Të bëjmë flijime me gjithë shpirt për Jehovain
«Çfarëdo që të bëni, përpiquni për të me gjithë shpirt si për Jehovain.»—KOLOS. 3:23.
1-3. (a) A nënkuptonte vdekja e Jezuit në shtyllën e torturës se Jehovai nuk kërkonte më nga ne asnjë lloj flijimi? Shpjego. (b) Cila pyetje lind për sa u përket flijimeve sot?
NË SHEKULLIN e parë të e.s., Jehovai i zbuloi popullit të tij se flijimi shpërblyes i Jezuit e kishte shfuqizuar Ligjin e Moisiut. (Kolos. 2:13, 14) Të gjitha flijimet që judenjtë kishin bërë për shekuj të tërë, nuk ishin më të nevojshme dhe s’kishin më ndonjë vlerë. Ligji e kishte përmbushur funksionin e tij si ‘edukatori që çonte te Krishti’.—Gal. 3:24.
2 Kjo s’do të thotë se të krishterëve nuk u interesojnë më flijimet. Përkundrazi, apostulli Pjetër tha se nevojitet ‘të bëjmë flijime frymore të pranueshme për Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit’. (1 Pjet. 2:5) Për më tepër, apostulli Pavël e kishte bërë të qartë se jeta e një të krishteri të kushtuar, domethënë çdo aspekt i saj, mund të konsiderohet me të drejtë «një flijim».—Rom. 12:1.
3 Pra, një i krishterë bën flijime për Jehovain qoftë duke i ofruar disa gjëra, qoftë duke hequr dorë nga disa gjëra për hir të tij. Në bazë të asaj që dimë për kërkesat që ekzistonin për izraelitët, si mund të sigurohemi që të gjitha flijimet tona sot të jenë të pranueshme për Jehovain?
NË JETËN E PËRDITSHME
4. Çfarë duhet të kujtojmë për sa u përket aktiviteteve të jetës së përditshme?
4 Ndërsa merremi me aktivitetet e jetës së përditshme, mund të na duket e vështirë t’i lidhim ato me bërjen e flijimeve për Jehovain. Punët e shtëpisë, detyrat e shkollës, puna në botë, pazari dhe gjëra të ngjashme, në pamje të parë mund të na duket Kolosianëve 3:18-24.
se s’kanë shumë lidhje me gjërat frymore. Por, nëse ia ke kushtuar jetën Jehovait ose shpreson ta bësh këtë në të ardhmen e afërt, fryma me të cilën i kryen aktivitetet e jetës së përditshme, është e rëndësishme. Jemi të krishterë 24 orë në ditë. Parimet biblike duhen zbatuar në çdo aspekt të jetës. Ja pse Pavli na nxiti: «Çfarëdo që të bëni, përpiquni për të me gjithë shpirt si për Jehovain e jo si për njerëzit.»—Lexo5, 6. Ç’duhet të mbajmë parasysh kur vendosim se si të sillemi e të vishemi?
5 Aktivitetet e jetës së përditshme të një të krishteri nuk përbëjnë shërbim të shenjtë. Megjithatë, fakti që Pavli na nxit të përpiqemi «me gjithë shpirt si për Jehovain», na bën të mendojmë për jetën tonë në tërësi. Si mund ta zbatojmë këtë për veten? A sillemi dhe vishemi siç duhet në çdo kohë? Apo ndërsa merremi me aktivitete të jetës së përditshme, ndoshta ndihemi në siklet të identifikohemi si Dëshmitarë të Jehovait për shkak të mënyrës si sillemi ose vishemi? Kurrë mos qoftë kështu! Shërbëtorët e Jehovait nuk do të bënin asgjë që mund të njolloste emrin e Perëndisë.—Isa. 43:10; 2 Kor. 6:3, 4, 9.
6 Le të shqyrtojmë se si dëshira për t’i bërë gjërat «me gjithë shpirt si për Jehovain» ndikon në disa fusha të jetës. Teksa bëjmë këtë shqyrtim, të mbajmë parasysh se të gjitha flijimet që izraelitët i paraqitnin Jehovait, duhej të ishin më e mira që kishin.—Dal. 23:19.
SI NDIKOJNË NË JETËN TËNDE?
7. Çfarë përfshin kushtimi i krishterë?
