Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shekullin e parë dhe sot
Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shekullin e parë dhe sot
«Të gjitha këto veprime i kryen e vetmja dhe e njëjta frymë.»—1 KOR. 12:11.
1. Cilat pika do të shqyrtojmë në këtë studim?
FESTA e Ditës së Pesëdhjetë e vitit 33 të e.s. Ç’ngjarje emocionuese na sjell ndër mend ajo festë! (Vep. 2:1-4) Derdhja e frymës së shenjtë në atë rast në shekullin e parë shënoi një ndryshim historik në marrëdhëniet e Perëndisë me shërbëtorët e tij. Në artikullin e mëparshëm, shqyrtuam disa nga mënyrat se si fryma e Perëndisë i fuqizoi besnikët e lashtësisë të kryenin caktime të vështira e që përfshinin shumë hollësi. Por, ç’ndryshim ka mes mënyrës si vepronte fryma e Perëndisë në kohët para krishterimit dhe mënyrës si vepronte në shekullin e parë? Si nxjerrin dobi sot të krishterët nga veprimi i frymës së shenjtë të Perëndisë? Le ta shohim.
«Ja, skllavja e Jehovait!»
2. Si e kishte parë Maria ndikimin e frymës së shenjtë?
2 Maria ishte e pranishme në atë dhomë të sipërme e të madhe në Jerusalem kur u derdh fryma e shenjtë e premtuar. (Vep. 1:13, 14) Megjithatë, për më shumë se tri dekada para asaj ngjarjeje, ajo kishte parë ndikimin e frymës së Jehovait në mënyra të jashtëzakonshme. Jehovai e kishte transferuar jetën e Birit të tij nga qielli në tokë, duke bërë që Maria të ngjizej ndërsa ishte ende e virgjër. Ç’ishte ngjizur në të, ishte «nga fryma e shenjtë».—Mat. 1:20.
3, 4. Ç’qëndrim shfaqi Maria dhe si mund ta imitojmë?
3 Pse iu dha Marisë ai privilegj i pashoq? Pasi engjëlli i shpjegoi vullnetin e Jehovait për të, Maria thirri: «Ja, skllavja e Jehovait! Le të më ndodhë sipas fjalës sate.» (Luka 1:38) Kur u shpreh në atë mënyrë, Maria shfaqi një qëndrim të zemrës që Perëndia e kishte vërejtur tashmë. Përgjigjja e saj e menjëhershme tregon se ajo ishte gati ta pranonte vullnetin e tij për atë çështje. Maria nuk pyeti se si do ta shihnin njerëzit shtatzëninë e saj ose si do të ndikonte ajo në marrëdhënien e saj me të fejuarin. Duke e quajtur veten si shërbëtorja më e ulët, Maria tregoi se kishte besim të plotë te Jehovai si Zotëria i saj.
4 A je ndier ndonjëherë disi i mbytur nga sfidat ose përgjegjësitë që ke teksa i shërben Perëndisë? Secili nga ne bën mirë të pyesë veten: «A kam besim të plotë se Jehovai do t’i zgjidhë gjërat në përputhje me vullnetin e tij? A po shfaq vërtet një frymë të gatshme?» Të jesh i sigurt se Perëndia ua jep frymën e tij atyre që besojnë tek ai me gjithë zemër dhe pranojnë vullnetin e tij sovran.—Vep. 5:32.
Fryma e shenjtë e ndihmoi Pjetrin
5. Në cilat mënyra Pjetri e kishte parë veprimin e frymës së shenjtë para festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.?
5 Ashtu si Maria, edhe apostulli Pjetër e kishte përjetuar personalisht veprimin e fuqishëm të frymës së shenjtë të Perëndisë para festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. Jezui u kishte dhënë atij dhe apostujve të tjerë autoritetin që të dëbonin demonë. (Mar. 3:14-16) Megjithëse Shkrimet nuk japin shumë hollësi, ka të ngjarë që Pjetri ta ketë përdorur atë autoritet. Fuqia e Perëndisë u shfaq edhe kur Jezui e ftoi Pjetrin të ecte drejt tij mbi detin e Galilesë, dhe Pjetri eci vërtet. (Lexo Mateun 14:25-29.) Qartë, Pjetri u mbështet te ndihma e frymës së shenjtë për të kryer vepra të fuqishme. Pak kohë më pas, ajo frymë do të vepronte mbi Pjetrin dhe dishepujt e tjerë në mënyra të reja.
6. Çfarë mundi të bënte Pjetri falë frymës së Perëndisë gjatë dhe pas festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.?
