Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të japim me zemër të gëzuar

Të japim me zemër të gëzuar

Të japim me zemër të gëzuar

PËR dhënien, apostulli Pavël shkroi: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër.» Por, pastaj shtoi: «Jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.» (2 Kor. 9:7) Jehovai nuk detyron askënd të mbështetë adhurimin e pastër. Ai i lejon shërbëtorët e tij të tregojnë përkushtimin e tyre duke dhënë me vullnet dhe me gëzim. Gjatë gjithë historisë, populli i tij ka dhënë me entuziazëm për të. Le të shqyrtojmë tri raste.

Pasi Jehovai i nxori izraelitët nga Egjipti, i udhëzoi që të ndërtonin tabernakullin. Nevojiteshin materiale ndërtimi, prandaj izraelitët u ftuan të kontribuonin. Si u përgjigjën? «Tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra» sollën ar e argjend, bizhuteri dhe gjëra të tjera. Ata u treguan kaq bujarë sa u bë një njoftim tjetër me anë të të cilit u kërkohej që të mos jepnin më.—Dal. 35:5, 21; 36:6, 7.

Kur duhej ndërtuar tempulli shekuj më vonë, populli i Perëndisë kishte përsëri mundësinë të tregonte se mbështeste adhurimin e pastër. Vetë mbreti David bëri një kontribut mjaft të madh për atë projekt dhe ftoi edhe të tjerët të jepnin. Ata iu përgjigjën asaj ftese me zell. Në fakt, vetëm kontributet në ar e argjend me vlerën e sotme janë të barabarta me 77 miliardë euro. Populli s’e mbante dot gëzimin ngaqë po jepte vullnetarisht për Jehovain.—1 Kron. 29:3-9; 2 Kron. 5:1.

Edhe dishepujt e hershëm të Jezu Krishtit treguan një frymë të gëzuar dhënieje. Në vitin 33 të e.s., në festën e Ditës së Pesëdhjetë, u pagëzuan rreth 3.000 veta, shumë prej të cilëve nuk banonin në Jerusalem. Për të ndihmuar ata me mundësi të pakta financiare që të qëndronin në atë qytet për të mësuar më shumë për besimin e tyre të ri, u morën masa që të grumbulloheshin para për ca kohë. Vëllezërit shitnin zotërimet e tyre dhe të ardhurat ua çonin apostujve që të ndihmonin ata në nevojë. Sa duhet të jetë gëzuar Jehovai kur shihte një besim dhe dashuri të tillë!—Vep 2:41-47.

Sot, të krishterët vazhdojnë të mbështetin adhurimin e pastër duke dhënë me bujari dhe me gëzim nga koha, energjia dhe të ardhurat e tyre. Kutia më poshtë tregon disa mënyra si mund të bëhet kjo.

[Kutia në faqet 18, 19]

MËNYRA QË ZGJEDHIN DISA PËR TË DHËNË

KONTRIBUTE PËR VEPRËN MBARËBOTËRORE

Shumë veta lënë mënjanë ose grumbullojnë një sasi parash, të cilën e hedhin në kutitë e kontributeve me etiketën «Vepra mbarëbotërore».

Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këtë sasi parash zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin e tyre. Gjithashtu dhuratat vullnetare në para mund të dërgohen drejtpërdrejt në adresën: WatchTower Bible and Tract Society of New York, Inc., Attention Treasurer’s Office, 25 Columbia Heights, Brooklyn, New York 11201-2483, ose në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin tuaj. (Dhuratat vullnetare të specifikuara në paragrafët më poshtë mund t’i dërgohen edhe zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin tuaj.) Çeqet që dërgohen në adresën e mësipërme duhet t’i bëhen të pagueshme Shoqatës «Watchtower». Mund të dhurohen, gjithashtu, bizhuteri ose gjëra të tjera të çmuara. Këto kontribute duhet të shoqërohen me një letër të shkurtër ku thuhet se këto janë dhurata pa kusht.

