Një mbledhje historike
Një mbledhje historike
«KUR të ketë mbaruar kjo mbledhje, do të thoni: ‘Ishte vërtet një mbledhje vjetore e shënuar në historinë teokratike!’» Me këto fjalë, Stivën Leti, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, ia shtoi pritshmërinë auditorit të madh. Ata ishin aty për mbledhjen e 126-të vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, e cila u mbajt më 2 tetor 2010, në Sallën e Asambleve të Dëshmitarëve të Jehovait në Xhersi-Siti të Nju-Xhersit, SHBA. Cilat ishin disa pika kyçe të këtij rasti historik?
Fjalimi hyrës i vëlla Letit ishte një diskutim entuziast për karrocën qiellore të Jehovait, e cila përshkruhet në librin biblik të Ezekielit. Ky mjet kolosal dhe i lavdishëm paraqet organizatën e Perëndisë, të cilën ai e ka plotësisht nën kontroll. Pjesa e saj qiellore, që përbëhet nga krijesa frymore, lëviz me shpejtësinë e vetëtimës—shpejtësia e vetë mendimeve të Jehovait, tha vëlla Leti. Po ashtu, edhe pjesa tokësore e organizatës së Perëndisë Jehova është në lëvizje. Vëlla Leti theksoi disa zhvillime emocionuese që kanë ndodhur vitet e fundit në pjesën e dukshme të organizatës së Perëndisë.
Për shembull, disa degë po shkrihen me njëra-tjetrën e po konsolidohen. Kjo bën të mundur që shumë vëllezër që dikur shërbenin në shtëpitë Bethel në këto vende, të përqendrohen në veprën e predikimit. Vëlla Leti e nxiti auditorin të vazhdojë të lutet që Trupi Udhëheqës, si përfaqësues i klasës së skllavit, të vazhdojë të jetë jo vetëm i besueshëm, por edhe i mençur ose i matur.—Mat. 24:45-47.
Raporte nxitëse dhe intervista inkurajuese
Tab Hansbërgëri, i cili shërben në Komitetin e Degës të Haitit, bëri një raport prekës mbi pasojat e tërmetit të 12 janarit 2010, i cili mendohet se u mori jetën rreth 300.000 njerëzve. Ai theksoi se klerikët vazhdojnë t’u thonë njerëzve se viktimat i ndëshkoi Perëndia ngaqë nuk kishin besim, por të mirët i mbrojti. Gjithsesi, mijëra kriminelë ikën kur muret e një burgu u shembën nga tërmeti. Shumë haitianë të sinqertë po ngushëllohen duke mësuar të vërtetën se përse kohët tona janë kaq të trazuara. Vëlla Hansbërgëri përmendi një vëlla besnik nga Haiti që i kishte vdekur gruaja në atë katastrofë, i cili ishte shprehur: «Vazhdoj të derdh lot deri sot. Nuk e di për sa kohë do të vazhdoj të vajtoj, por gëzoj sepse ndiej dashurinë e organizatës së Jehovait. Kam shpresë dhe jam i vendosur t’ua jap edhe të tjerëve këtë shpresë.»
Mark Sandersoni, që tani është pjesëtar i familjes Bethel në Bruklin, bëri një raport për *
Filipinet. Meqë dikur ka shërbyer në Komitetin e Degës të atij vendi, i rrezatonte fytyra ndërsa tregonte se atje ishte arritur maksimumi i 32-të radhazi në numrin e lajmëtarëve të Mbretërisë, dhe numri i studimeve biblike e tejkalon jashtëzakonisht numrin e lajmëtarëve. Ai foli për një vëlla me emrin Migel, të cilit i kishin vrarë nipin. Migeli bëri shumë përpjekje që vrasësi të ndiqej penalisht dhe të futej në burg. Ca kohë më vonë, kur po dëshmonte në burg, Migeli takoi vrasësin. Edhe pse ishte disi nervoz, Migeli iu drejtua me butësi dhe dashamirësi. Si përfundim, studioi me atë person, i cili reagoi mirë dhe filloi ta donte Jehovain. Tani ai është i pagëzuar. Migeli e ka mik të ngushtë dhe po përpiqet ta ndihmojë vëllanë e ri që të dalë përpara kohe nga burgu.Më tej, një aspekt tjetër i programit ishte një intervistë që e drejtoi Mark Numari, instruktor në Repartin e Shkollave Teokratike. Ai intervistoi tre çifte: Aleks e Sara Rainmjullër, Dejvid e Krista Shejfër, si dhe Robert e Ketra Siranko. Aleks Rainmjullëri, ndihmës pranë Komitetit të Botimit, tregoi se si e forcoi marrëdhënien me Jehovain ndërsa shërbente si pionier në Kanada kur ishte 15 vjeç dhe shpesh dilte vetëm në shërbim. Kur u pyet se kush kishte ndikuar më shumë tek ai në Bethel, vëlla Rainmjullëri përmendi tre burra besnikë, duke theksuar se si e kishte ndihmuar secili prej tyre të rritej frymësisht. Gruaja e tij, Sara, tregoi për miqësinë e saj me një motër, e cila vuajti për dekada në burgje kineze për shkak të besimit. Sara tha se kishte mësuar të mbështetej te Jehovai me anë të lutjes.
