Vlera e pashoqe e arsimimit hyjnor
Vlera e pashoqe e arsimimit hyjnor
«Çdo gjë e kam braktisur me dëshirë për shkak të vlerës së pashoqe të njohurisë së Krishtit Jezu.»—FILIP. 3:8.
1, 2. Cilën zgjedhje kanë bërë disa të krishterë dhe pse?
QË NË moshë të njomë, Roberti shkëlqente në shkollë. Kur ishte vetëm tetë vjeç, një nga mësueset e tij i bëri një vizitë të veçantë në shtëpi dhe i tha se mund të arrinte çdo gjë. Ajo i tha se shpresonte që një ditë të bëhej mjek. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera në shkollën e mesme, u kualifikua të ndiqte cilindo nga universitetet më të mira të vendit të tij. Por, Roberti vendosi të braktiste atë që shumë e konsiderojnë si një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë, me qëllim që të ndiqte synimin për të shërbyer si pionier i rregullt.
2 Ashtu si Roberti, shumë të krishterë—të rinj e të moshuar—kanë mundësi të bëjnë përpara në sistemin e sotëm. Disa zgjedhin të mos i shfrytëzojnë plotësisht këto mundësi, me qëllim që të ndjekin synime frymore. (1 Kor. 7:29-31) Çfarë i nxit të krishterët si Roberti që të jepen pa u kursyer pas veprës së predikimit? Përveç dashurisë për Jehovain, e cila është arsyeja kryesore, ata çmojnë vlerën e pashoqe të arsimimit hyjnor. A keni menduar kohët e fundit se si do të ishte jeta juaj po të mos kishit njohur të vërtetën? Nëse mendojmë thellë rreth disa bekimeve të jashtëzakonshme që gëzojmë ngaqë jemi mësuar prej Jehovait, kjo do të na ndihmojë që të vazhdojmë ta çmojmë lajmin e mirë dhe të jemi të zellshëm për t’ua dhënë të tjerëve.
Kemi privilegjin të mësohemi nga Perëndia
3. Pse mund të jemi të sigurt se Jehovai është i gatshëm t’i mësojë njerëzit e papërsosur?
3 Nga mirësia e tij, Jehovai është i gatshëm t’i mësojë njerëzit e papërsosur. Duke folur në mënyrë profetike për të krishterët e mirosur, Isaia 54:13 thotë: «Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Jehovai dhe paqja e bijve të tu do të jetë e madhe.» Këto fjalë zbatohen në parim edhe për ‘delet e tjera’ të Krishtit. (Gjoni 10:16) Kjo shihet qartë nga një profeci që po përmbushet në ditët e sotme. Isaia pa në një vegim njerëz nga të gjitha kombet që vërshonin drejt adhurimit të vërtetë. Ai i përshkruan ata teksa i thonë njëri-tjetrit: «Le të ngjitemi në malin e Jehovait, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit. Ai do të na mësojë udhët e tij, dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.» (Isa. 2:1-3) Ç’privilegj është të mësohemi nga Perëndia!
4. Çfarë kërkon Jehovai nga ata që ai i mëson?
4 Çfarë duhet të bëjmë për të nxjerrë dobi nga arsimimi hyjnor? Një kërkesë kryesore është që të jemi zemërbutë dhe të gatshëm për t’u mësuar. Psalmisti David shkroi: ‘Jehovai është i mirë dhe i drejtë. Ai u mëson zemërbutëve udhën e vet.’ (Psal. 25:8, 9) Po ashtu, Jezui tha: «Unë të lëvdoj publikisht, o Atë, Zotëri i qiellit dhe i tokës, sepse ti ua ke fshehur me kujdes këto gjëra të mençurve e të zgjuarve dhe ua ke zbuluar fëmijëve.» (Luka 10:21) A nuk ju bën për vete një Perëndi që «u jep dashamirësi të pamerituar të përulurve»?—1 Pjet. 5:5.
5. Si kemi arritur të marrim njohuri për Perëndinë?
Gjoni 6:44) Nëpërmjet veprës së predikimit dhe frymës së shenjtë, Jehovai po tërheq individët si dele, «gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve». (Hag. 2:7) A nuk jeni mirënjohës që gjendeni mes atyre që Jehovai i ka tërhequr drejt Birit të tij?—Lexo Jereminë 9:23, 24.
5 Si shërbëtorë të Jehovait, a mund të themi se e kemi njohur të vërtetën ngaqë jemi të zgjuar? Jo. Në fakt, ne vetë kurrë nuk do të kishim arritur të njihnim Perëndinë. Jezui tha: «Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse Ati që më dërgoi, nuk e tërheq.» (Fuqi për të përmirësuar jetën
6. Ç’ndikim të jashtëzakonshëm mund të ketë te njerëzit ‘njohuria e Jehovait’?
