«Banorë të përkohshëm» në një botë të ligë
«Banorë të përkohshëm» në një botë të ligë
‘Të gjithë këta me besim shpallën botërisht se ishin të huaj dhe banorë të përkohshëm në vend.’—HEBR. 11:13.
1. Çfarë tha Jezui për pozitën e dishepujve të tij në lidhje me botën?
«ATA janë në botë»,—tha Jezui për dishepujt. Por shpjegoi: «[Ata] nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.» (Gjoni 17:11, 14) Kështu, Jezui tregoi qartë pozitën e dishepujve të tij të vërtetë në lidhje me ‘këtë botë’, perëndi i së cilës është Satanai. (2 Kor. 4:4) Ndonëse do të jetonin në këtë botë të ligë, nuk do të ishin pjesë e saj. Gjendja e tyre në këtë sistem do të ishte si ajo e ‘të ardhurve dhe e banorëve të përkohshëm’.—1 Pjet. 2:11.
Jetuan si «banorë të përkohshëm»
2, 3. Pse mund të thuhet se Enoku, Noeja dhe Abrahami e Sara jetuan si «të huaj dhe banorë të përkohshëm në vend»?
2 Që në kohët më të hershme, shërbëtorët e Jehovait dalloheshin si të ndryshëm nga njerëzit e botës së paperëndishme ku jetonin. Para Përmbytjes, Enoku dhe Noeja Zan. 5:22-24; 6:9) Të dy ishin predikues të guximshëm të gjykimeve të Jehovait kundër botës së ligë të Satanait. (Lexo 2 Pjetrit 2:5; Judën 14, 15.) Ngaqë ecën me Perëndinë në një botë të paperëndishme, Enoku ‘i pëlqeu Perëndisë’ dhe Noeja «ishte i patëmetë mes bashkëkohësve të tij».—Hebr. 11:5; Zan. 6:9.
‘ecën me Perëndinë e vërtetë’. (3 Me ftesë të Perëndisë, Abrahami dhe Sara hoqën dorë nga rehatitë e jetës në qytetin e Urit të kaldeasve dhe pranuan të bënin një jetë të vështirë si nomadë në një vend të huaj. (Zan. 11:27, 28; 12:1) Apostulli Pavël shkroi: «Me anë të besimit, Abrahami, kur u thirr, u bind të shkonte në një vend që do ta merrte si trashëgimi. Ai shkoi, edhe pse nuk e dinte se ku po shkonte. Me anë të besimit, banoi si i ardhur në tokën e premtimit, si në një tokë të huaj, dhe banoi në tenda me Isakun e Jakobin, trashëgimtarë me atë të të njëjtit premtim.» (Hebr. 11:8, 9) Për këta shërbëtorë besnikë të Jehovait, Pavli tha: «Të gjithë këta vdiqën me besim, megjithëse nuk e morën përmbushjen e premtimeve, por i panë ato nga larg e i mirëpritën dhe shpallën botërisht se ishin të huaj dhe banorë të përkohshëm në vend.»—Hebr. 11:13.
Një paralajmërim për izraelitët
4. Cili paralajmërim iu dha izraelitëve para se të banonin në vendin e tyre?
4 Pasardhësit e Abrahamit, izraelitët, u bënë të shumtë dhe përfundimisht u bënë një komb i organizuar që kishte ligje dhe një vend për të banuar. (Zan. 48:4; Ligj. 6:1) Populli i Izraelit nuk duhej të harronte kurrë se Pronari i vërtetë i vendit të tyre ishte Jehovai. (Lev. 25:23) Ata ishin si qiraxhinj që kishin detyrimin të respektonin dëshirat e Pronarit. Për më tepër, duhej të kujtonin se «njeriu nuk jeton vetëm me bukë»; nuk duhej të lejonin që për shkak të begatisë materiale të harronin Jehovain. (Ligj. 8:1-3) Para se të vendosej në vendin e tij, popullit të Izraelit iu dha ky paralajmërim: «Kur Jehovai, Perëndia yt, të të çojë në vendin që u betua para paraardhësve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, të ta jepte ty, me qytete të mëdha e të bukura që nuk i ndërtove ti, me shtëpi plot me gjithë të mirat që nuk i mbushe ti, me sterna të hapura që nuk i gërmove ti, me vreshta dhe ullinj që nuk i mbolle ti e që ti do t’i hash e do të ngopesh, ruhu të mos e harrosh Jehovain.»—Ligj. 6:10-12.
