Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kurrë nuk është tepër vonë për t’i shërbyer Perëndisë

Kurrë nuk është tepër vonë për t’i shërbyer Perëndisë

Kurrë nuk është tepër vonë për t’i shërbyer Perëndisë

Në Malagë, në jug të Spanjës, një nënë dhe e bija, të dyja me emrin Ana, u pagëzuan më 19 dhjetor 2009. Ato ishin mes 2.352 vetave që bënë këtë hap gjatë vitit 2009 në Spanjë. Por kishte diçka të pazakontë te kjo nënë dhe tek e bija​—mosha e tyre. Ishin përkatësisht 107 dhe 83 vjeçe.

Çfarë i shtyu të pagëzoheshin në simbol të kushtimit të tyre ndaj Jehovait? Në fillim të viteve 70, një fqinjë Dëshmitare e ftoi Anën, vajzën, në Studimin e Librit të Kongregacionit që mbahej në shtëpinë e saj. Ana merrte pjesë herë pas here. Megjithatë, për shkak të punës nuk përparoi më tej.

Rreth dhjetë vjet më vonë, disa nga fëmijët e Anës nisën të studionin Biblën dhe me kalimin e kohës u bënë shërbëtorë të Jehovait. Një prej tyre, Mari-Karmeni, më në fund arriti të rindizte dashurinë e nënës së saj për të vërtetën biblike, si edhe e ndihmoi të pranonte një studim biblik. Atëherë edhe gjyshja e Mari-Karmenit, Ana më e moshuar, filloi të tregonte interes për Biblën. Në fund, dhjetë pjesëtarë të kësaj familjeje u pagëzuan.

Ditën e pagëzimit, të dyja Anat, nënë e bijë, rrezatonin nga gëzimi. «Jehovai është treguar shumë i mirë me mua duke më lejuar ta njoh»,—tha Ana 107-vjeçare. E bija shtoi: «Para se të vijë parajsa, dua t’i shërbej Jehovait, të bëj vullnetin e tij dhe të predikoj lajmin e mirë sa më shumë të mundem.»

Ajo që në veçanti u jep gëzim këtyre dy vejushave, është pjesëmarrja në mbledhje. «Ato nuk mungojnë në asnjë mbledhje,—thotë një nga pleqtë e kongregacionit të tyre.—Janë gjithnjë gati të komentojnë gjatë Studimit të Kullës së Rojës.»

Shembulli i tyre besnik na sjell në mend një vejushë me emrin Ana, e cila «nuk mungonte kurrë në tempull dhe bënte shërbim të shenjtë natë e ditë me agjërime dhe përgjërime». Falë kësaj, pati privilegjin të shihte foshnjën Jezu. (Luka 2:36-38) Në moshën 84-vjeçare, Ana nuk ishte tepër e moshuar për t’i shërbyer Jehovait, dhe as adashet e saj sot.

A keni të afërm që dëshirojnë të dëgjojnë mesazhin e Biblës? Ose, a keni takuar një të moshuar që është i interesuar dhe dëshiron t’ju dëgjojë kur e vizitoni në shtëpinë e tij? Këta mund të bëhen si Anat në këtë përvojë, sepse kurrë nuk është tepër vonë të fillosh t’i shërbesh Perëndisë së vërtetë, Jehovait.

[Diçitura në faqen 25]

«Jehovai është treguar shumë i mirë me mua»

[Diçitura në faqen 25]

«Para se të vijë parajsa, dua t’i shërbej Jehovait»