7 A nuk është e vërtetë se, kur ia kushtove jetën Jehovait, e more këtë vendim pa rezerva? Faktikisht the se në çdo aspekt të jetës, do të vendosje Jehovain në vend të parë. (Lexo Hebrenjve 10:7.) Ky ishte një vendim i mençur. Pa dyshim ke parë se kur kërkon të dish cili është vullneti i Jehovait për një çështje dhe përpiqesh të veprosh në përputhje me të, rezultatet janë të shkëlqyera. (Isa. 48:17, 18) Populli i Perëndisë është i shenjtë dhe i gëzuar sepse pasqyron cilësitë e Atij që e mëson.—Lev. 11:44; 1 Tim. 1:11.
8. Pse është e rëndësishme të kujtojmë se flijimet e izraelitëve ishin të shenjta për Jehovain?
8 Flijimet që izraelitët i bënin Jehovait, konsideroheshin të shenjta. (Lev. 6:25; 7:1) Termi hebraik i përkthyer «shenjtëri» përcjell idenë e diçkaje të veçuar ose të shenjtëruar për Perëndinë. Që flijimet tona të jenë të pranueshme për Jehovain, duhet të jenë të veçuara dhe të pandotura nga ndikimet e botës. Nuk mund të duam asgjë që Jehovai e urren. (Lexo 1 Gjonit 2:15-17.) Qartë, kjo do të thotë se nuk duhet të shoqërohemi me askënd ose nuk duhet të përfshihemi në asgjë që do të na ndotte në sytë e Perëndisë. (Isa. 2:4; Zbul. 18:4) Gjithashtu, do të thotë se nuk mund t’i lejojmë sytë që të vazhdojnë të shohin gjëra të papastra a imorale ose që ta lëmë mendjen të fantazojë gjëra të tilla.—Kolos. 3:5, 6.
9. Pse është e rëndësishme mënyra si sillemi me të tjerët?
9 Pavli i nxiti bashkëbesimtarët: «Mos harroni të bëni të mira dhe të ndani gjërat me të tjerët, sepse Perëndia kënaqet me flijime të tilla.» (Hebr. 13:16) Pra, ta kesh shprehi të jesh i mirë dhe t’u bësh të mira të tjerëve, është diçka që Jehovai e sheh si një flijim të pranueshëm për të. Meraku i dashur për të tjerët është shenjë dalluese e të krishterëve të vërtetë.—Gjoni 13:34, 35; Kolos. 1:10.
FLIJIME NË ADHURIM
10, 11. Si i sheh Jehovai shërbimin dhe adhurimin tonë të krishterë? Ç’ndikim duhet të ketë kjo te ne?
10 Një nga mënyrat më të qarta se si u bëjmë të mira të tjerëve ne si të krishterë, është duke «shpallur publikisht shpresën tonë». A shfrytëzon çdo rast për të dhënë dëshmi? Këtë aktivitet të krishterë thelbësor Pavli e quajti «një flijim lëvdimi, domethënë frytin e buzëve që shpallin publikisht emrin e [Perëndisë]». (Hebr. 10:23; 13:15; Hoz. 14:2) Mund të thuhet shumë për sasinë dhe cilësinë e kohës që kalojmë duke predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë, dhe mjaft pjesë në Mbledhjen e Shërbimit bëhen që të na nxitin të mendojmë për këtë. Por, për ta thënë shkurt, meqë shërbimi në fushë dhe dëshmia joformale janë «një flijim lëvdimi», pjesë e adhurimit tonë, ky flijim duhet të jetë më e mira që mund të ofrojmë. Edhe pse rrethanat janë të ndryshme, sasia e kohës që i kushtojmë shpalljes së lajmit të mirë, shpesh pasqyron çmueshmërinë tonë për gjërat frymore.
11 Të krishterët i kushtojnë rregullisht kohë adhurimit si grup dhe atij personal. Jehovai e kërkon një gjë të tillë. Është e vërtetë se nuk na duhet më të mbajmë një pushim sabati ose të shkojmë rregullisht për festa të caktuara në Jerusalem. Gjithsesi, këto praktika të lashta kanë ekuivalentët e tyre në jetën e krishterë. Perëndia ende pret që të heqim dorë nga veprat e vdekura dhe të studiojmë Fjalën e tij, të lutemi dhe të ndjekim mbledhjet e krishtere. 1 Sel. 5:17; Hebr. 10:24, 25) Në lidhje me aktivitetet tona frymore, është mirë të pyesim veten: «A mund ta përmirësoj cilësinë e adhurimit?»