5. Pse Jehovai e hodhi poshtë Izraelin dhe cilit komb të ri i tregoi hir?
5 Ky paralajmërim nuk ishte pa bazë. Në ditët e Nehemisë, një grup levitësh kujtuan me turp atë që ndodhi pasi izraelitët shtinë në dorë Tokën e Premtuar. Pasi izraelitët zunë shtëpi të rehatshme dhe kishin ushqim e verë me bollëk, «nisën të hanin, të ngopeshin, [e] të majmeshin». Ata u rebeluan kundër Perëndisë, duke vrarë madje profetët që dërgoi për t’i paralajmëruar. Për këtë arsye Jehovai i braktisi në dorë të armiqve. (Lexo Neheminë 9:25-27; Hoz. 13:6-9) Më vonë, nën sundimin romak, judenjtë e pabesë shkuan deri aty sa vranë Mesinë e premtuar. Jehovai i hodhi poshtë dhe i tregoi hir një kombi të ri, Izraelit frymor.—Mat. 21:43; Vep. 7:51, 52; Gal. 6:16.
«Nuk jeni pjesë e botës»
6, 7. (a) Si do ta shpjegoje atë që tha Jezui për pozitën e dishepujve të tij në botë? (b) Pse të krishterët e vërtetë nuk duhej të bëheshin pjesë e sistemit të Satanait?
6 Siç treguam më parë në këtë artikull, Kreu i kongregacionit të krishterë, Jezu Krishti, e bëri të qartë se dishepujt e tij do të qëndronin të ndarë nga bota, pra nga sistemi i lig i Satanait. Pak kohë para vdekjes, Jezui u tha dishepujve: «Po të ishit pjesë e botës, bota do të tregonte përzemërsi për atë që është e veta. Ngaqë nuk jeni pjesë e botës, Gjoni 15:19.
por unë ju kam zgjedhur nga bota, bota ju urren.»—7 Teksa krishterimi përhapej, a duhej të binin në ujdi me botën të krishterët, duke u përshtatur me praktikat e saj dhe duke u bërë pjesë e saj? Jo. Kudo që të jetonin, duhej të dalloheshin si të ndryshëm në sistemin e Satanait. Rreth 30 vjet pas vdekjes së Krishtit, apostulli Pjetër u shkroi të krishterëve që jetonin në vise të ndryshme të botës romake: «Të dashur, ju nxit si të ardhur e banorë të përkohshëm, të vazhdoni të rrini larg nga dëshirat e mishit, të cilat janë po ato që zhvillojnë një konflikt kundër shpirtit. Mbajeni të shkëlqyer sjelljen tuaj mes njerëzve nga bota.»—1 Pjet. 1:1; 2:11, 12.
8. Si e përshkroi një historian marrëdhënien e të krishterëve të hershëm me botën?
8 Duke vërtetuar se të krishterët e hershëm silleshin si «të ardhur e banorë të përkohshëm» në botën romake, historiani Keneth Skot Laturet shkroi: «Është një fakt i njohur në histori se në tre shekujt e parë, krishterimi hasi përndjekje të pareshtur dhe shpesh të ashpër . . . Akuzat ishin nga më të ndryshmet. Ngaqë refuzonin të merrnin pjesë në ceremonitë pagane, të krishterët i quanin ateistë. Duke qenë se nuk përfshiheshin në pjesën më të madhe të jetës së komunitetit—në festat pagane, si dhe në zbavitjet publike që për të krishterët ishin plot e përplot me bindje e praktika pagane dhe me imoralitet—ata i përqeshnin si urrejtës të racës njerëzore.»
Nuk e përdorim plotësisht botën
9. Si të krishterë të vërtetë, si e tregojmë se nuk jemi «urrejtës të racës njerëzore»?
9 Cila është situata sot? Për sa i përket ‘sistemit të tanishëm të lig’, mbajmë të njëjtin qëndrim si të krishterët e hershëm. (Gal. 1:4) Për shkak të kësaj, shumë na keqkuptojnë dhe madje disa na urrejnë. Megjithatë, ne sigurisht nuk jemi «urrejtës të racës njerëzore». Nga dashuria për njerëzit shkojmë shtëpi më shtëpi duke bërë çdo përpjekje që t’i flasim çdo banori rreth ‘lajmit të mirë për mbretërinë’ e Perëndisë. (Mat. 22:39; 24:14) E bëjmë këtë sepse jemi të bindur që Mbretëria e Jehovait me mbret Krishtin, së shpejti do t’i japë fund sundimit njerëzor të papërsosur duke e zëvendësuar me një sistem të ri e të drejtë.—Dan. 2:44; 2 Pjet. 3:13.