6 Duke përdorur një figurë letrare të bukur, profecia e Isaisë përshkruan shndërrimin e personalitetit të njerëzve që po ndodh në kohën tonë. Persona që dikur ishin të dhunshëm, janë bërë paqësorë. (Lexo Isainë 11:6-9.) Ata që dikur ishin armiq me njëri-tjetrin për shkak të racës, kombësisë, fisit ose kulturës, kanë mësuar të banojnë së bashku në unitet. Në kuptimin e figurshëm, ‘i kanë farkëtuar shpatat duke i kthyer në plore’. (Isa. 2:4) Si shpjegohen këto ndryshime të jashtëzakonshme? Njerëzit kanë marrë «njohurinë e Jehovait» dhe e kanë zbatuar në jetën e tyre. Megjithëse shërbëtorët e Perëndisë janë të papërsosur, ata formojnë një vëllazëri të vërtetë ndërkombëtare. Fakti që njerëz nga çdo lloj prejardhjeje po pranojnë lajmin e mirë, si edhe fryti që po prodhon ai te këta njerëz, dëshmojnë për vlerën e pashoqe të arsimimit hyjnor.—Mat. 11:19.
7, 8. (a) Cilat janë disa nga ‘gjërat e fortifikuara mirë’ që arsimimi hyjnor i ndihmon njerëzit t’i përmbysin? (b) Ç’gjë tregon se arsimimi hyjnor i sjell lavdi Jehovait?
7 Apostulli Pavël e krahasoi veprën e shërbëtorëve të Perëndisë me luftën frymore. Ai shkroi: «Armët e luftës sonë nuk janë sipas mishit, por të fuqishme nga Perëndia, që të përmbysim gjëra të fortifikuara mirë. Sepse ne po përmbysim arsyetime dhe çdo gjë të lartë, që është ngritur kundër njohurisë së Perëndisë.» (2 Kor. 10:4, 5) Cilat janë disa nga ‘gjërat e fortifikuara mirë’ prej të cilave i çliron njerëzit arsimimi hyjnor? Barra e mësimeve të rreme, besëtytnitë dhe filozofitë njerëzore, janë vetëm disa prej tyre. (Kolos. 2:8) Arsimimi hyjnor i ndihmon njerëzit të mposhtin veset dhe të kultivojnë cilësi që i pëlqejnë Perëndisë. (1 Kor. 6:9-11) Ai e përmirëson jetën familjare. Gjithashtu, atyre që nuk kanë shpresë, u jep një qëllim të vërtetë në jetë. Ky lloj arsimimi nevojitet sot.
8 Një nga cilësitë që Jehovai i ndihmon njerëzit të zhvillojnë është ndershmëria, siç tregon edhe përvoja vijuese. (Hebr. 13:18) Një grua në Indi pranoi një studim biblik dhe me kalimin e kohës u kualifikua si lajmëtare e papagëzuar. Një ditë, kur po kthehej në shtëpi pasi kishte punuar në një projekt për ndërtimin e një Salle Mbretërie, gjeti në tokë pranë një stacioni autobusi një zinxhir floriri me vlerë tetëqind dollarë. Edhe pse ishte e varfër, ajo e dorëzoi në polici. Oficeri i policisë nuk mund t’u besonte syve! Më vonë, një oficer tjetër e pyeti motrën: «Pse nuk e mbajte zinxhirin?» Ajo i shpjegoi: «Mësimet e Biblës më kanë ndryshuar dhe tani jam një njeri i ndershëm.» I habitur, ai i tha plakut të krishterë që e shoqëroi motrën në polici: «Në këtë zonë ka mbi 38 milionë njerëz. Nëse ndihmon dhjetë veta të bëhen si kjo grua, do të ishte një arritje e madhe.» Kur mendojmë për miliona jetë njerëzish që janë përmirësuar falë arsimimit hyjnor, a nuk kemi plot arsye për të lëvduar Jehovain?
