Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Më ndihmon t’u prek zemrën njerëzve»

«Më ndihmon t’u prek zemrën njerëzve»

«Më ndihmon t’u prek zemrën njerëzve»

NË Porto-Alegre, një qytet bregdetar në jug të Brazilit, para ca kohësh u organizua një konferencë ndërkombëtare për çështjet sociale. Për këtë rast erdhën dhjetëra mijë njerëz nga 135 vende. Gjatë intervaleve, një grup Dëshmitarësh nga kongregacioni i Porto-Alegres iu afrua dhjetëra delegatëve për të ndarë me ta mesazhin biblik për Mbretërinë. Si komunikuan?

«Përdorëm broshurën Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve»,—thotë Elisabete, një pioniere. Ajo shtoi: «Shumë prej delegatëve nuk kishin dëgjuar kurrë rreth lajmit të mirë për Mbretërinë, megjithatë reaguan mirë ndaj mesazhit tonë. Folëm me njerëz nga Bolivia, Kina, Franca, India, Izraeli dhe Nigeria. Për disa delegatë, kishim literaturë në gjuhën e tyre, të cilën e pranuan me kënaqësi.»

Edhe në Meksikë, një pionier me emrin Raul e përdor këtë broshurë dhe ka pasur rezultate të mira. Disa kohë më parë, iu afrua një arabi 80-vjeçar që para pak kohësh i kishte vdekur gruaja. Pasi ai burrë lexoi në broshurë faqen në arabisht që flet për mesazhin e Mbretërisë, derdhi lot gëzimi. Pse? Premtimi i Perëndisë se nuk do të ketë më vdekje, siç thuhet te Zbulesa 21:3, 4, e preku thellë kur e lexoi në gjuhën e vet. Në një rast tjetër, ndërsa predikonte në mënyrë joformale, Rauli takoi një burrë që fliste portugalisht. Edhe atij i kishte vdekur një njeri i dashur—i biri. Rauli i tha të lexonte në broshurë faqen në portugalisht. Pasi e lexoi, burri tregoi se donte të mësonte më shumë për Biblën dhe pranoi një studim biblik.

Rauli e ka përdorur broshurën Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve për t’u dëshmuar njerëzve që flasin gjuhët angleze, armene, franceze, gjermane, hindi, kineze, koreane, mikse, perse, ruse dhe zapoteke. Ai thotë: «Kam vërejtur sa e rëndësishme është ta përdor këtë mjet në shërbim. Më ndihmon t’u prek zemrën njerëzve, edhe nëse nuk flas gjuhën e tyre.»

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz udhëtojnë dhe jetojnë jashtë vendit të tyre, kemi më shumë mundësi të takojmë ata që flasin një gjuhë tjetër. Do të arrijmë të ndajmë me ta mesazhin për Mbretërinë duke përdorur broshurën Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve. A e mbani me vete?

[Figurat në faqen 32]

Rauli me broshurën që e ndihmon t’u prekë zemrën njerëzve