NGA ARKIVAT TANË
«Isha si breshka në guaskën e saj —E kisha gjithmonë shtëpinë me vete»
GJATË një fushate predikimi të rrufeshme nëntëditore në gusht/
Në fund të vitit 1929 ndodhi një rënie financiare katastrofike. Të Martën e Zezë
Si mund t’ia dilnin predikuesit në kohë të plotë gjatë një krize të tillë? Një zgjidhje ishin shtëpitë me rrota. Me një makinë-shtëpi ose rulotë, pa qira e taksë, pionierët mund të predikonin me sa më pak shpenzime. * Gjatë kongresit, një shtëpi e lëvizshme shërbente si dhomë hoteli falas. Më 1934, në Buletin u paraqit një projekt i hollësishëm si të ndërtohej një vendbanim i vogël por i rehatshëm që të kishte edhe gjëra praktike, si sistemin hidraulik, një sobë, një krevat të palosshëm dhe izolimin kundër të ftohtit.
Predikues të shkathët përreth botës filluan të ndërtonin shtëpi me rrota. Viktor Blekuelli kujtonte: «Ashtu si Noeja nuk kishte përvojë në ndërtimin e barkave, edhe unë s’kisha haber si ndërtues rulotash.» Ama, Viktori ashtu bëri.
Evëri dhe Lovenia Bristo kishin makinë-shtëpi. Evëri thoshte: «Isha si breshka në guaskën e saj
Edhe Xhusto e Vinçenca Bataino shërbyen si pionierë. Pasi morën vesh se do të bëheshin me fëmijë, transformuan makinën në një shtëpi
Lajmi i mirë u mirëprit nga shumë veta, por njerëzit e varfër e të papunë vështirë se mund të kontribuonin për literaturë biblike. Në vend të parave ofronin çdo lloj malli. Dy pionierë numëruan 64 gjëra të ndryshme që u kishin dhënë të interesuarit. Lista dukej si «inventari i një dyqani fshati».
Fred Andersoni takoi një fermer që donte një seri librash, i cili në këmbim ofroi një palë syze që dikur ishin të së ëmës. Në fermën tjetër një burrë donte literaturë, por tha: «S’kam syze e s’lexoj dot pa to.» Mirëpo, ai lexonte për bukuri kur vuri syzet e komshiut, kështu me kënaqësi dha kontribut për librat dhe për syzet.
Herbert Aboti kishte në makinë një kotec pulash portativ. Pasi mori në këmbim tri a katër pula, vajti në treg e i shiti dhe pastaj e mbushi me karburant serbatorin. Ai shkroi: «Nganjëherë ishim trokë, por nuk hoqëm dorë. Po të kishim karburant në makinë, ecnim përpara duke u mbështetur te Jehovai plot besim.»
Me mbështetjen e Jehovait dhe vendosmërinë e patundur, populli i Tij i përballoi me sukses ato vite të vështira. Gjatë një stuhie Maksuell dhe Emi Luisi u larguan nga rulota pak sekonda para se atë ta ndante më dysh një pemë që u rrëzua. Maksuelli shkroi: «Gjëra të tilla nuk na penguan; ishin thjesht ngjarje të rastit, dhe as nuk na shkoi ndër mend të dorëzoheshim. Mbetej ende shumë punë për të bërë dhe do t’i kryenim se s’bën.» Pa u stepur dhe me ndihmën e miqve të dashur, Maksuelli dhe Emi rindërtuan shtëpinë me rrota.
Në kohën tonë plot sfida, miliona Dëshmitarë të Jehovait të zellshëm i karakterizon e njëjta frymë vetësakrifikuese. Në fund të fundit, ashtu si ata pionierë të hershëm, jemi të vendosur të vazhdojmë derisa Jehovai të thotë se vepra e predikimit u krye.