Tregohu një dishepull i vërtetë i Krishtit
Tregohu një dishepull i vërtetë i Krishtit
«Çdo pemë e mirë prodhon fryt të mirë, kurse çdo pemë e kalbur prodhon fryt të keq.»—MAT. 7:17.
1, 2. Si dallohen dishepujt e vërtetë të Krishtit nga dishepujt e rremë, sidomos gjatë kësaj kohe të fundit?
JEZUI tha se të krishterët e rremë do të dalloheshin prej të krishterëve të vërtetë nga frytet e tyre, domethënë nga mësimet dhe sjellja. (Mat. 7:15-17, 20) Në fakt, njerëzit ndikohen në mënyrë të pashmangshme nga gjërat që futin në mendje dhe në zemër. (Mat. 15:18, 19) Ata që ushqehen me gënjeshtra, prodhojnë «fryt të keq», kurse ata që mësojnë të vërtetën frymore prodhojnë «fryt të mirë».
2 Këto dy lloje frytesh janë dukur qartë gjatë kësaj kohe të fundit. (Lexo Danielin 12:3, 10.) Të krishterët e rremë kanë një pikëpamje të shtrembëruar për Perëndinë dhe shpesh një formë hipokrite të përkushtimit hyjnor, kurse ata që kanë kuptueshmëri frymore e adhurojnë Perëndinë «me frymë dhe të vërtetë». (Gjoni 4:24; 2 Tim. 3:1-5) Këta përpiqen të shfaqin cilësi si të Krishtit. Por, ç’mund të themi për ne personalisht? Teksa shqyrton më poshtë pesë shenjat identifikuese të krishterimit të vërtetë, pyet veten: «A përputhen qartë me Fjalën e Perëndisë sjellja ime dhe gjërat që u mësoj të tjerëve? A e bëj këtë në atë mënyrë që të tjerët të tërhiqen drejt së vërtetës?»
Jetojnë në përputhje me Fjalën e Perëndisë
3. (a) Çfarë i pëlqen Jehovait? (b) Çfarë përfshin kjo për të krishterët e vërtetë?
3 Jezui tha: «Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.» (Mat. 7:21) Po, Jehovait nuk i pëlqen ai që thotë se është i krishterë, por ai që e praktikon krishterimin. Për dishepujt e vërtetë të Krishtit, kjo përfshin tërë mënyrën e tyre të jetesës, ku ndër të tjera janë qëndrimi ndaj parasë, punës në botë, zbavitjes, zakoneve e festave të botës dhe ndaj martesës e marrëdhënieve të tjera me njerëzit. Kurse të krishterët e rremë përvetësojnë sjelljen dhe mendimet e botës, e cila është bërë gjithnjë e më e paperëndishme gjatë këtyre ditëve të fundit.—Psal. 92:7.
4, 5. Si mund t’i zbatojmë në jetën tonë fjalët e Jehovait që gjenden te Malakia 3:18?
4 Në përputhje me këtë, profeti Malakia shkroi: «Keni për ta parë përsëri dallimin mes të drejtit dhe të ligut, mes atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben.» (Mal. 3:18) Ndërsa mediton për këto fjalë, pyet veten: «A dukem si njerëzit e botës apo dallohem si i ndryshëm prej tyre? A përpiqem t’u ngjaj të tjerëve në shkollë ose në punë apo u përmbahem me vendosmëri parimeve biblike, madje duke folur në mbrojtje të tyre kur është e përshtatshme?» (Lexo 1 Pjetrit 3:16.) Patjetër, nuk duam të japim përshtypjen sikur jemi më të drejtë se të tjerët, ama duhet të dallohemi si të ndryshëm nga ata që nuk e duan dhe nuk i shërbejnë Jehovait.
5 Nëse kupton se ke nevojë të përmirësosh sjelljen, pse të mos lutesh për këtë dhe të kërkosh forcë frymore me anë të studimit të rregullt të Biblës, lutjes dhe pjesëmarrjes në mbledhje? Sa më shumë ta zbatosh Fjalën e Perëndisë, aq më shumë do të prodhosh «fryt të mirë», përfshirë edhe «frytin e buzëve Hebr. 13:15.
që shpallin publikisht emrin e [Perëndisë]».—Predikojnë Mbretërinë e Perëndisë
6, 7. Ç’kontrast mund të shihet midis të krishterëve të vërtetë dhe atyre të rremë për sa i përket mesazhit për Mbretërinë?