10, 11. (a) Në ç’kuptim e përdorim në mënyrë të kufizuar botën? (b) Cilat janë disa mënyra se si të krishterët vigjilentë nuk e përdorin plotësisht botën?
1 Kor. 7:29-31) Por, si e përdorin botën të krishterët sot? Duke përdorur teknologjinë moderne dhe mjetet e komunikimit për të përhapur njohurinë biblike në mbarë botën në qindra gjuhë. E përdorin në mënyrë të kufizuar botën që të sigurojnë jetesën. Blejnë gjërat dhe shërbimet e nevojshme që ofrohen në botë. Megjithatë, nuk e përdorin plotësisht botën në kuptimin që i mbajnë në vendin e duhur zotërimet materiale dhe punët në botë.—Lexo 1 Timoteut 6:9, 10.
10 Duke pasur parasysh fundin e afërt të sistemit të sotëm, si shërbëtorë të Jehovait kuptojmë se kjo nuk është koha që të rehatohemi në këtë botë që po vdes. U vëmë veshin fjalëve të apostullit Pavël: «Po ju them edhe këtë, vëllezër, se koha që mbetet është shkurtuar. Që sot e tutje, . . . ata që blejnë, [të jenë] si ata që nuk zotërojnë gjë, dhe ata që përdorin këtë botë, si ata që nuk e përdorin plotësisht, sepse skena e kësaj bote po ndryshon.» (11 Të krishterët vigjilentë nuk e përdorin plotësisht botën për sa i përket arsimit të lartë. Shumë njerëz në këtë botë e konsiderojnë arsimin e lartë një hap të domosdoshëm drejt prestigjit dhe një jete të kamur. Por ne të krishterët jetojmë si banorë të përkohshëm dhe ndjekim synime të tjera. Ne ‘nuk e kemi mendjen te gjërat e mëdha’. (Rom. 12:16; Jer. 45:5) Meqë jemi dishepuj të Jezuit, i vëmë veshin këtij paralajmërimi: «Rrini syhapur dhe ruhuni nga çdo lloj lakmie, sepse edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.» (Luka 12:15) Si rrjedhim, të rinjtë e krishterë nxiten të ndjekin synime frymore, duke u arsimuar aq sa kërkohet për të plotësuar nevojat bazë. Ndërkohë, përqendrohen për t’u përgatitur që t’i shërbejnë Jehovait ‘me gjithë shpirtin, forcën dhe mendjen e tyre’. (Luka 10:27) Duke vepruar kështu, mund të bëhen ‘të pasur në sytë e Perëndisë’.—Luka 12:21; lexo Mateun 6:19-21.
Ruhemi që të mos rëndohemi nga ankthet e jetës
12, 13. Si na dallon nga njerëzit e botës fakti që u vëmë veshin fjalëve të Jezuit te Mateu 6:31-33?
12 Shërbëtorët e Jehovait ndryshojnë nga njerëzit e botës për sa i përket qëndrimit ndaj gjërave materiale. Në këtë drejtim, Jezui u tha dishepujve: «Mos jini kurrë në ankth e mos thoni: ‘Ç’do të hamë?’ ose ‘Ç’do të pimë?’ ose ‘Çfarë do të veshim?’ Sepse të gjitha këto i kërkojnë me etje kombet, por Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë, dhe të gjitha këto gjëra të tjera do t’ju shtohen.» (Mat. 6:31-33) Nga përvoja personale, shumë nga bashkëbesimtarët tanë kanë parë se Ati ynë qiellor u siguron gjërat që u nevojiten.
13 «Përkushtimi hyjnor bashkë me kënaqjen me atë që kemi, është një mjet për fitim të madh.» (1 Tim. 6:6) Kjo është krejt e kundërt me pikëpamjen e njerëzve në botën e sotme. Për shembull, kur të rinjtë martohen, shumë prej tyre presin ‘të kenë gjithçka’ menjëherë—një shtëpi ose një apartament tërësisht të mobiluar dhe me orenditë më të mira, një makinë të bukur dhe pajisjet më të fundit elektronike. Por, të krishterët që jetojnë si banorë të përkohshëm, nuk lejojnë që dëshirat e tyre të shkojnë përtej asaj që është e arsyeshme dhe e mundur për ta. Është për t’u lavdëruar që shumë heqin dorë nga disa rehati materiale, që t’i kushtojnë më tepër kohë dhe energji shërbimit të Jehovait si lajmëtarë të zellshëm të Mbretërisë. Të tjerë shërbejnë si pionierë, në Bethel, në veprën udhëtuese ose si misionarë. Sa e çmojmë të gjithë ne shërbimin me gjithë zemër të bashkadhuruesve tanë!
