Ndiq Krishtin, udhëheqësin e përsosur
Ndiq Krishtin, udhëheqësin e përsosur
ATA që ndjekin sundimtarët njerëzorë, shpesh zhgënjehen. Sidoqoftë, ndikimi që ka udhëheqja e Krishtit tek ata që i nënshtrohen, është krejt i ndryshëm. Jezui tha: «Ejani tek unë, të gjithë ju që po robtoheni dhe që jeni të ngarkuar, e unë do t’ju freskoj. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse jam me natyrë të butë e i përulur në zemër, dhe ju do të gjeni freskim për shpirtin.» (Mat. 11:28, 29) Udhëheqja e Jezuit të freskon e të përtërin. Ai interesohet shumë për të përulurit dhe për të shtypurit, e i fton të futen nën zgjedhën e tij të këndshme. Por, çfarë do të thotë të ndjekësh udhëheqjen e Jezuit?
Apostulli Pavël shkroi: «Krishti vuajti për ju, duke ju lënë një model, që të ndiqni me kujdes gjurmët e tij.» (1 Pjet. 2:21) Sa e rëndësishme është për ne të ndjekim gjurmët e Jezuit? Imagjino sikur je me një grup njerëzish dhe duhet të kaloni një fushë të minuar, por vetëm njëri prej jush di se si të kalojë përtej shëndoshë e mirë. A nuk do t’i ndiqje me kujdes gjurmët e tij, madje duke shkelur tek ato gjurmë? Po kështu, siguria jonë për të ardhmen varet nëse e modelojmë jetën sipas shembullit të Jezuit. Kjo përfshin ta dëgjojmë e t’i bindemi atij dhe të bashkëpunojmë me ata që e përfaqësojnë.
Dëgjo dhe bindu
Nga fundi i Predikimit në Mal, Jezui tha: «Kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton, është si një njeri i matur, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në shkëmb. Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe u përplasën me forcë pas shtëpisë, por ajo s’u shemb, sepse e kishte themelin në shkëmb.»—Mat. 7:24, 25.
Jezui e quajti ‘të matur’ njeriun që i dëgjon dhe u bindet fjalëve të tij. A tregojmë me bindjen tonë nga zemra se e respektojmë dhe e vlerësojmë shembullin e Krishtit apo kemi prirjen t’u bindemi vetëm atyre urdhërimeve të tij që janë të lehta ose të leverdishme? Jezui tha: «Bëj gjithmonë gjërat që i pëlqejnë [Perëndisë].» (Gjoni 8:29) Le të përpiqemi të imitojmë këtë shembull.
Në shekullin e parë, apostujt lanë një shembull të shkëlqyer nënshtrimi ndaj udhëheqjes së Krishtit. Në një rast, Pjetri i tha Jezuit: «Ja, ne lamë gjithçka dhe po të ndjekim.» (Mar. 10:28) Vërtet, apostujt e konsideronin udhëheqjen e Jezuit me kaq shumë vlerë, sa me gatishmëri i lanë pas gjërat e tjera që ta ndiqnin.—Mat. 4:18-22.
Bashkëpuno me përfaqësuesit e Krishtit
Pak kohë para vdekjes, Jezui përmendi një mënyrë tjetër se si mund të ndjekim udhëheqjen e tij. Ai tha: «Kush pranon atë që dërgoj unë, më pranon edhe mua.» (Gjoni 13:20) Në fakt, Jezui i quajti përfaqësuesit e tij të mirosur «vëllezërit» e vet. (Mat. 25:40) Pasi ai u ringjall në qiej, këta ‘vëllezër’ u emëruan që të vepronin në vend të tij, pra si ambasadorë «në vend të Krishtit» që i ftonin të tjerët të pajtoheshin me Perëndinë Jehova. (2 Kor. 5:18-20) Pranimi i udhëheqjes së Krishtit përfshin nënshtrimin ndaj ‘vëllezërve’ të tij.
Është mirë të shqyrtojmë se si reagojmë ndaj këshillave biblike që na jepen në kohën 2 Pjet. 3:1, 2) E tregojmë çmueshmërinë e përzemërt për këtë ushqim frymor duke e marrë rregullisht. Por, si duhet të reagojmë kur një këshillë përsëritet disa herë? Për shembull, Fjala e Perëndisë i këshillon të krishterët të martohen «vetëm në Zotërinë». (1 Kor. 7:39) Për më tepër se një shekull, ky argument është trajtuar herë pas here në Kullën e Rojës. Sigurisht, vëllezërit e Krishtit tregojnë merak të dashur për mirëqenien tonë frymore duke botuar artikuj që flasin për këtë këshillë dhe për këshilla të tjera të frymëzuara. Një mënyrë si tregojmë se po ndjekim Udhëheqësin tonë të përsosur, Jezu Krishtin, është duke u kushtuar vëmendje këtyre përkujtuesve.
e duhur në botimet tona të bazuara në Bibël. Studimi i Shkrimeve dhe mbledhjet e kongregacionit, na sjellin ndër mend fjalët e Krishtit. («Shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që ndriçon gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë»,—thuhet te Proverbat 4:18. Po, udhëheqja e Jezuit përparon, nuk rri në vend numëro. Një mënyrë tjetër se si bashkëpunojmë me «vëllezërit» e Krishtit, është duke pasur një qëndrim pozitiv ndaj çdo përmirësimi në kuptueshmërinë e të vërtetave biblike që botohen nga «skllavi i besueshëm dhe i matur».—Mat. 24:45.
Gjithashtu, e tregojmë nënshtrimin ndaj ‘vëllezërve’ të Krishtit duke bashkëpunuar me mbikëqyrësit e emëruar në kongregacionin e krishterë. Apostulli Pavël tha: «Jini të bindur ndaj atyre që marrin drejtimin mes jush, dhe jini të nënshtruar, sepse rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj.» (Hebr. 13:17) Për shembull, duke na treguar sa e rëndësishme është mbrëmja e Adhurimit Familjar, një plak mund të na nxitë ta mbajmë rregullisht ose mund të na japë sugjerime për ndonjë aspekt të shërbimit. Ndoshta një mbikëqyrës udhëtues na jep disa këshilla biblike të dobishme në lidhje me një aspekt të veçantë të jetës së krishterë. Zbatimi me gatishmëri i këtyre këshillave tregon se po ndjekim Jezuin si Udhëheqësin tonë.
Mjerisht, botës i mungon një udhëheqje e efektshme. Por, ç’freskim është të ndjekim udhëheqjen e dashur të Krishtit! Me çdo kusht, pra, le t’i bindemi Udhëheqësit tonë dhe të bashkëpunojmë me ata që po përdor sot.
[Figura në faqen 27]
A e pranon këshillën biblike për të mos u futur në të njëjtën zgjedhë me një jobesimtar?