6 Në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., Pjetri dhe të tjerët morën aftësinë e mrekullueshme për të komunikuar në gjuhët e udhëtarëve që po vizitonin Jerusalemin. Më pas, Pjetri mori drejtimin për t’i folur asamblesë. (Vep. 2:14-36) Po, ky burrë që në disa raste ishte treguar i rrëmbyer dhe kishte shfaqur frikë, u mbush me guxim që të dëshmonte pa u trembur pavarësisht nga kërcënimet dhe përndjekja. (Vep. 4:18-20, 31) Fryma e Perëndisë i dha njohuri për çështje të veçanta. (Vep. 5:8, 9) Madje i dha fuqi për të kryer një ringjallje.—Vep. 9:40.
7. Cilat mësime të Jezuit iu bënë të qarta Pjetrit vetëm pasi u miros?
7 Edhe para festës së Ditës së Pesëdhjetë, Pjetri e kishte kapur kuptimin e shumë të vërtetave që mësoi Jezui. (Mat. 16:16, 17; Gjoni 6:68) Mirëpo disa aspekte të mësimeve të Jezuit ishin të paqarta për të para festës së Ditës së Pesëdhjetë. Për shembull, Pjetri nuk e kishte kuptuar që Krishti do të ringjallej ditën e tretë si një frymë apo që Mbretëria do të ishte në qiell. (Gjoni 20:6-10; Vep. 1:6) Koncepti që njerëzit të bëheshin krijesa frymore e të sundonin në një Mbretëri qiellore, ishte i panjohur për Pjetrin. Pasi ai vetë u pagëzua me frymë të shenjtë dhe mori shpresën qiellore, arriti të kapte domethënien e mësimeve të Jezuit për këto pika.
8. Ç’njohuri kanë në dispozicion si të mirosurit, edhe ‘delet e tjera’?
8 Pasi morën frymën e shenjtë, dishepujt e Jezuit ishin në gjendje të kuptonin mësime Efes. 3:8-11, 18) Sot, si të mirosurit, edhe pjesëtarët e ‘deleve të tjera’ ushqehen së bashku frymësisht, duke përvetësuar të njëjtat të vërteta. (Gjoni 10:16) A e çmon njohurinë dhe kuptueshmërinë nga Fjala e Perëndisë që ke në dispozicion falë frymës së shenjtë?
që më parë nuk i kuptonin. Nën frymëzim, shkrimtarët e Shkrimeve të Krishtere Greke nxorën në pah—për dobinë tonë—aspekte të mrekullueshme të qëllimit të Jehovait. (Pavli, «i mbushur me frymë të shenjtë»
9. Çfarë ishte në gjendje të bënte Pavli falë frymës së shenjtë?
9 Pak a shumë një vit pas festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., dhuratën hyjnore të frymës së shenjtë e mori edhe dikush tjetër. Ai ishte Sauli, që u bë i njohur si Pavli. Fryma veproi tek ai në mënyra që na sjellin dobi edhe neve sot. Apostulli Pavël u frymëzua të shkruante 14 libra të Biblës. Ashtu si në rastin e Pjetrit, fryma e Perëndisë i dha mundësi Pavlit të kuptonte e të shkruante qartësisht për shpresën e pavdekësisë dhe të paprishjes në qiej. Falë frymës së shenjtë, Pavli kreu shërime, dëboi demonë, madje ngjalli të vdekur! Sidoqoftë, fuqia që mori ai nëpërmjet frymës së shenjtë e ndihmoi të përmbushte një caktim më të rëndësishëm, caktim që e përmbushin sot të gjithë shërbëtorët e Perëndisë, ndonëse jo me anë të mrekullive.
10. Si ndikoi fryma e shenjtë tek aftësia për të folur e Pavlit?
10 Pavli, që ishte «i mbushur me frymë të shenjtë», iu kundërvu me guxim një magjistari. Ç’ndikim të madh pati kjo te prokonsulli i Qipros që po ndiqte gjithë bisedën! Ai e pranoi të vërtetën «pasi u mahnit nga mësimi i Jehovait». (Vep. 13:8-12) Qartë, Pavli e dinte mirë sa e rëndësishme është fryma e shenjtë e Perëndisë për të folur për të vërtetën. (Mat. 10:20) Më vonë, ai iu përgjërua vëllezërve në kongregacionin e Efesit të luteshin që t’i jepej «aftësia për të folur».—Efes. 6:18-20.
