Ec sipas frymës që të kesh jetë e paqe
Ec sipas frymës që të kesh jetë e paqe
‘Të mos ecim sipas mishit, por sipas frymës.’—ROM. 8:4.
1, 2. (a) Cila situatë serioze është krijuar ngaqë shoferët e ngasin makinën të shpërqendruar? (b) Ç’rezultat mund të vijë nëse shpërqendrohemi frymësisht?
«SHOFERËT e shpërqendruar janë bërë një epidemi, dhe duket se po bëhen çdo vit e më keq.» Këtë vlerësim bëri ministri amerikan i transportit. Celularët janë ndër pajisjet që mund t’i shpërqendrojnë shoferët nga e vetmja gjë që pritet të bëjnë—të ngasin makinën. Më tepër se një e treta e të intervistuarve në një sondazh tha se i kishte goditur, ose për pak sa i kishte goditur, një mjet ku shoferi po përdorte celularin. Të merresh me shumë gjëra njëherësh ndërsa nget makinën ndoshta duket diçka praktike, por rezultati mund të jetë katastrofik.
2 E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë edhe për mirëqenien tonë frymore. Ashtu si një shofer i shpërqendruar shpesh nuk i vëren tabelat rrugore që paralajmërojnë rreziqe, një person që shpërqendrohet frymësisht mund të gjendet fare lehtë në një situatë të rrezikshme. Nëse lejojmë të na marrë rryma si një anije, duke u larguar nga kursi i krishterë dhe aktivitetet teokratike, si pasojë mund të na rrënohet besimi. (1 Tim. 1:18, 19) Apostulli Pavël paralajmëroi për këtë rrezik kur i këshilloi të bashkëkrishterët në Romë: «Po të mbash mendjen te mishi, kjo do të thotë vdekje, kurse po ta mbash mendjen te fryma, kjo do të thotë jetë dhe paqe.» (Rom. 8:6) Çfarë donte të thoshte Pavli me këtë? Ç’mund të bëjmë që të mos ‘e mbajmë mendjen te mishi’, por «te fryma»?
«Nuk ka asnjë dënim»
3, 4. (a) Për cilën betejë personale shkroi Pavli? (b) Pse duhet të interesohemi për situatën e Pavlit?
3 Në Letrën drejtuar Romakëve, Pavli shkroi për një betejë që ai vetë po përjetonte—konfliktin midis mishit dhe frymës. (Lexo Romakëve 7:21-23.) Pavli nuk po justifikohej ose vetëmëshirohej sikur të ishte aq i rënduar nga mëkati, sa të mos ia dilte mbanë. Në fund të fundit, ai ishte një i krishterë i pjekur i mirosur nga fryma që ishte zgjedhur si «apostull i kombeve». (Rom. 1:1; 11:13) Pse atëherë Pavli shkroi për betejën e tij personale?
4 Pavli po pranonte ndershmërisht se me forcat e tij nuk ishte në gjendje të bënte vullnetin e Perëndisë aq sa dëshironte. Arsyeja? «Të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë arritur lavdinë e Perëndisë»,—tha ai. (Rom. 3:23) Si pasardhës i Adamit, Pavli ishte nën ndikimin e mëkatit të mishit të papërsosur. Ne mund ta kuptojmë Pavlin, pasi të gjithë jemi të papërsosur dhe duhet të përballojmë beteja të ngjashme çdo ditë. Për më tepër, ka mjaft shpërqendrime që mund të na e largojnë vëmendjen dhe të na nxjerrin nga ‘rruga e kufizuar që të çon në jetë’. (Mat. 7:14) Megjithatë, situata nuk ishte e pashpresë për Pavlin dhe nuk është e tillë as për ne.
5. Ku gjeti ndihmë dhe lehtësim Pavli?
5 Pavli shkroi: «Kush do të më çlirojë . . . ? Faleminderit Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë!» (Rom. 7:24, 25) Pastaj iu drejtua atyre «që janë në unitet me Krishtin Jezu»—të krishterëve të mirosur. (Lexo Romakëve 8:1, 2.) Nëpërmjet frymës së tij të shenjtë, Jehovai i birëson ata duke i thirrur që të jenë «bashkëtrashëgimtarë me Krishtin». (Rom. 8:14-17) Fryma e Perëndisë bashkë me besimin e tyre te flijimi shpërblyes i Krishtit, u japin mundësi të dalin fitimtarë në betejën që përshkroi Pavli e kështu për ta «nuk ka asnjë dënim». Ata lirohen «nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes».
