Ajo tregon se heshtja mund të jetë shenjë respekti, ndihmë për meditimin dhe shenjë maturie e aftësie dalluese. (Psal. 37:7; 63:6; Prov. 11:12)—15/​5, faqet 3-5.

• Çfarë kanë të përbashkët Xhon Uajklifi, Uilliam Tindali, Robert Morrisoni dhe Adoniram Judsoni?

Të gjithë e donin Fjalën e Perëndisë dhe e përkthyen në një gjuhë që mund të lexohej nga njerëzit e thjeshtë. Dy të parët e përkthyen në anglisht, Morrisoni në gjuhën kineze dhe Judsoni në gjuhën birmane (ose mjanmar).—1/​6, faqet 8-11.

• Sa mbretër të Judës treguan zell të jashtëzakonshëm për shtëpinë e Perëndisë?

Nëntëmbëdhjetë mbretër qeverisën mbretërinë jugore të Judës dhe katër prej tyre u shquan për një zell të tillë—Asa, Jehozafati, Hezekia dhe Josia.—15/​6, faqet 7-11.

• A marrin pjesë të gjithë të krishterët e mirosur në tokë në sigurimin e ushqimit frymor?

Jo. Të gjithë ata që janë mirosur me frymën e Perëndisë, janë pjesë e klasës së skllavit të besueshëm dhe të matur, por ushqimi frymor mbikëqyret nga ata që përbëjnë Trupin Udhëheqës.—15/​6, faqet 22-24.

• Pse ishte aq e dëshirueshme për ushtarët romakë veshja e poshtme e Jezuit?

Ushtarët e pranishëm gjatë ekzekutimit të Jezuit nuk e ndanë në pjesë veshjen e tij. Zakonisht një tunikë e tillë bëhej duke qepur së bashku dy pëlhura, por rroba e Jezuit ishte pa qepje fare dhe kjo e bënte më me vlerë.—1/​7, faqja 22.

• Pse mund të thuhet se një ndryshim i rëndësishëm midis mënyrës si i trajtonte Jezui njerëzit dhe si i trajtonin udhëheqësit fetarë, ishte dashuria?

Në vend që t’i donin, ata udhëheqës i përbuznin njerëzit e thjeshtë. Përveç kësaj, ata nuk e donin Perëndinë. Jezui e donte Atin e tij dhe ndiente keqardhje për njerëzit. (Mat. 9:36) Ai ishte i ngrohtë, i dhembshur dhe mirëdashës me ta.—15/​7, faqja 15.

• Pse administrimi i parave mund të jetë një sfidë në martesë dhe çfarë mund t’i ndihmojë çiftet që t’ia dalin mbanë?

Mosmarrëveshjet për paratë kanë të bëjnë shpesh me besimin ose frikën dhe bashkëshortët mund të kenë prejardhje të ndryshme. Katër hapat për t’ia dalë mbanë janë: të mësojnë të flasin me qetësi për paratë, të jenë të një mendjeje se si duhen konsideruar të ardhurat, të hedhin në letër buxhetin e familjes dhe të vendosin se çfarë do të bëjë secili.—1/​8, faqet 10-12.