‘Le të paraqitim blatimin për Jehovain’
SI E tregon mirënjohjen kur dikush të bën një të mirë? Të shohim se si e treguan mirënjohjen krerët ushtarakë në Izrael pasi luftuan me midianitët. Beteja u zhvillua pasi Izraeli kishte mëkatuar në lidhje me Baalin e Peorit. Perëndia i dha fitoren popullit, dhe plaçkën e luftës e ndanë midis 12.000 ushtarëve e pjesës tjetër të Izraelit. Sipas drejtimit të Jehovait, ushtarët u dhanë priftërinjve një përqindje të pjesës së tyre dhe po kështu, izraelitët e tjerë u dhanë nga pjesa e tyre levitëve.—Num. 31:1-5, 25-30.
Megjithatë, krerët ushtarakë donin të bënin më shumë. «Shërbëtorët e tu numëruan luftëtarët që janë nën urdhrat tanë dhe raportohet se nuk mungon asnjë»,—i thanë ata Moisiut. Si blatim për Jehovain vendosën të paraqitnin ar dhe stoli të ndryshme. Pesha e përgjithshme e stolive prej ari arriti në më tepër se 190 kilogramë.—Num. 31:49-54.
Edhe sot, shumë nxiten ta tregojnë mirënjohjen për atë që ka bërë Jehovai për ta. Gjithsesi, ndjenja të tilla mirënjohjeje nuk i kanë vetëm shërbëtorët e kushtuar të Perëndisë. Shqyrtoni për shembull rastin e një shoferi autobusi që shoqëroi një grup delegatësh te stadiumi ku do të mbahej kongresi ndërkombëtar në Bolonjë të Italisë, më 2009-n. Ngaqë ishte një shofer shumë i kujdesshëm e me natyrë të butë, ata që udhëtuan me autobusin e tij vendosën t’i shkruanin një kartolinë falënderimi dhe t’i jepnin një bakshish e një libër Çfarë mëson vërtet Bibla? Shoferi u përgjigj: «E pranoj me kënaqësi kartolinën dhe librin, por paratë do t’ua kthej sepse dua të kontribuoj që të vazhdoni veprën që po bëni. Ndonëse nuk jam Dëshmitar i Jehovait, dua ta jap këtë kontribut sepse kam parë se i bëni gjërat të nxitur nga dashuria.»
Kur nxiteni nga mirënjohja për gjithçka që Jehovai ka bërë për ju, një mënyrë për ta treguar atë është duke dhënë kontribute për veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait. (Mat. 24:14) Mënyra të ndryshme se si zgjedhin të japin disa, renditen në kutinë shoqëruese.