6. Pse të gjithë shërbëtorët e Perëndisë duhet t’u kushtojnë vëmendje fjalëve të Pavlit?
6 Ndonëse fjalët e Pavlit u drejtoheshin të krishterëve të mirosur, ajo që tha ai për frymën e Perëndisë dhe flijimin shpërblyes të Krishtit mund t’u sjellë dobi të gjithë shërbëtorëve të Jehovait pavarësisht nga shpresa që kanë. Megjithëse Pavli u frymëzua t’u jepte këto këshilla të krishterëve të mirosur, është jetësore që të gjithë shërbëtorët e Perëndisë të kuptojnë atë që shkroi ai dhe të përpiqen të nxjerrin dobi prej saj.
Si «e dënoi mëkatin në mish» Perëndia?
7, 8. (a) Në ç’kuptim Ligji ishte «i dobët për shkak të mishit»? (b) Çfarë ka arritur Perëndia nëpërmjet frymës së tij dhe shpërblesës?
7 Në kapitullin e 7-të të Romakëve, Pavli pranoi fuqinë e mëkatit mbi mishin e papërsosur. Në kapitullin e 8-të, ai foli për fuqinë e frymës së shenjtë. Apostulli shpjegoi se si fryma e Perëndisë mund t’i ndihmojë të krishterët në betejën kundër fuqisë së mëkatit, në mënyrë që të jetojnë në përputhje me vullnetin e Jehovait dhe të fitojnë miratimin e tij. Pavli theksoi se nëpërmjet frymës së Tij dhe flijimit shpërblyes të Birit, Perëndia ka arritur atë që nuk mund ta arrinte Ligji i Moisiut.
8 Ligji me urdhërimet e tij të shumta i dënonte mëkatarët. Për më tepër, kryepriftërinjtë e Izraelit që shërbenin nën Ligjin e Moisiut, ishin të papërsosur dhe nuk mund Romakëve 8:3, 4.) Në fakt, ata duhet ta bëjnë këtë me besnikëri deri në fund të udhës së tyre tokësore, me qëllim që t’u jepet ‘kurora e jetës’.—Zbul. 2:10.
të paraqitnin një flijim të mjaftueshëm për mëkatin. Prandaj, Ligji ishte «i dobët për shkak të mishit». Por «duke dërguar Birin e vet në formë të ngjashme me mishin mëkatar» dhe duke e paraqitur si shpërblesë, Perëndia «e dënoi mëkatin në mish», ndryshe nga Ligji që në këtë drejtim «s’mund të bënte gjë». Si rrjedhim, të krishterët e mirosur konsiderohen të drejtë në bazë të besimit te flijimi shpërblyes i Jezuit. Ata nxiten që ‘të mos ecin sipas mishit, por sipas frymës’. (Lexo9. Cili është kuptimi i fjalës «ligj» siç përdoret te Romakëve 8:2?
9 Përveç ‘Ligjit’, Pavli përmendi ‘ligjin e asaj fryme’ dhe ‘ligjin e mëkatit e të vdekjes’. (Rom. 8:2) Çfarë janë këto ligje? Fjala «ligj» këtu nuk u referohet disa rregullave, si ato në Ligjin e Moisiut. Një vepër referimi thotë se fjala greke e përkthyer «ligj» në këtë varg, nënkupton gjërat e mira ose të këqija që bëjnë njerëzit dhe që i kontrollojnë ata si të ishin një ligj. Mund të nënkuptojë edhe parimet sipas të cilave ata zgjedhin të jetojnë.