Dejvid Shejfëri, ndihmës pranë Komitetit të Mësimit, lavdëroi mamanë për besimin e saj të fortë dhe foli për disa vëllezër që punonin si druvarë, të cilët e ndihmuan të shërbente si pionier ndihmës kur ishte adoleshent. Gruaja e tij, Krista, kujtoi me mall ndikimin që kishin pasur tek ajo pjesëtarë më të moshuar të familjes Bethel, të cilët ishin ‘të besueshëm në gjëra të vogla’, siç kishte këshilluar Jezui.—Luka 16:10.
Robert Siranko, ndihmës pranë Komitetit të Shkrimit, kujtoi katër gjyshërit që ishin emigrantë hungarezë dhe të krishterë të mirosur. Kur ishte djalosh, i bënë përshtypje kongreset e mëdha që ndoqi në vitet 50, ku mësoi se organizata e Jehovait ishte shumë më e madhe se kongregacioni i tij. Gruaja, Ketra, tha se mësoi më tepër për besnikërinë kur shërbente si pioniere në një kongregacion ku kishte apostazi dhe probleme të tjera.
Ajo duroi dhe në fund u caktua të shërbente si pioniere speciale në një kongregacion ku uniteti i preku zemrën.Pastaj, Manfred Tonaku bëri një raport për Etiopinë. Historia e këtij vendi daton që nga kohët biblike dhe tani Etiopia është bekuar me mbi 9.000 lajmëtarë të lajmit të mirë. Shumica prej tyre jetojnë në kryeqytetin Adis-Abeba ose pranë tij, prandaj në zonat e thella ka nevojë për më shumë lajmëtarë. Për të plotësuar këtë nevojë, u ftuan për një vizitë Dëshmitarë etiopas që jetojnë në vende të tjera, që të predikonin në disa zona të thella të vendit. Erdhën shumë veta që u dhanë zemër Dëshmitarëve vendës dhe gjetën mjaft të interesuar.
Një pikë kyçe e programit ishte një simpozium rreth Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi dhe betejave të tyre ligjore. Aulis Bergdali nga Komiteti i Degës në Rusi paraqiti një histori të përndjekjes së Dëshmitarëve në atë vend, sidomos në Moskë. Filip Bramli nga Reparti Ligjor i degës së Shteteve të Bashkuara, foli për zhvillimet emocionuese të muajve të fundit kur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriu (GJEDNJ) mori në shqyrtim nëntë akuzat që ishin ngritur kundër Dëshmitarëve. Gjykata u shpreh njëzëri se asnjë nga akuzat nuk kishte bazë dhe në disa raste madje shpjegoi me kujdes pse hidhte poshtë argumentet e paraqitura. Ndërkohë që rezultatet mbeten për t’u parë, vëlla Bramli foli në mënyrë shpresëdhënëse për ndikimin që mund të ketë vendimi i Gjykatës te çështjet e ngritura në vende të tjera.
Pas këtij lajmi emocionues, vëlla Leti njoftoi se GJEDNJ-ja ka pranuar të shqyrtojë çështjen e debatuar prej vitesh që lidhet me një taksë. Çështja përfshin qeverinë e Francës dhe Dëshmitarët e Jehovait. Kjo Gjykatë tejet e respektuar pranon fare pak çështje që i paraqiten. Deri tani, GJEDNJ-ja ka shqyrtuar 39 çështje që përfshijnë Dëshmitarët e Jehovait dhe ka vendosur në favorin tonë në 37 raste. Vëlla Leti i bëri thirrje gjithë popullit të Perëndisë Jehova që të vazhdojë t’i lutet Atij për këtë çështje.
Raportin e fundit e bëri Riçard Morlani, instruktor i jashtëm në Shkollën për Pleqtë e Kongregacioneve. Ai foli me entuziazëm për shkollën dhe për çmueshmërinë që kanë treguar pleqtë që e kanë ndjekur.