6 Jezui tha: «Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë edhe qyteteve të tjera, sepse për këtë u dërgova.» (Luka 4:43) Pse Jezui kishte si temë kryesore të shërbimit të tij Mbretërinë e Perëndisë? Jezui e dinte se ai vetë, si Mbret i asaj Mbretërie, bashkë me vëllezërit e tij të lindur nga fryma e të ringjallur, do t’u jepnin fund shkaqeve rrënjësore të vuajtjeve të njerëzimit—mëkatit dhe Djallit. (Rom. 5:12; Zbul. 20:10) Prandaj, ai i urdhëroi dishepujt që të shpallnin këtë Mbretëri deri në fund të sistemit të tanishëm. (Mat. 24:14) Njerëzit që vetëm sa hiqen si dishepuj të Krishtit, nuk marrin pjesë në këtë vepër—në fakt, ata nuk munden. Pse? Të paktën për tri arsye: së pari, nuk mund të predikojnë diçka që nuk e kuptojnë. Së dyti, shumicës prej tyre i mungon përulësia dhe guximi që duhen për të përballuar talljet dhe kundërshtimin që mund të vijë kur u jepet të tjerëve mesazhi i Mbretërisë. (Mat. 24:9; 1 Pjet. 2:23) Dhe së treti, të krishterët e rremë nuk kanë frymën e Perëndisë.—Gjoni 14:16, 17.
7 Nga ana tjetër, dishepujt e vërtetë të Krishtit kuptojnë çfarë është Mbretëria e Perëndisë dhe çfarë do të bëjë ajo. Për më tepër, ata u japin përparësi në jetë interesave të kësaj Mbretërie, duke e shpallur në mbarë botën me ndihmën e frymës së Jehovait. (Zak. 4:6) A po merr pjesë rregullisht në këtë vepër? A po përpiqesh të përmirësosh si lajmëtar i Mbretërisë, ndoshta duke dalë më shumë në shërbim ose duke qenë më i efektshëm? Disa janë përpjekur të përmirësojnë cilësinë e shërbimit duke përdorur më mirë Biblën. «Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi»,—shkroi apostulli Pavël, i cili e kishte zakon të arsyetonte nga Shkrimet.—Hebr. 4:12; Vep. 17:2, 3.
8, 9. (a) Cilat përvoja tregojnë se sa e rëndësishme është të përdorim Biblën në shërbim? (b) Si mund të bëhemi më të aftë në përdorimin e Fjalës së Perëndisë?
8 Kur po predikonte shtëpi më shtëpi, një vëlla i lexoi Danielin 2:44 një katoliku dhe i shpjegoi se si Mbretëria e Perëndisë do të sjellë paqe dhe siguri të vërtetë. Ky i fundit u përgjigj: «E çmoj vërtet që hape Biblën dhe më tregove se ç’thoshte shkrimi, në vend që thjesht të ma thoshe me fjalët e tua.» Kur një vëlla i lexoi një shkrim një gruaje ortodokse greke, ajo i bëri disa pyetje që tregonin se kishte interes. Edhe në këtë rast, vëllai, bashkë me gruan e vet, u përgjigjën nga Bibla. Më vonë, gruaja tha: «A e dini pse doja të flisja me ju? Sepse erdhët në derën time me Bibël dhe më lexuat prej saj.»
9 Sigurisht, literatura jonë është e rëndësishme dhe duhet ofruar në shërbim. Megjithatë, mjeti ynë kryesor është Bibla. Prandaj, nëse nuk e ke zakon ta përdorësh rregullisht Biblën në shërbim, pse të mos e vësh si synim? Ndoshta mund të zgjedhësh disa shkrime kyçe që shpjegojnë çfarë është Mbretëria e Perëndisë
dhe si do t’i zgjidhë problemet specifike që i shqetësojnë njerëzit në zonën tënde. Pastaj, ji gati t’i lexosh teksa predikon shtëpi më shtëpi.Mbajnë me krenari emrin e Perëndisë
10, 11. Në lidhje me përdorimin e emrit të Perëndisë, ç’ndryshim i madh ekziston midis Jezuit dhe shumë njerëzve që pretendojnë se e ndjekin?
10 «Ju jeni dëshmitarët e mi,—thotë Jehovai,—dhe unë jam Perëndia.» (Isa. 43:12) Dëshmitari më i madh i Jehovait, Jezu Krishti, e konsideronte një nder të mbante emrin e Perëndisë dhe ta bënte të njohur atë. (Lexo Daljen 3:15; Gjonin 17:6; Hebrenjve 2:12.) Në fakt, ngaqë shpallte emrin e Atit, Jezui u quajt «Dëshmitari i Besueshëm».—Zbul. 1:5; Mat. 6:9.