Po ashtu, kryefamiljarët e krishterë marrin iniciativën që të drejtojnë adhurimin familjar. (12. (a) Me çfarë mund të krahasohet sot paraqitja e temjanit në adhurimin e lashtë? (b) Si duhet të ndikojë ky krahasim në përmbajtjen e lutjeve tona?
12 Mbreti David i këndoi Jehovait: «Lutja ime qoftë e përgatitur si temjan para teje.» (Psal. 141:2) Mendo pak për lutjet e tua—për rregullsinë dhe cilësinë e tyre. Libri i Zbulesës i krahason «lutjet e të shenjtëve» me temjanin, në kuptimin që lutjet e pranueshme ngjiten te Jehovai si një aromë erëmirë dhe e këndshme. (Zbul. 5:8) Në Izraelin e lashtë, temjani që paraqitej rregullisht në altarin e Jehovait, duhej përgatitur me kujdes dhe saktësi. Ishte i pranueshëm për Jehovain vetëm po të paraqitej sipas udhëzimeve që kishte përcaktuar ai. (Dal. 30:34-37; Lev. 10:1, 2) Nëse lutjet tona të sinqerta përgatiten po njësoj, jemi të sigurt se do të jenë të pranueshme për Jehovain.
JAPIM DHE MARRIM
13, 14. (a) Çfarë bënë Epafroditi dhe kongregacioni i Filipisë për Pavlin? Si u ndie Pavli për këtë? (b) Si mund të ndjekim shembullin e Epafroditit dhe të filipianëve?
13 Kontributet financiare që bëhen për të mbështetur veprën mbarëbotërore mund të krahasohen me një flijim, pavarësisht nëse japim shumë ose pak. (Mar. 12:41-44) Në shekullin e parë të e.s., kongregacioni i Filipisë dërgoi në Romë Epafroditin që të kujdesej për nevojat fizike të Pavlit. Ky i dërguar, me sa duket, kishte me vete një dhuratë monetare nga kongregacioni. Kjo nuk ishte hera e parë që filipianët tregoheshin bujarë me Pavlin. Me këtë gjest mirëdashës, donin që Pavli të mos shqetësohej për gjendjen e tij financiare, që t’i kushtonte më tepër kohë shërbimit. Si e konsideroi Pavli dhuratën? E quajti «një aromë erëmirë, një flijim të pranueshëm, shumë të pëlqyer nga Perëndia». (Lexo Filipianëve 4:15-19.) Pavli e çmoi vërtet gjestin mirëdashës të filipianëve e po ashtu edhe Jehovai.
14 Po njësoj edhe sot, Jehovai i çmon shumë kontributet tona për veprën mbarëbotërore. Për më tepër, ai premton që, nëse vazhdojmë të vëmë në vend të parë në jetë interesat e Mbretërisë, do të kujdeset për të gjitha nevojat tona, frymore dhe fizike.—Mat. 6:33; Luka 6:38.
TREGOJE MIRËNJOHJEN
15. Për cilat gjëra i je mirënjohës Jehovait?
15 Do të duhej mjaft kohë për të përmendur arsyet e shumta pse duhet t’i jemi mirënjohës Jehovait. A nuk është e vërtetë se duhet ta falënderojmë çdo ditë për dhuratën e jetës? Ai na jep gjithçka që na nevojitet për të jetuar—ushqim, veshje e strehë, si edhe ajrin që thithim. Për më tepër, besimi ynë, i bazuar në njohurinë e saktë, na jep shpresë. Thjesht për shkak të personit që është Jehovai dhe të asaj që ka bërë për ne, është me vend ta adhurojmë dhe t’i ofrojmë flijime lëvdimi.—Lexo Zbulesën 4:11.