11. Si u drejtua Pavli nga fryma e Perëndisë?
11 Fryma e shenjtë i dha mundësi Pavlit të fliste, por, me raste, edhe e ndaloi të fliste në disa vende. Nëpër udhëtimet e tij misionare, Pavli u drejtua nga fryma e Perëndisë. (Vep. 13:2; lexo Veprat 16:6-10.) Jehovai ende e drejton veprën e predikimit nëpërmjet frymës së tij. Ashtu si Pavli, të gjithë shërbëtorët e bindur të Jehovait përpiqen ta shpallin të vërtetën me guxim e zell. Megjithëse mënyra se si Perëndia e përdor frymën e tij për të na drejtuar është e ndryshme nga mënyra si drejtoi Pavlin, mund të jemi të sigurt se, nëpërmjet frymës së shenjtë, Jehovai i «tërheq» ende njerëzit e sinqertë drejt së vërtetës.—Gjoni 6:44.
«Shumëllojshmëri veprimesh»
12-14. A vepron fryma e Perëndisë njësoj te të gjithë shërbëtorët e tij? Shpjego.
12 Mënyra si e bekoi Jehovai kongregacionin e të mirosurve në shekullin e parë, është mjaft inkurajuese për shërbëtorët e kushtuar të Perëndisë sot. Sill ndër mend këto fjalë të frymëzuara të Pavlit drejtuar kongregacionit të Korintit për dhuratat e mrekullueshme të frymës në atë kohë: «Ka një shumëllojshmëri dhuratash, por është e njëjta frymë, dhe ka 1 Kor. 12:4-6, 11) Po, fryma e shenjtë mund të veprojë në mënyra të ndryshme te shërbëtorë të ndryshëm të Perëndisë, për një qëllim të caktuar. Në të vërtetë, fryma e shenjtë është në dispozicion edhe të ‘kopesë së vogël’ të Krishtit, edhe të ‘deleve të tjera’ të tij. (Luka 12:32; Gjoni 10:16) Gjithsesi, ajo nuk vepron gjithnjë në të njëjtën mënyrë te secili pjesëtar i kongregacionit.
një shumëllojshmëri shërbimesh, e megjithatë është i njëjti Zotëri. Ka edhe një shumëllojshmëri veprimesh, e megjithatë është i njëjti Perëndi, që i kryen të gjitha ato te të gjithë njerëzit.» (13 Për shembull, pleqtë emërohen nga fryma e shenjtë. (Vep. 20:28) Mirëpo, jo të gjithë ata që janë të mirosur nga fryma, shërbejnë si mbikëqyrës në kongregacion. Ç’përfundim duhet të nxjerrim nga kjo? Thjesht, fryma e shenjtë vepron në mënyra të ndryshme te pjesëtarët e kongregacionit.
14 Fryma që rrënjos te të mirosurit «një frymë birësimi», ose një ndjenjë bijësie, është e njëjta frymë përmes së cilës Jehovai ngriti Birin e tij të vetëmlindur nga të vdekurit në jetën e pavdekshme në qiell. (Lexo Romakëve 8:11, 15.) Është e njëjta frymë përmes së cilës Jehovai solli në ekzistencë tërë universin. (Zan. 1:1-3) Nëpërmjet po asaj fryme të shenjtë, Jehovai e kualifikoi Bezalelin për punën e veçantë në tabernakull, e fuqizoi Samsonin të kryente bëma që kërkonin forcë të jashtëzakonshme dhe bëri që Pjetri të ecte mbi ujë. Prandaj, të mos e ngatërrojmë: të kesh frymën e Perëndisë është ndryshe nga të jesh i mirosur me frymën e Perëndisë. Mirosja me frymë është vetëm një veprim i veçantë i frymës. Perëndia zgjedh se kë miros me frymë.
15. A do të vazhdojë përgjithmonë pagëzimi me frymë të shenjtë? Shpjego.
15 Forca e shenjtë aktive e Perëndisë ka vepruar në mënyra të ndryshme te shërbëtorët e tij besnikë për sa kohë që ka pasur shërbëtorë besnikë, po, për mijëra vjet para se të niste mirosja me frymë. Ky veprim i ri filloi në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., por nuk do të vazhdojë përgjithmonë. Pagëzimi me frymë do të përfundojë, kurse fryma e shenjtë do të vazhdojë të veprojë te shërbëtorët e Perëndisë që të bëjnë vullnetin e tij për gjithë përjetësinë.
16. Çfarë po bëjnë tani shërbëtorët e Perëndisë nëpërmjet frymës së tij?