11 Krejt ndryshe nga kjo, shumë që pretendojnë se përfaqësojnë Perëndinë dhe Birin e tij, kanë shfaqur një qëndrim të turpshëm ndaj emrit hyjnor, duke e hequr madje nga versionet e tyre të Biblës. Duke pasqyruar një frymë të ngjashme, në një direktivë të kohëve të fundit drejtuar peshkopëve katolikë thuhej se «emri i Perëndisë në formën e tetragramit JHVH, as duhet përdorur, as duhet shqiptuar» gjatë adhurimit. * Sa gjë e shëmtuar!
12. Në ç’mënyrë në vitin 1931 ata që i shërbenin Jehovait u identifikuan edhe më qartë si shërbëtorë të tij?
12 Duke imituar Krishtin dhe ‘renë e madhe me dëshmitarë’ që ishin para tij, të krishterët e vërtetë e përdorin me krenari emrin e Perëndisë. (Hebr. 12:1) Në fakt, në vitin 1931, ata që i shërbenin Jehovait u identifikuan edhe më qartë si shërbëtorë të tij duke pranuar emrin Dëshmitarët e Jehovait. (Lexo Isainë 43:10-12.) Kështu, në një kuptim shumë të veçantë, dishepujt e vërtetë të Krishtit u bënë ‘njerëz që thirren me emrin e Perëndisë’.—Vep. 15:14, 17.
13. Si mund të jetojmë në lartësinë e emrit që na ka dhënë Perëndia?
13 Si mund të jetojë secili prej nesh në lartësinë e emrit unik që mbajmë? Së pari, me besnikëri duhet të japim dëshmi për Perëndinë. «Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë,—shkroi Pavli.—Mirëpo si do ta thërrasin atë, tek i cili nuk kanë treguar besim? Si do të tregojnë besim tek ai, për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s’ka kush predikon? Si do të predikojnë, nëse nuk i ka dërguar kush?» (Rom. 10:13-15) Gjithashtu, me takt duhet të demaskojmë gënjeshtrat fetare që njollosin Krijuesin tonë, të tilla si doktrina e ferrit, e cila në të vërtetë i vesh Perëndisë së dashurisë tiparet mizore të Djallit.—Jer. 7:31; 1 Gjon. 4:8; krahaso Markun 9:17-27.
14. Si kanë reaguar disa kur kanë mësuar emrin e Perëndisë?
14 A je krenar që mban emrin e Atit tënd qiellor? A i ndihmon të tjerët që ta njohin këtë emër të shenjtë? Një grua në Paris, dëgjoi se Dëshmitarët e Jehovait dinin emrin e Perëndisë, prandaj i kërkoi Dëshmitares së parë që takoi më pas, që t’ia tregonte këtë emër në Biblën e saj. Kur ajo lexoi Psalmin 83:18, i bëri shumë përshtypje. Filloi të studionte Biblën dhe tani është një motër besnike që shërben në një vend tjetër. Kur një zonjë katolike nga Australia pa emrin e Perëndisë në Bibël për herë të parë, qau nga gëzimi. Tani ka shumë vjet që shërben si pioniere e rregullt. Kohët e fundit, kur Dëshmitarët në Xhamajkë i treguan një gruaje emrin e Perëndisë në Biblën e saj, edhe asaj i rrodhën lot gëzimi. Prandaj, ji krenar që mban emrin e Perëndisë dhe, duke imituar Jezuin, ji krenar që ua bën të njohur të gjithëve këtë emër të çmuar.
«Mos e doni . . . botën’
15, 16. (a) Si e shohin botën të krishterët e vërtetë? (b) Cilat pyetje duhet t’i bëjmë vetes?
15 «Mos e doni as botën, as gjërat që janë në botë. Nëse ndokush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.» (1 Gjon. 2:15) Bota dhe fryma e saj sipas mishit është në kundërshtim me Jehovain dhe frymën e tij të shenjtë. Prandaj, dishepujt e vërtetë të Krishtit nuk mjaftohen duke mos qenë pjesë e botës. Ata e refuzojnë me gjithë zemër, duke e ditur se, siç shkroi dishepulli Jakov, «miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë».—Jak. 4:4.
16 Mund të jetë e vështirë të zbatosh fjalët e Jakovit në një botë që ofron tundime të panumërta. (2 Tim. 4:10) Për këtë arsye, Jezui u lut për dishepujt e tij: «Nuk po të lutem që t’i heqësh nga bota, por që t’i ruash nga i ligu. Ata nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.» (Gjoni 17:15, 16) Pyet veten: «A përpiqem të mos jem pjesë e botës? A e njohin të tjerët qëndrimin tim për festimet dhe zakonet jobiblike, si edhe për ato që mund të mos kenë origjinë pagane, por pasqyrojnë qartë frymën e botës?»—2 Kor. 6:17; 1 Pjet. 4:3, 4.
17. Çfarë mund t’i nxitë njerëzit me zemër të ndershme që të marrin anën e Jehovait?