14. Ç’mësim mund të nxjerrim nga shëmbëlltyra e Jezuit për mbjellësin?
14 Në shëmbëlltyrën e mbjellësit, Jezui tha se «ankthet e kësaj bote dhe fuqia mashtruese e pasurisë» mund ta mbytin fjalën e Perëndisë në zemrën tonë dhe të na bëjnë të pafrytshëm. (Mat. 13:22) Duke jetuar të kënaqur si banorë të përkohshëm në këtë sistem, e shmangim këtë grackë. Kjo na ndihmon ta mbajmë syrin ‘të thjeshtë’, ose të përqendruar, e që sheh vetëm në një drejtim, drejt Mbretërisë së Perëndisë, dhe i mban interesat e saj në vend të parë në jetë.—Mat. 6:22.
«Bota po kalon»
15. Cilat fjalë të apostullit Gjon përcaktojnë këndvështrimin dhe sjelljen e të krishterëve të vërtetë ndaj botës së sotme?
15 Një arsye themelore pse ne si të krishterë të vërtetë e konsiderojmë veten «të ardhur e banorë të përkohshëm» në këtë botë, është bindja se ditët e saj janë të numëruara. (1 Pjet. 2:11; 2 Pjet. 3:7) Ky këndvështrim përcakton zgjedhjet tona në jetë, dëshirat dhe aspiratat. Apostulli Gjon i këshilloi bashkëbesimtarët të mos e donin botën ose gjërat në botë, pasi «bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj, kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë».—1 Gjon. 2:15-17.
16. Si mund ta tregojmë se jemi ndarë si një popull që dallon nga të tjerët?
16 Izraelitëve iu tha se po t’i bindeshin Jehovait, do të bëheshin ‘nga të gjithë popujt e tjerë, prona e tij e veçantë’. (Dal. 19:5) Kur ishte besnik, Izraeli ndryshonte nga të gjitha kombet e tjera për sa i përket adhurimit dhe mënyrës së jetesës. Në mënyrë të ngjashme sot, Jehovai ka ndarë për veten një popull që dallohet qartë si i ndryshëm nga bota e Satanait. Në Bibël na thuhet: «Të hedhim poshtë paperëndishmërinë dhe dëshirat e botës e të jetojmë me mendje të shëndoshë, drejtësi dhe përkushtim hyjnor mes kësaj bote, ndërsa presim shpresën e lumtur dhe shfaqjen e lavdishme të Perëndisë madhështor e të Shpëtimtarit tonë, Krishtit Jezu. Ai dha veten për ne, që të na çlironte nga çdo lloj paligjshmërie dhe të pastronte për vete një popull posaçërisht të vetin, të zellshëm për vepra të shkëlqyera.» (Titit 2:11-14) Ky «popull» përbëhet nga të krishterë të mirosur dhe miliona «dele të tjera» të Jezuit që i ndihmojnë e i mbështetin.—Gjoni 10:16.
17. Pse të mirosurve dhe shokëve të tyre nuk do t’u vijë kurrë keq që kanë jetuar si banorë të përkohshëm në këtë botë të ligë?
17 Të mirosurit kanë «shpresën e lumtur» që të mbretërojnë me Krishtin në qiell. (Zbul. 5:10) Kur shpresa e jetës së përhershme në tokë të përmbushet për delet e tjera, ata nuk do të jenë më banorë të përkohshëm në një botë të ligë. Do të kenë shtëpi të bukura dhe një bollëk për të ngrënë e për të pirë. (Psal. 37:10, 11; Isa. 25:6; 65:21, 22) Ndryshe nga izraelitët, nuk do të harrojnë kurrë se e gjithë kjo është nga Jehovai, «Perëndia i gjithë tokës». (Isa. 54:5) As të mirosurve, as deleve të tjera nuk do t’u vijë keq që kanë jetuar si banorë të përkohshëm në këtë botë të ligë.
Si do të përgjigjeshit?
• Në ç’mënyrë njerëz besnikë të lashtësisë jetuan si banorë të përkohshëm?
• Si silleshin të krishterët e hershëm për sa i përket botës?
• Në ç’kuptim të krishterët e vërtetë e përdorin në mënyrë të kufizuar botën?
• Pse nuk do të na vijë kurrë keq që kemi jetuar si banorë të përkohshëm në këtë botë të ligë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 18]
Të krishterët e hershëm nuk përfshiheshin në zbavitje të dhunshme dhe imorale