16 Ç’gjë e veçantë po ndodh tani në tokë nëpërmjet frymës së shenjtë të Jehovait? Zbulesa 22:17 përgjigjet: «Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’ Dhe kushdo që dëgjon, le të thotë: ‘Eja!’ Kush ka etje, le të vijë. Kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.» Të nxitur nga fryma e Perëndisë, të krishterët sot ia bëjnë këtë ftesë jetëshpëtuese nga Jehovai ‘kujtdo që dëshiron’ të pranojë ujin e jetës. Të krishterët e mirosur janë në ballë të kësaj vepre. Por edhe pjesëtarët e deleve të tjera bashkohen me ta, duke u bërë të tjerëve këtë ftesë. Të dyja klasat bashkëveprojnë me të njëjtën frymë të shenjtë për të kryer këtë vepër. Pjesëtarët e të dyja klasave e kanë simbolizuar kushtimin ndaj Jehovait duke u pagëzuar «në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë». (Mat. 28:19) Po ashtu, të gjithë ata i nënshtrohen veprimit të frymës së Perëndisë në jetën e tyre, duke e lejuar që të prodhojë tek ata frytin e saj. (Gal. 5:22, 23) Ashtu si të mirosurit, edhe delet e tjera e lejojnë frymën e Perëndisë t’i ndihmojë. Me ndihmën e saj, ata bëjnë çmos që të jenë në lartësinë e kërkesave të Jehovait për shenjtërinë.—2 Kor. 7:1; Zbul. 7:9, 14.
Vazhdo të kërkosh frymën e shenjtë
17. Si mund të japim prova se kemi frymën e Perëndisë?
17 Prandaj, pavarësisht nga shpresa që të ka dhënë Perëndia, jetë të përhershme në qiell ose në tokë, Jehovai mund të të japë ‘fuqi përtej asaj që është normale’ që të mbash integritetin e të marrësh shpërblimin. (2 Kor. 4:7) Ndërsa vazhdon të predikosh lajmin e mirë për Mbretërinë, mund të të tallin. Por mos harro që, ‘nëse po të poshtërojnë për emrin e Krishtit, lum ti, sepse fryma e lavdisë, madje fryma e Perëndisë, po prehet mbi ty’.—1 Pjet. 4:14.
18, 19. Si do të të ndihmojë Jehovai me anë të frymës së shenjtë dhe çfarë je i vendosur të bësh në këtë drejtim?
18 Fryma e shenjtë është një dhuratë falas që Perëndia ua jep atyre që e kërkojnë me sinqeritet. Ajo mund të përmirësojë jo vetëm aftësitë e tua, por edhe dëshirën për të bërë më të mirën në shërbim të tij. «Perëndia është ai që, në saje të pëlqimit të tij, po vepron brenda jush, me qëllim që të keni vullnet dhe të veproni.» Dhurata e çmuar e frymës së shenjtë, bashkë me përpjekjet tona serioze për ‘t’u mbajtur fort pas fjalës së jetës’, do të na ndihmojnë ‘të vazhdojmë të punojmë për shpëtimin e vetes me frikë dhe me dridhma’.—Filip. 2:12, 13, 16.
19 Kështu, me siguri të plotë te fryma e Perëndisë, jepu me gjithë zemër në çdo caktim, aftësohu në punët që të jepen për të bërë dhe kërkoji ndihmë Jehovait. (Jak. 1:5) Ai do të të japë gjithçka që të nevojitet për të kuptuar Fjalën e tij, për të përballuar problemet e jetës dhe për të predikuar lajmin e mirë. Jezui premtoi: «Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet, vazhdoni të kërkoni dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni dhe do t’ju hapet.» (Luka 11:9, 13) Kjo përfshin të kërkosh frymën e shenjtë. Po, vazhdo t’i përgjërohesh Jehovait që të jesh si shërbëtorët e tij besnikë—të lashtë e modernë—të cilët u drejtuan nga fryma e shenjtë.
A mund të shpjegosh?
• Cilin qëndrim të Marisë mund të shfaqim dhe ç’bekime do të kemi?
• Në ç’kuptim Pavli u drejtua nga fryma e Perëndisë?
• Si i drejton sot fryma e Perëndisë shërbëtorët e tij?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 24]
Fryma e Perëndisë e ndihmoi Pavlin t’i fliste me guxim një magjistari
[Figura në faqen 26]
Sot, fryma e shenjtë është në dispozicion për të ndihmuar të krishterët, pavarësisht nga shpresa që kanë