Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ëndrra ime u bë realitet»

«Ëndrra ime u bë realitet»

«Ëndrra ime u bë realitet»

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Emilia shërbente si pioniere e rregullt. Megjithatë, iu desh ta ndërpriste shërbimin e plotkohor. Vitet e fundit, mendonte shpesh për gëzimin që kishte përjetuar në atë kohë dhe dëshironte të bëhej sërish pioniere e rregullt.

Por, Emilia kishte një punë që i merrte shumë kohë dhe kjo situatë nuk i jepte kënaqësi. Njëherë tha para kolegeve duke psherëtirë: «Sa do të doja të punoja më pak orë!» Përgjegjësja e mori vesh dhe e pyeti nëse kjo ishte e vërtetë. Emilia i tha se ashtu ishte. Gjithsesi, që të realizohej dëshira e saj, duhej aprovimi i një drejtori sepse, sipas rregullores, të gjithë punëtorët duhej të punonin në kohë të plotë. Motra u përgatit për takimin me drejtorin dhe u lut për qetësi e kurajë.

Gjatë takimit Emilia i kërkoi me takt, por me guxim, të punonte më pak orë. Ajo i shpjegoi se e përdorte kohën jashtë orarit të punës për të ndihmuar të tjerët: «Unë jam Dëshmitare e Jehovait dhe i ndihmoj njerëzit të mësojnë për Biblën. Sot shumë veta po i humbasin vlerat morale. Ata kanë nevojë për vlera e standarde të qarta, dhe mençuria që u tregoj nga Bibla ka vlerë të paçmuar për ta. Nuk dua që aktivitetet e mia pas pune të ndikojnë te cilësia e punës sime këtu, por do të doja të kisha më shumë kohë të lirë që të ndihmoja njerëzit. Ja pse kam nevojë të punoj më pak orë.»

Drejtori e dëgjoi me vëmendje dhe i tha se një herë kishte menduar të bënte punë për bamirësi. Pastaj shtoi: «Për arsyet që paraqite, mendoj se duhet ta pranoj kërkesën tënde. Por besoj se e kupton që do të paguhesh më pak.» Emilia i tha se e kuptonte dhe po të ishte e nevojshme do të thjeshtonte jetën. Ajo shtoi: «Synimi im më i rëndësishëm është që të bëj diçka vërtet domethënëse për njerëzit.» Drejtori i tha: «I admiroj njerëzit që pa egoizëm ua kushtojnë kohën të tjerëve.»

Asnjë punëtori tjetër në atë firmë nuk i ishte bërë një favor i tillë. Emilia tani punon vetëm katër ditë në javë. Për çudinë e saj, i rritën rrogën, kështu që tani paguhet aq sa më parë. Emilia thotë: «Ëndrra ime u bë realitet, dhe tani mund të jem përsëri pioniere e rregullt.»

A ke menduar t’i rregullosh rrethanat e tua që të fillosh ose të rifillosh shërbimin e pionierit?

[Diçitura në faqen 32]

Drejtori i tha: «I admiroj njerëzit që pa egoizëm ua kushtojnë kohën të tjerëve.»