Fjalime të tjera nga anëtarë të Trupit Udhëheqës
Gaj Piërsi, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti një fjalim të përzemërt që përqendrohej Sof. 3:12) Ai tha që, ndonëse në shumë aspekte kjo është një periudhë e lumtur për popullin e Jehovait, është edhe një periudhë serioze dhe që të vë në mendime. Dita e madhe e Jehovait është afër e megjithatë njerëzit vazhdojnë të kërkojnë strehë te feja e rreme, institucionet politike, pasuria, largimi nga realiteti etj. Që të gjejmë strehë të vërtetë, duhet të thërrasim emrin e Perëndisë. Kjo do të thotë ta njohim dhe ta respektojmë thellësisht Atë e të besojmë te Personi që mban këtë emër, duke e dashur me gjithçka që kemi.
te shkrimi i vitit për 2011-n: ‘Gjej strehë tek emri i Jehovait.’ (Dejvid Splejni, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti më pas një fjalim plot ndjenja dhe që të vinte në mendime, rreth temës: «A keni hyrë në pushimin e Perëndisë?» Ai theksoi se pushimi i Perëndisë nuk do të thotë mungesë aktiviteti, pasi Jehovai dhe Biri i tij ‘kanë vazhduar të punojnë’ gjatë gjithë ditës së figurshme të pushimit, që të realizojnë me sukses qëllimin e Perëndisë për gjërat që krijoi në lidhje me tokën. (Gjoni 5:17) Por, si mund të hyjmë në pushimin e Perëndisë? Pjesërisht, duke hequr dorë nga mëkati dhe nga përpjekjet për të qenë të drejtë pa nevojën e Jezu Krishtit dhe të flijimit të tij shpërblyes. Duhet të tregojmë besim dhe të jetojmë duke pasur në mendje qëllimin e Perëndisë, duke dhënë në çfarëdo mënyre ndihmesën tonë për këtë qëllim. Ndonjëherë kjo mund të jetë e vështirë, por kemi nevojë të pranojmë këshillat dhe të bashkëpunojmë me drejtimin që na jep organizata e Jehovait. Vëlla Splejni iu përgjërua auditorit të bënte çmos për të hyrë në pushimin e Perëndisë.
Fjalimi i fundit, që u mbajt nga Entoni Morisi, anëtar i Trupit Udhëheqës, titullohej: «Çfarë po presim?» Me urgjencë dhe ngrohtësi atërore, vëlla Morisi i kujtoi auditorit zhvillimet profetike që shtrihen përpara, ngjarje që të gjithë besnikët mezi i presin. Në to përfshihet thirrja «paqe dhe siguri!», si dhe shkatërrimi i fesë së rreme. (1 Sel. 5:2, 3; Zbul. 17:15-17) Vëlla Morisi paralajmëroi që, kur të dëgjojmë në lajme disa ngjarje që nuk përmbushin profeci të rëndësishme biblike, të mos nxjerrim përfundimin se «erdhi Harmagedoni». Ai rekomandoi të presim me gëzim e durim, siç thuhet te Mikea 7:7. Por, në të njëjtën kohë, u bëri thirrje të gjithëve që «të shtrëngojnë radhët» me Trupin Udhëheqës, të afrohen së bashku, siç bëjnë ushtarët kur hyjnë në valën e betejës. Ai tha: «Qofshi . . . me zemër të fortë, të gjithë ju që pritni Jehovain!»—Psal. 31:24.
Në fund, pati disa njoftime emocionuese dhe historike. Xhefri Xheksoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, njoftoi se po planifikohej dalja e versionit provë të Kullës së Rojës, botimi i thjeshtuar për studim, për ata që nuk dinë mirë anglisht. Më tej, Stivën Leti njoftoi se Trupi Udhëheqës do të organizojë vizita baritore për mbikëqyrësit krahinorë dhe gratë e tyre në Shtetet e Bashkuara. Pastaj njoftoi se tani e tutje Shkolla e Stërvitjes për Shërbim do të quhet Shkolla Biblike për Vëllezërit Beqarë. Së shpejti do të plotësohet edhe nga një shkollë tjetër, Shkolla Biblike për Çiftet e Krishtere. Kjo shkollë do t’i stërvitë më tej çiftet që të jenë më të dobishëm për organizatën e Jehovait. Gjithashtu, vëlla Leti njoftoi se Shkolla për Mbikëqyrësit Udhëtues dhe Gratë e Tyre, si edhe Shkolla për Anëtarët e Komiteteve të Degëve dhe Gratë e Tyre, do të zgjerohen. Do të mbahen dy klasa në vit në Paterson dhe ata që e kanë bërë më parë këtë shkollë, do ta ndjekin për herë të dytë.
Një pikë prekëse në fund të programit ishte kur 97-vjeçari Xhon Bar, anëtar i Trupit Udhëheqës prej një kohe të gjatë, bëri një lutje të përulur dhe të sinqertë. * Në fund të mbledhjes, të gjithë mendonin se kjo kishte qenë vërtet një ditë historike.
[Shënimet]
^ par. 20 Vëlla Bari e mbaroi jetën e tij në tokë më 4 dhjetor 2010.
[Diçitura në faqen 19]
Të gjithë në auditor u kënaqën me intervistat
[Diçitura në faqen 20]
Jehovai e ka bekuar veprën e predikimit në Etiopi