16. Si mund ta tregojmë mirënjohjen tonë për flijimin shpërblyes të Krishtit?
16 Siç kemi parë në artikullin e mëparshëm, një dhuratë veçanërisht e çmuar që Perëndia i ka bërë njerëzimit është flijimi shpërblyes i Krishtit. Kjo është një shfaqje e jashtëzakonshme e dashurisë së Perëndisë për ne. (1 Gjon. 4:10) Si duhet t’i përgjigjemi asaj? Pavli tha: «Dashuria që ka Krishti, na detyron, sepse kemi gjykuar që një njeri i vetëm vdiq për të gjithë. . . . Dhe ai vdiq për të gjithë, që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për vete, por për atë që vdiq për ta dhe u ngrit nga të vdekurit.» (2 Kor. 5:14, 15) Në thelb, Pavli po thoshte që, nëse e çmojmë dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë, do ta përdorim jetën për të nderuar Atë dhe Birin e tij. Dashuria dhe çmueshmëria për Perëndinë e Krishtin tregohen me bindjen tonë dhe me dëshirën për të predikuar e për të bërë dishepuj.—1 Tim. 2:3, 4; 1 Gjon. 5:3.
17, 18. Në cilat mënyra e kanë shtuar disa flijimin e lëvdimit për Jehovain? Jep një shembull.
17 A ke mundësi t’i paraqitësh Perëndisë një flijim lëvdimi edhe më të mirë? Pasi kanë medituar për gjithë të mirat që ka bërë Jehovai për ta, shumë janë nxitur ta organizojnë kohën dhe aktivitetet e tyre që të marrin pjesë më tepër në veprën e predikimit ose në aktivitete të tjera teokratike. Disa kanë mundur të shërbejnë si pionierë ndihmës për një ose më shumë muaj çdo vit, kurse të tjerë kanë mundur të hyjnë në radhët e pionierëve të rregullt. Të tjerë akoma kanë marrë pjesë në ndërtimin e godinave që përdoren në shërbim të Jehovait. A nuk janë këto mënyra të shkëlqyera për të treguar çmueshmërinë? Nëse bëhen me motivin e duhur—për të treguar mirënjohje dhe për të falënderuar—këto akte shërbimi të shenjtë janë të pranueshme për Perëndinë.
18 Shumë të krishterë ndihen borxhlinj ndaj Jehovait dhe mirënjohja i ka nxitur të bëjnë diçka. Një prej tyre është Morena. Ajo kërkoi përgjigjet e pyetjeve të saj frymore te katolicizmi, feja në të cilën ishte rritur, dhe te filozofia aziatike. Por nuk gjeti përgjigje të kënaqshme tek asnjëra prej tyre. Vetëm kur filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait iu shua etja frymore. Morena ishte kaq mirënjohëse për përgjigjet biblike që morën të gjitha pyetjet e saj dhe për stabilitetin që i sollën në jetë ato përgjigje, saqë donte ta falënderonte Jehovain duke i përdorur tërë energjitë në shërbim të tij. Menjëherë pas pagëzimit filloi të shërbente rregullisht si pioniere ndihmëse dhe, sapo ia lejuan rrethanat, u bë pioniere e rregullt. Kjo ndodhi 30 vjet më parë dhe Morena shërben ende në kohë të plotë.
19. Si mund t’i shtosh flijimet për Jehovain?
19 Sigurisht, ka shumë shërbëtorë besnikë të Jehovait që për shkak të rrethanave nuk shërbejnë dot si pionierë. Pavarësisht se sa mund të bëjmë në shërbim të Jehovait, të gjithë mund t’i paraqitim flijime frymore të pranueshme. Sjellja jonë duhet të pasqyrojë plotësisht parimet e tij të drejta, duke pasur parasysh se përfaqësojmë atë në çdo moment. Për sa i përket besimit, jemi krejtësisht të sigurt se qëllimet e Perëndisë do të përmbushen. Për sa u përket veprave të shkëlqyera, ndihmojmë për përhapjen e lajmit të mirë. Nga një zemër e mbushur plot dhe nga mirënjohja për gjithçka që Jehovai ka bërë për ne, le të vazhdojmë t’i bëjmë flijime me gjithë shpirt!
[Pyetjet]
[Diçitura në faqen 25]
A të nxit mirësia e Jehovait që t’i bësh një flijim lëvdimi edhe më të mirë?
[Figura në faqen 23]
A shfrytëzon çdo rast për të dhënë dëshmi?