Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Po, është vërtet botimi për studim!

Po, është vërtet botimi për studim!

Po, është vërtet botimi për studim!

E kemi ripunuar botimin për studim që të jetë më tërheqës dhe dobiprurës për ju ndërsa studioni të vërtetën që gjendet në Fjalën e çmuar të Jehovait.​—Psal. 1:2; 119:97.

Para katër vjetësh nisëm të shtypnim dy botime të Kullës së Rojës, një për publikun dhe një për të gjithë ne​—Dëshmitarët e Jehovait dhe studentët e Biblës që po bëjnë përparim.

Një i krishterë që i shërben Jehovait prej vitesh, shkroi për botimin për studim: «I mrekullueshëm dhe mbresëlënës​—kjo ishte përshtypja ime për botimin e parë për studim të Kullës së Rojës. Gjuha dhe shprehjet më të thella frymore i flitnin drejtpërdrejt zemrës. Faleminderit shumë për këtë mjet të ri të jashtëzakonshëm.» Një vëlla tjetër shkroi: «Mezi pres të kaloj orë të këndshme duke studiuar këtë botim bashkë me Biblën.» Besojmë se edhe ju ndiheni po njësoj.

Siç e dini, Kulla e Rojës botohet që prej vitit 1879 dhe kjo është arritur vetëm falë frymës e bekimit të Jehovait. (Zak. 4:6) Gjatë këtyre 133 viteve, ka pasur disa ndryshime në kopertinën e revistës. Për vitin 2012, çdo numër i botimit për studim do të ketë në kopertinë një përshkrim të bukur artistik të një skene predikimi, e cila do të na kujtojë caktimin që na ka dhënë Perëndia për të dhënë dëshmi për Mbretërinë e Jehovait. (Vep. 28:23) Në faqen 2 të revistës, do të gjeni fotografinë ku është bazuar figura në kopertinë, bashkë me një përshkrim që tregon se çfarë po ndodh dhe në cilin vend. Gjatë vitit kjo do të na kujtojë se populli i Jehovait po predikon lajmin e mirë «në gjithë tokën e banuar».​—Mat. 24:14.

Ç’ndryshime të tjera janë bërë në këtë revistë? Pyetjet për rishikim janë vendosur në fillim të çdo artikulli për studim. Kështu do të theksohen pikat kryesore që duhet të kërkoni teksa lexoni dhe studioni artikullin. Natyrisht, drejtuesit e Studimit të Kullës së Rojës duhet të vazhdojnë t’i përdorin këto pyetje për të rishikuar materialin në fund të studimit. Do të vini re se hapësirat anash faqes janë zgjeruar paksa dhe se numri i faqes e i paragrafëve dallohet më tepër.

Siç shpjegohet në numrin e këtij muaji, është shtuar një rubrikë e re, «Nga arkivat tanë», ku do të tregohen zhvillime domethënëse në historinë moderne të Dëshmitarëve të Jehovait. Gjithashtu, herë pas here do të dalin përvoja nën rubrikën «U paraqitën vullnetarisht». Në to do të përshkruhen me gjuhë të gjallë gëzimi, kënaqësia dhe lumturia që kanë përjetuar vëllezërit dhe motrat duke shërbyer atje ku ka më shumë nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë.

Urojmë të kënaqeni jashtë mase ndërsa studioni Fjalën e Perëndisë me ndihmën e kësaj reviste!

Botuesit

[Figura në faqen 3]

1879

[Figura në faqen 3]

1895

[Figura në faqen 3]

1931

[Figura në faqen 3]

1950

[Figura në faqen 3]

1974

[Figura në faqen 3]

2008