Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E vogël, por me zemër të madhe

E vogël, por me zemër të madhe

E vogël, por me zemër të madhe

KOHËT e fundit, një 9-vjeçare nga Brazili mori iniciativën dhe i ndau në dy pjesë kursimet e saj—18 dollarë më vete dhe 25 dollarë më vete. Shumën më të vogël e futi te kutia e kontributeve në Sallën e Mbretërisë për mbulimin e shpenzimeve të kongregacionit. Pastaj pjesën tjetër të parave, bashkë me një letër të shkurtër, e dërgoi në zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait. Në letër thuhej: «Dua t’i jap këto para për veprën mbarëbotërore. Kam dëshirë të ndihmoj shumë vëllezër e motra në të gjithë botën që të predikojnë lajmin e mirë. I jap me shumë dashuri për Jehovain.»

Prindërit i kanë mësuar kësaj vajze të vogël se është e rëndësishme të bëjë çdo gjë që ka mundësi për të mbështetur veprën e predikimit për Mbretërinë. I kanë ngulitur se është e nevojshme ‘të nderojë Jehovain me gjërat e saj me vlerë’. (Prov. 3:9) Ashtu si kjo vajzë e vogël, qofshim të gjithë të zellshëm për të mbështetur interesat e Mbretërisë si në vendin tonë, edhe në mbarë botën!