10. Në ç’kuptim jemi të nënshtruar ndaj ligjit të mëkatit dhe të vdekjes?
10 Apostulli Pavël shkroi: «Ashtu si mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm, dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, ashtu edhe vdekja u përhap në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.» (Rom. 5:12) Si pasardhës të Adamit, të gjithë ne jemi të nënshtruar ndaj ligjit të mëkatit dhe të vdekjes. Mishi ynë mëkatar vazhdimisht na nxit të bëjmë gjëra që nuk i pëlqejnë Perëndisë, të cilat të çojnë vetëm drejt vdekjes. Në Letrën drejtuar Galatasve, Pavli i quajti këto veprime dhe tipare «veprat e mishit». Pastaj shtoi: «Ata që praktikojnë gjëra të tilla, nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.» (Gal. 5:19-21) Njerëz të tillë janë njësoj si ata që ecin sipas mishit. (Rom. 8:4) ‘Parimi i tyre i brendshëm i veprimit’ dhe ‘standardi i tyre për jetën’ janë tërësisht mishorë. Por, a ecin sipas mishit vetëm ata që kryejnë kurvëri, që merren me idhujtari dhe spiritizëm ose që përfshihen në mëkate të tjera të rënda? Jo, pasi veprat e mishit përfshijnë edhe ato që disa mund t’i konsiderojnë thjesht të meta të personalitetit të tilla, si xhelozia, shpërthimet e zemërimit, grindjet dhe zilitë. Kush mund të thotë se është çliruar plotësisht dhe nuk ecën më sipas mishit?
11, 12. Ç’masë ka marrë Jehovai për të na ndihmuar të mposhtim ligjin e mëkatit e të vdekjes? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi miratimin e Perëndisë?
11 Sa të lumtur jemi që Jehovai ka bërë të mundur të mposhtim ligjin e mëkatit dhe të vdekjes! Jezui tha: «Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.» Duke pranuar dashurinë e Perëndisë dhe duke treguar besim te flijimi shpërblyes i Jezu Krishtit, mund të lirohemi nga dënimi që vjen për shkak të mëkatit të trashëguar. (Gjoni 3:16-18) Prandaj mund të nxitemi të thërrasim me gëzim si Pavli: «Faleminderit Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë!»
12 Situata jonë është e ngjashme me shërimin nga një sëmundje e rëndë. Nëse duam të shërohemi plotësisht, duhet të bëjmë atë që na thotë mjeku. Megjithëse duke treguar besim te shpërblesa mund të lirohemi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes, prapëseprapë jemi të papërsosur dhe mëkatarë. Që të gëzojmë një shëndet të mirë frymor dhe të kemi miratimin e bekimin e Perëndisë, kërkohet më shumë. Nëse duam që të shërohemi nga sëmundja e papërsosmërisë, Pavli na thotë se duhet të ecim sipas frymës.
Si të ecësh sipas frymës?
13. Ç’do të thotë të ecësh sipas frymës?
13 Kur ecim, lëvizim hap pas hapi drejt një destinacioni ose synimi të caktuar. Kështu, që të ecim sipas frymës, kërkohet përparim frymor i qëndrueshëm—jo përsosmëri frymore. (1 Tim. 4:15) Ditë për ditë dhe sa më shumë të kemi mundësi, duhet të përpiqemi të ecim, ose të jetojmë, në përputhje me drejtimin e frymës. Po ‘të ecim sipas frymës’, do të kemi miratimin e Perëndisë.—Gal. 5:16.
14. Ç’prirje kanë ata që janë «sipas mishit»?
14 Në Letrën drejtuar Romakëve, Pavli foli më pas për dy lloje njerëzish me prirje mendore të kundërta. (Lexo Romakëve 8:5.) Këtu fjala mish nuk i referohet medoemos trupit fizik. Në Bibël, fjala «mish» përdoret ndonjëherë për të treguar natyrën e papërsosur dhe mëkatare të mishit që ka humbur përsosmërinë. Pikërisht kjo natyrë shkakton konfliktin midis mishit dhe mendjes që përmendi Pavli më parë. Por, ndryshe nga Pavli, ata që «janë sipas mishit» madje as nuk luftojnë. Në vend që të shqyrtojnë se çfarë kërkon Perëndia prej tyre dhe të pranojnë ndihmën që u ka siguruar, ata janë të prirur ‘ta kenë mendjen te gjërat e mishit’. Shpesh përqendrohen te rehatitë dhe dëshirat e tyre fizike. Në kontrast me ta, prirja e atyre që janë «sipas frymës» është që ta kenë mendjen te «gjërat e frymës», pra te masat dhe aktivitetet frymore.