9. Si mund të bëjnë njerëzit ndryshime rrënjësore në jetën e tyre?
9 Fuqia shndërruese e Fjalës së Perëndisë, bashkë me ndihmën që Jehovai siguron nëpërmjet frymës së tij të shenjtë, i ndihmojnë njerëzit të bëjnë ndryshime rrënjësore në jetën Rom. 12:2; Gal. 5:22, 23) Kolosianëve 3:10 thotë: «Vishni personalitetin e ri, i cili nëpërmjet njohurisë së saktë rinohet sipas shëmbëlltyrës së Atij që e krijoi.» Mesazhi që gjendet në Fjalën e Perëndisë, Biblën, ka fuqinë të zbulojë se si është në të vërtetë dikush nga brenda, dhe mund të ndryshojë mënyrën si mendon e madje si ndihet për gjërat. (Lexo Hebrenjve 4:12.) Duke marrë njohuri të saktë për Shkrimet dhe duke e përputhur jetën me normat e drejta të Jehovait, një njeri mund të bëhet miku i tij, me perspektivën për të jetuar përgjithmonë.
e tyre. (Përgatitemi për të ardhmen
10. (a) Pse Jehovai është i vetmi që mund të na ndihmojë për t’u përgatitur për të ardhmen? (b) Cilat ndryshime dramatike do të ndodhin së shpejti në mbarë tokën?
10 Jehovai është i vetmi që mund të na ndihmojë për t’u përgatitur për të ardhmen sepse ai e di se ç’do të ndodhë. Ai përcakton se cila do të jetë e ardhmja e njerëzimit. (Isa. 46:9, 10) Profecia biblike zbulon se «dita e madhe e Jehovait është afër». (Sof. 1:14) Në lidhje me atë ditë, do të dalin të vërteta fjalët e Proverbave 11:4: «Gjërat me vlerë nuk kanë asnjë dobi ditën e furisë, por drejtësia të çliron nga vdekja.» Kur të vijë koha e ekzekutimit të gjykimit të Jehovait kundër botës së Satanait, ajo që do të ketë rëndësi, do të jetë nëse kemi apo jo miratimin e Perëndisë. Paratë do të jenë pa vlerë. Në fakt, Ezekieli 7:19 thotë: «Do ta hedhin argjendin nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet i neveritshëm.» Dijenia e këtyre gjërave mund të na ndihmojë të veprojmë me mençuri që tani.
11. Cila është një mënyrë se si arsimimi hyjnor na ndihmon të përgatitemi për të ardhmen?
11 Një mënyrë e veçantë se si arsimimi hyjnor na përgatit për ardhjen e ditës së Jehovait, është duke na ndihmuar të vëmë përparësitë e duhura. Apostulli Pavël i shkroi Timoteut: «Ata që janë të pasur në këtë botë, urdhëroji të mos jenë kryelartë e të mos i varin shpresat te pasuria e pasigurt, por te Perëndia.» Edhe sikur të mos jemi të pasur, mund të nxjerrim dobi nga kjo këshillë e frymëzuar nga Perëndia. Çfarë nënkupton ajo? Në vend që të grumbullojmë pasuri materiale, duhet të përpiqemi ‘të punojmë për të mirën’ dhe ‘të jemi të pasur në vepra të shkëlqyera’. Duke vënë në vend të parë në jetë gjërat frymore, ‘vëmë si thesar të sigurt një themel të shkëlqyer për të ardhmen’. (1 Tim. 6:17-19) Një udhë e tillë vetëmohuese pasqyron mençuri praktike, sepse, siç tha Jezui, «ç’dobi do të ketë njeriu nëse fiton gjithë botën, por humbet shpirtin e vet»? (Mat. 16:26, 27) Meqë dita e Jehovait është afër, secili prej nesh duhet të pyesë veten: «Ku po grumbulloj thesare? A po skllavërohem për Perëndinë apo për pasurinë?»—Mat. 6:19, 20, 24.
12. Pse nuk duhet të shkurajohemi nëse disa e përbuzin shërbimin tonë?
Mat. 24:14; 28:19, 20) Ashtu si në shekullin e parë, disa mund ta përbuzin shërbimin tonë. (Lexo 1 Korintasve 1:18-21.) Por kjo nuk ia ndryshon vlerën mesazhit tonë dhe s’do të thotë se nuk është aq e rëndësishme t’i japim kujtdo mundësinë që të besojë tek ai ndërsa ka ende kohë. (Rom. 10:13, 14) Nëse i ndihmojmë të tjerët të nxjerrin dobi nga arsimimi hyjnor, do t’u hapim rrugën shumë bekimeve.
12 Sipas Fjalës së Perëndisë, ndër ‘veprat e shkëlqyera’ që duhet të bëjnë të krishterët, parësore është vepra jetëshpëtuese e predikimit për Mbretërinë dhe e bërjes së dishepujve. (Të bekuar ngaqë bëjnë sakrifica
13. Çfarë sakrificash bëri apostulli Pavël për hir të lajmit të mirë?