17 Pa dyshim, me qëndrimin tonë të bazuar në Bibël nuk do të fitojmë miratimin e botës, por mund t’u ndezim kureshtjen njerëzve me zemër të ndershme. Kur individë të tillë vërejnë se besimi ynë është i rrënjosur fort në Shkrime dhe përfshin të gjithë mënyrën tonë të jetesës, mund të reagojnë njësoj sikur t’u thoshin të mirosurve: «Ne do të vijmë me ju, sepse kemi dëgjuar që Perëndia është me ju.»—Zak. 8:23.
Tregojnë dashuri të krishterë të vërtetë
18. Ç’do të thotë të tregosh dashuri për Jehovain dhe të afërmin?
18 Jezui tha: «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde» dhe «duaje të afërmin tënd si veten». (Mat. 22:37, 39) Kjo dashuri (në greqisht agápe), është një dashuri që bazohet në atë çka është e drejtë, e cila merr parasysh detyrimet që ka personi, parimet dhe sjelljen e përshtatshme. Megjithatë, shpesh ajo përfshin ndjenja të forta përzemërsie: mund të jetë e ngrohtë dhe e fuqishme. (1 Pjet. 1:22) Është krejt e kundërta e egoizmit, sepse pasqyrohet me fjalë dhe me vepra altruiste.—Lexo 1 Korintasve 13:4-7.
19, 20. Thoni disa përvoja që tregojnë fuqinë e dashurisë së krishterë.
19 Ngaqë dashuria është rezultat i frymës së shenjtë të Perëndisë, ajo i ndihmon të krishterët të bëjnë atë që të tjerët nuk munden, si Gjonin 13:34, 35; Gal. 5:22) Njerëzit e përulur dhe të bindur preken thellë kur shohin një dashuri të tillë. Kështu ndodhi me një të ri jude në Izrael kur ndoqi për herë të parë një mbledhje të krishterë. Ai u habit kur pa vëllezër judenj dhe arabë që adhuronin Jehovain krah për krah. Si rrjedhim, filloi t’i ndiqte mbledhjet rregullisht dhe pranoi një studim biblik. A tregon dashuri të tillë të përzemërt ndaj vëllezërve? Dhe, a përpiqesh t’u japësh një mirëseardhje të ngrohtë atyre që vijnë për herë të parë në Sallën e Mbretërisë, pavarësisht nga kombësia, ngjyra e lëkurës ose shtresa shoqërore e tyre?
për shembull, të kapërcejnë pengesat raciale, kulturore dhe politike. (Lexo20 Si të krishterë të vërtetë, përpiqemi të tregojmë dashuri ndaj të gjithëve. Në Salvador, një lajmëtare e re në moshë studionte Biblën me një grua katolike 87-vjeçare, e cila ishte shumë e lidhur me kishën e saj. Një ditë, gruaja u sëmur rëndë dhe e shtruan në spital. Kur u kthye në shtëpi, disa Dëshmitare i shkuan për vizitë dhe i çuan për të ngrënë. E bënë këtë për rreth një muaj. Askush nga kisha e saj nuk i erdhi për vizitë. Cili qe rezultati? Ajo i hoqi shëmbëlltyrat, dha dorëheqjen nga kisha dhe rifilloi studimin biblik. Po, dashuria e krishterë është e fuqishme! Ajo mund të prekë zemrën e njerëzve në mënyra që nuk arrihen dot me fjalë.
21. Si mund ta bëjmë të sigurt të ardhmen tonë?
21 Së shpejti, Jezui do t’u thotë të gjithë atyre që vetëm sa pohojnë se i shërbejnë: «Kurrë nuk ju kam njohur. Largohuni nga unë, ju që bëni paligjshmëri!» (Mat. 7:23) Prandaj, le të prodhojmë frytet që nderojnë Atin dhe Birin. Jezui tha: «Kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton, është si një njeri i matur, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në shkëmb.» (Mat. 7:24) Po, nëse tregohemi dishepuj të vërtetë të Krishtit, do të kemi miratimin e Perëndisë dhe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt, si ta kishte themelin mbi shkëmb!
[Shënimi]
^ par. 11 Disa botime të sotme katolike, përfshirë edhe Simon Filipaj, e përkthejnë me fjalën «Jahve» tetragramin.
A të kujtohet?
• Si dallohen dishepujt e vërtetë të Krishtit nga ata të rremë?
• Përmend disa ‘fryte’ që i identifikojnë të krishterët e vërtetë.
• Çfarë synimesh mund të vësh për të prodhuar fryte të krishtere?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 13]
A e ke zakon të përdorësh rregullisht Biblën në shërbim?
[Figura në faqen 15]
A e dinë të tjerët qëndrimin tënd për festimet jobiblike?