RREGULLIMI PËR PARATË E LËNA NË MIRËBESIM ME KUSHT

Paratë mund t’i lihen në mirëbesim Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania për t’i përdorur në mbarë botën. Megjithatë, me kërkesë të dhuruesit, fondet do t’i kthehen atij. Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni Zyrën e Thesarit duke shkruar në adresën e treguar më sipër ose duke telefonuar në numrin (718) 560-7500.

DHËNIE E PLANIFIKUAR

Përveç dhurimeve pa kusht në para, ka edhe metoda të tjera dhënieje për ta çuar përpara shërbimin e Mbretërisë në të gjithë botën. Këto përfshijnë:

Sigurimet: Shoqata Watch Tower mund të emërohet si përfituesja e një police sigurimi për jetën ose i një plan pensioni.

Llogaritë bankare: Llogaritë bankare, certifikatat e depozitave ose llogaritë individuale të pensioneve, mund t’i lihen në mirëbesim ose t’i bëhen të pagueshme pas vdekjes Shoqatës Watch Tower, sipas kërkesave bankare vendëse.

Aksionet dhe obligacionet: Aksionet dhe obligacionet mund t’i dhurohen Shoqatës Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania si një dhuratë pa kusht ose Shoqata Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania mund të emërohet si përfituesja e një transferte pas vdekjes.

Pronat e paluajtshme: Pronat e paluajtshme që mund të shiten, mund të dhurohen ose duke bërë një dhuratë pa kusht, ose në rastin e një prone banimi, duke i rezervuar një pronë dhuruesit, i cili mund të vazhdojë të jetojë aty gjatë jetës së tij ose të saj. Kontaktoni zyrën e degës në vendin tuaj, para se të kaloni një pronë të paluajtshme.

Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore: Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore është një rregullim ku dikush i transferon para ose sigurime një korporate të caktuar që përdoret nga Dëshmitarët e Jehovait. Si shkëmbim, dhuruesi ose dikush i caktuar nga dhuruesi, merr një pagesë vjetore të përcaktuar, për çdo vit të jetës. Për vitin në të cilin është bërë dhurimi i të ardhurave, dhuruesi mund të ketë lehtësime në tatimin mbi të ardhurat.

Testamente dhe lënie në mirëbesim: Pronat ose paratë mund t’i lihen në trashëgimi Shoqatës Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania me anë të një testamenti të bërë ligjërisht ose Shoqata Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania mund të emërohet si përfituesja e një marrëveshjeje mirëbesimi. Një marrëveshje mirëbesimi në dobi të një organizate fetare mund të sjellë disa lehtësime nga taksat.

Siç nënkuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhurimesh kërkojnë në mënyrë të veçantë disa planifikime nga ana e dhuruesit. Për t’i ndihmuar individët që dëshirojnë të përkrahin veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait me anë të ndonjë forme të dhënies së planifikuar, është përgatitur në gjuhën angleze dhe spanjolle një broshurë e titulluar Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën. Broshura u shkrua për të dhënë informacione për disa mënyra dhurimesh, që mund të bëhen tani ose që mund të lihen në trashëgimi pas vdekjes. Pas leximit të broshurës dhe këshillimit me këshilltarët e tyre ligjorë a fiskalë, shumë veta kanë mundur të mbështetin veprimtaritë tona fetare e humanitare në të gjithë botën e ndërkohë të kenë më shumë lehtësime nga taksat. Kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar një kopje drejtpërdrejt Zyrës së Dhënies së Planifikuar.

Për më tepër informacione mund të kontaktoni Zyrën e Dhënies së Planifikuar, qoftë me shkrim, qoftë me telefon, në adresën e treguar më poshtë, ose mund të kontaktoni zyrën e degës në vendin tuaj.

Charitable Planning Office

Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

100 Watchtower Drive

Patterson, New York 12563-9204

Telefon: (845) 306-0707