Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A gjen gëzim në ‘privilegjin e dhënies me dashamirësi’?

A gjen gëzim në ‘privilegjin e dhënies me dashamirësi’?

A gjen gëzim në ‘privilegjin e dhënies me dashamirësi’?

TË KRISHTERËT e hershëm në Filipi njiheshin për mbështetjen bujare që jepnin për adhurimin e vërtetë. Në letrën e frymëzuar që u drejtoi atyre, apostulli Pavël shkroi: «E falënderoj gjithmonë Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj, në çdo përgjërim timin për të gjithë ju. Bëj përgjërime me gëzim, për kontributin që keni dhënë për përhapjen e lajmit të mirë që nga dita e parë e deri në këtë çast.» (Filip. 1:3-5) Pavli e kujtonte mirë kohën kur Lidia e ata të shtëpisë së saj u pagëzuan, dhe ajo këmbënguli që ai dhe shokët e tij të predikimit të qëndronin në shtëpinë e saj.​—Vep. 16:14, 15.

Jo shumë kohë më vonë, kongregacioni i sapoformuar në Filipi i dërgoi dy herë Pavlit kontribute gjatë qëndrimit të tij disajavor me bashkëbesimtarët në Selanik, rreth 160 kilometra larg. (Filip. 4:15, 16) Disa vjet më vonë, ndërsa filipianët dhe vëllezër të tjerë maqedonas po përjetonin mundim dhe ‘varfëri të thellë’, dëgjuan për nevojën që kishin të krishterët e përndjekur në Jerusalem dhe donin t’i ndihmonin. Pavli dëshmoi se kjo ishte në të vërtetë «përtej mundësive të tyre reale». Megjithatë, ai shkroi: «Ata nisën të na luteshin e të na përgjëroheshin . . . që të kishin privilegjin të jepnin me dashamirësi.»​—2 Kor. 8:1-4; Rom. 15:26.

Rreth dhjetë vjet pasi filipianët përqafuan krishterimin, po tregonin ende të njëjtën frymë bujare. Ngaqë kishin dëgjuar se Pavli ishte burgosur në Romë, dërguan Epafroditin në një udhëtim prej 1.287 kilometrash në tokë e në det, që t’i çonte një kontribut apostullit. Qartë, filipianët donin t’i siguronin Pavlit gjëra të nevojshme që të vazhdonte predikimin dhe të forconte vëllezërit ndërkohë që ishte në burg.​—Filip. 1:12-14; 2:25-30; 4:18.

Sot, të krishterët e vërtetë e konsiderojnë një privilegj të mbështetin veprën e predikimit për Mbretërinë dhe të bërjes së dishepujve. (Mat. 28:19, 20) Ata çojnë përpara interesat e Mbretërisë duke kontribuar nga koha, energjitë dhe fondet e tyre. Në kutinë shoqëruese tregohen disa mënyra se si mund të bësh edhe ti pjesën tënde për të mbështetur këtë vepër që na ka dhënë Perëndia.

[Kutia në faqet 22, 23]

MËNYRA QË ZGJEDHIN DISA PËR TË DHËNË

KONTRIBUTE PËR VEPRËN MBARËBOTËRORE

Shumë veta lënë mënjanë ose grumbullojnë një sasi parash, të cilën e hedhin në kutitë e kontributeve me etiketën «Vepra mbarëbotërore».

Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këtë sasi parash zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin e tyre. Gjithashtu dhuratat vullnetare në para mund të dërgohen drejtpërdrejt në adresën: Watch Tower Bible and Tract Society of New York, Inc., Attention Treasurer’s Office, 25 Columbia Heights, Brooklyn, New York 11201-2483, ose në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin tuaj. Çeqet që dërgohen në adresën e mësipërme duhet t’i bëhen të pagueshme Shoqatës «Watchtower». Mund të dhurohen, gjithashtu, bizhuteri ose gjëra të tjera të çmuara. Këto kontribute duhet të shoqërohen me një letër të shkurtër ku thuhet se këto janë dhurata pa kusht.