15, 16. (a) Si ndikon në qëndrimin mendor të një njeriu fakti që e ka mendjen te diçka? (b) Ç’mund të themi për prirjen mendore të shumicës së njerëzve sot?
15 Lexo Romakëve 8:6. Që të bëjmë çfarëdo gjëje—të mirë a të keqe—duhet ta kemi mendjen tek ajo. Njerëzit që vazhdimisht e kanë mendjen te gjërat e mishit, shpejt zhvillojnë një qëndrim ose prirje mendore që përqendrohet plotësisht te gjërat e mishit. Zakonisht ndjenjat, interesat dhe përzemërsitë e tyre përqendrohen krejtësisht te këto gjëra.
16 Me cilat gjëra merret sot shumica e njerëzve? Apostulli Gjon shkroi: «Gjithçka e botës: dëshirat e mishit, dëshirat e syve dhe kapardisja për t’u dukur me të mirat materiale, nuk vjen nga Ati, por nga bota.» (1 Gjon. 2:16) Këto dëshira përfshijnë gjëra të tilla, si: imoraliteti, fama dhe zotërimet materiale. Librat, revistat, gazetat, filmat, shfaqjet televizive dhe Interneti, janë të stërmbushura me materiale të këtij lloji, kryesisht ngaqë shumica e njerëzve e ka mendjen te këto gjëra dhe i do vërtet. Gjithsesi, «po të mbash mendjen te mishi, kjo do të thotë vdekje»—vdekje frymore tani dhe fizike në të ardhmen e afërt. Pse? «Sepse, po ta mbash mendjen te mishi, kjo do të thotë armiqësi me Perëndinë, pasi ai nuk është i nënshtruar ndaj ligjit të Perëndisë, madje, as që mund të jetë. Prandaj, ata që janë në harmoni me mishin, nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë.»—Rom. 8:7, 8.
17, 18. Si mund të arrijmë ‘ta mbajmë mendjen te fryma’ dhe cili do të jetë rezultati?
17 Nga ana tjetër «po ta mbash mendjen te fryma, kjo do të thotë jetë dhe paqe»—jetë të përhershme në të ardhmen, si edhe paqe të brendshme e paqe me Perëndinë tani. Si mund të arrijmë ‘ta mbajmë mendjen te fryma’? Duke e pasur rregullisht mendjen te gjërat e frymës dhe duke lejuar të zhvillohet te ne një prirje dhe qëndrim frymor. Ndërsa veprojmë kështu, do të kemi atë lloj prirjeje mendore që ‘është e nënshtruar ndaj ligjit të Perëndisë’ dhe «në harmoni me» mendimet e tij. Kur hasim tundim, nuk do të jemi të pasigurt për udhën që duhet të ndjekim. Do të nxitemi të bëjmë zgjedhjen e duhur—atë që është sipas frymës.
18 Prandaj është jetësore ta kemi mendjen te gjërat e frymës. E bëjmë këtë ‘duke mbledhur forcat tona mendore për aktivitet’, duke e ndërtuar jetën rreth një rutine frymore që përfshin lutjen, leximin dhe studimin e Biblës, mbledhjet dhe shërbimin e krishterë. (1 Pjet. 1:13) Në vend që të lejojmë të na shpërqendrojnë gjërat e mishit, le ta kemi mendjen te gjërat e frymës. Kështu do të vazhdojmë të ecim sipas frymës. Kjo do të na sjellë bekime, sepse po ta mbajmë mendjen te fryma, kjo do të thotë jetë dhe paqe.—Gal. 6:7, 8.
A mund të shpjegosh?
• Në ç’kuptim «Ligji s’mund të bënte gjë», por çfarë bëri Perëndia ndryshe nga ai?
• Çfarë është «ligji i mëkatit dhe i vdekjes» dhe si mund të lirohemi prej tij?
• Ç’duhet të bëjmë që të arrijmë ‘ta mbajmë mendjen te fryma’?
[Pyetjet]
[Figurat në faqet 12, 13]
A ecën sipas mishit apo sipas frymës?