13 Para se të bëhej i krishterë, apostulli Pavël po stërvitej që të kishte sukses në sistemin judaik. Kur ndoshta ishte pak a shumë 13 vjeç, u transferua nga qyteti i tij i lindjes, Tarsi, në Jerusalem, që të mësohej nga Gamalieli, një mësues tejet i vlerësuar i Ligjit. (Vep. 22:3) Me kalimin e kohës, Pavli filloi të shquhej mes bashkëkohësve dhe, po të kishte vazhduar në atë udhë, mund të ishte ngritur në një pozitë të lartë në judaizëm. (Gal. 1:13, 14) Kur pranoi lajmin e mirë dhe nisi veprën e predikimit, ai i la pas të gjitha këto. A i vinte keq Pavlit për zgjedhjen që kishte bërë? Jo. Në fakt, ai shkroi: «Çdo gjë e kam braktisur me dëshirë për shkak të vlerës së pashoqe të njohurisë së Krishtit Jezu, Zotërisë tim. Për shkak të tij pranova të humb çdo gjë dhe i konsideroj sikur të jenë shumë plehra.»—Filip. 3:8.
14, 15. Çfarë bekimesh kemi si «bashkëpunëtorë të Perëndisë»?
14 Ashtu si Pavli, të krishterët sot bëjnë sakrifica për hir të lajmit të mirë. (Mar. 10:29, 30) A na mungon gjë ngaqë veprojmë kështu? Roberti, i përmendur në fillim, shpreh atë që mendojnë edhe shumë të tjerë: «Nuk më vjen fare keq. Shërbimi në kohë të plotë më ka sjellë gëzim e kënaqësi dhe më ka dhënë mundësinë ‘të provoj dhe të shijoj se sa i mirë është Jehovai’. Kurdoherë që bëja sakrifica materiale për të ndjekur synime frymore, Jehovai më bekonte me më shumë sesa kisha sakrifikuar. Është sikur në të vërtetë nuk kam sakrifikuar asgjë. Vetëm kam përfituar.»—Psal. 34:8; Prov. 10:22.
15 Nëse keni njëfarë kohe që merrni pjesë në veprën e predikimit dhe të mësimdhënies, pa Vep. 16:14) A ju ka ndihmuar Jehovai të kapërcenit pengesa, ndoshta duke jua hapur udhën që të zgjeronit shërbimin? A ju ka ndihmuar në kohë të vështira, duke ju dhënë mundësinë të vazhdonit t’i shërbenit edhe atëherë kur ndienit se po ju shteronin forcat? (Filip. 4:13) Kur përjetojmë personalisht ndihmën e Jehovait ndërsa kryejmë shërbimin, ai bëhet më real për ne dhe ndihemi edhe më afër tij. (Isa. 41:10) A nuk është një bekim të jemi një nga ‘bashkëpunëtorët e Perëndisë’ në veprën madhështore të arsimimit hyjnor?—1 Kor. 3:9.
dyshim edhe ju keni pasur mundësi të provoni dhe të shijoni se sa i mirë është Jehovai. A keni pasur raste kur ndienit ndihmën e frymës së tij teksa paraqitnit lajmin e mirë? A keni parë sytë e njerëzve tek ndrinin nga gëzimi, ndërsa Jehovai u hapte zemrën që t’i kushtonin vëmendje mesazhit? (16. Si ndiheni për përpjekjet dhe sakrificat që bëni në lidhje me arsimimin hyjnor?
16 Mjaft njerëz shpresojnë të arrijnë të bëjnë gjatë jetës së tyre diçka me vlerë të përhershme. Kemi parë që edhe arritjet e jashtëzakonshme në botën e sotme shpesh harrohen shpejt. Megjithatë, veprat e ditëve të sotme që Jehovai po kryen në lidhje me shenjtërimin e emrit të tij, pa dyshim do të mbeten përherë pjesë e historisë teokratike. Ato do të kujtohen përgjithmonë. (Prov. 10:7; Hebr. 6:10) E çmofshim gjithmonë privilegjin për të marrë pjesë në veprën historike të arsimimit hyjnor!
Si do të përgjigjeshit?
• Çfarë kërkon Jehovai nga ata që ai i mëson?
• Si ua përmirëson jetën njerëzve arsimimi hyjnor?
• Në cilat mënyra jemi bekuar ngaqë i ndihmojmë të tjerët të nxjerrin dobi prej arsimimit hyjnor?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 23]
Ata që mësohen nga Jehovai formojnë një vëllazëri të vërtetë ndërkombëtare
[Figura në faqen 24]
A nuk është një bekim të jesh një nga ‘bashkëpunëtorët e Perëndisë’?