RREGULLIMI PËR PARATË E LËNA NË MIRËBESIM ME KUSHT

Paratë mund t’i lihen në mirëbesim Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania për t’i përdorur në mbarë botën. Megjithatë, me kërkesë të dhuruesit, fondet do t’i kthehen atij. Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni Zyrën e Thesarit duke shkruar në adresën e treguar më sipër ose duke telefonuar në numrin (718) 560-7500.

DHËNIE E PLANIFIKUAR

Përveç dhurimeve pa kusht në para, ka edhe metoda të tjera dhënieje për ta çuar përpara shërbimin e Mbretërisë në të gjithë botën. Këto përfshijnë:

Sigurimet: Shoqata Watch Tower mund të emërohet si përfituesja e një police sigurimi për jetën ose i një plan pensioni.

Llogaritë bankare: Llogaritë bankare, certifikatat e depozitave ose llogaritë individuale të pensioneve, mund t’i lihen në mirëbesim ose t’i bëhen të pagueshme pas vdekjes Shoqatës Watch Tower, sipas kërkesave bankare vendëse.

Aksionet dhe obligacionet: Aksionet dhe obligacionet mund t’i dhurohen Shoqatës Watch Tower si një dhuratë pa kusht.

Pronat e paluajtshme: Pronat e paluajtshme që mund të shiten, mund të dhurohen ose duke bërë një dhuratë pa kusht, ose në rastin e një prone banimi, duke i rezervuar një pronë dhuruesit, i cili mund të vazhdojë të jetojë aty gjatë jetës së tij ose të saj. Kontaktoni zyrën e degës në vendin tuaj, para se të kaloni një pronë të paluajtshme.

Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore: Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore është një rregullim ku dikush i transferon para ose sigurime një korporate të caktuar që përdoret nga Dëshmitarët e Jehovait. Si shkëmbim, dhuruesi ose dikush i caktuar nga dhuruesi, merr një pagesë vjetore të përcaktuar, për çdo vit të jetës. Për vitin në të cilin është bërë dhurimi i të ardhurave, dhuruesi mund të ketë lehtësime në tatimin mbi të ardhurat.

Testamente dhe lënie në mirëbesim: Pronat ose paratë mund t’i lihen në trashëgimi Shoqatës Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania me anë të një testamenti të bërë ligjërisht ose Shoqata Watch Tower and Tract Society of Pennsylvania mund të emërohet si përfituesja e një marrëveshjeje mirëbesimi. Një marrëveshje mirëbesimi në dobi të një organizate fetare mund të sjellë disa lehtësime nga taksat.

Siç nënkuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhurimesh kërkojnë në mënyrë të veçantë disa planifikime nga ana e dhuruesit. Për t’i ndihmuar individët që dëshirojnë të përkrahin veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait me anë të ndonjë forme të dhënies së planifikuar, është përgatitur në gjuhën angleze dhe spanjolle një broshurë e titulluar Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën. Broshura u shkrua për të dhënë informacione për disa mënyra dhurimesh, që mund të bëhen tani ose që mund të lihen në trashëgimi pas vdekjes. Pas leximit të broshurës dhe këshillimit me këshilltarët e tyre ligjorë a fiskalë, shumë veta kanë mundur të mbështetin veprimtaritë tona fetare e humanitare në të gjithë botën e ndërkohë të kenë më shumë lehtësime nga taksat. Kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar një kopje drejtpërdrejt Zyrës së Dhënies së Planifikuar.

Për më tepër informacione mund të kontaktoni Zyrën e Dhënies së Planifikuar, qoftë me shkrim, qoftë me telefon, në adresën e treguar më poshtë, ose mund të kontaktoni zyrën e degës në vendin tuaj.

Charitable Planning Office

Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

100 Watchtower Drive

Patterson, New York 12563-9204

Telefon: (845) 306-0707