‘Populli që ka për Perëndi Jehovain’
«Lum ai popull që ka për Perëndi Jehovain!»
1. Sipas disave, a duhet të ketë Perëndia një popull të tijin në tokë?
SOT shumë njerëz të arsyeshëm e pranojnë pa problem se fetë tradicionale, të krishtere ose jo, nuk i sjellin njerëzimit ndonjë të mirë kushedi. Disa janë dakord se fe të tilla krijojnë përshtypje të gabuar për Perëndinë me sjelljen dhe me mësimet e tyre, ndaj s’ka si të kenë miratimin e Tij. Megjithatë, mendojnë se në çdo fe ka njerëz të sinqertë dhe se Perëndia i sheh e i pranon si adhuruesit e tij. Sipas tyre, këta s’ka pse të heqin dorë nga fetë e rreme, që ta adhurojnë Perëndinë si një popull më vete. Por, kështu mendon edhe Perëndia?! Le ta gjejmë përgjigjen duke i hedhur një sy historisë biblike të adhuruesve të vërtetë të Jehovait.
NJË POPULL ME TË CILIN PERËNDIA BËRI BESËLIDHJE
2. Kush u bë me kohë populli i veçantë i Jehovait dhe çfarë e dallonte nga popujt e tjerë? (Shih figurën hapëse.)
2 Qysh në shekullin e 20-të p.e.s., Jehovai kishte një popull të veçantë në tokë. Abrahami, i njohur si «ati i të gjithë Rom. 4:11; Zan. 14:14) Sundimtarët e Kanaanit e shihnin si «një prijës» të madh dhe e trajtonin plot respekt. (Zan. 21:22; 23:6) Jehovai bëri një besëlidhje me Abrahamin dhe me pasardhësit e tij. (Zan. 17:1, 2, 19) Perëndia i tha Abrahamit: «Kjo është besëlidhja ime që do të mbani, mes meje e jush, madje edhe fara jote: çdo mashkull nga ju të rrethpritet. . . . Dhe kjo të jetë si shenjë e besëlidhjes mes meje dhe jush.» (Zan. 17:10, 11) Kështu, Abrahami dhe tërë meshkujt e shtëpisë së tij u rrethprenë. (Zan. 17:24-27) Rrethprerja ishte një shenjë fizike që i dallonte pasardhësit e Abrahamit si popullin e vetëm me të cilin Jehovai kishte bërë një besëlidhje.
atyre që kanë besim», ishte kreu i një shtëpie me qindra veta. (3. Si u bënë një popull pasardhësit e Abrahamit?
3 Nipi i Abrahamit, Jakobi, ose Izraeli, pati 12 bij. (Zan. 35:10, 22b-26) Më vonë ata do të bëheshin patriarkët e 12 fiseve të Izraelit. (Vep. 7:8) Për shkak të një zie buke, Jakobi me gjithë shtëpinë e tij shkoi të gjente shpëtim në Egjipt. Atje një nga bijtë e Jakobit, Jozefi, ishte bërë administratori i ushqimit për faraonin dhe krahu i tij i djathtë. (Zan. 41:39-41; 42:6) Pasardhësit e Jakobit u shtuan goxha dhe u bënë «shumë popuj».
NJË POPULL QË U SHPENGUA
4. Fillimisht, si ishte marrëdhënia mes egjiptianëve dhe pasardhësve të Jakobit?
4 Pasardhësit e Jakobit qëndruan pak më shumë se dy shekuj në Egjipt, në një rajon të deltës së Nilit që quhej Goshen. (Zan. 45:9, 10) Thuajse gjysmën e asaj periudhe duket se bashkëjetuan paqësisht me egjiptianët, ndërsa banonin në fshatra dhe kullotnin bagëtitë. Ai faraon që e njihte Jozefin dhe e vlerësonte, i kishte mikpritur ngrohtësisht. (Zan. 47:1-6) Kurse egjiptianët në përgjithësi i përbuznin barinjtë e dhenve. (Zan. 46:31-34) Prapëseprapë, u duhej t’i duronin izraelitët që jetonin pranë tyre.
5, 6. (a) Si ndryshuan rrethanat e popullit të Perëndisë në Egjipt? (b) Si mbeti gjallë Moisiu, dhe çfarë bëri Jehovai për gjithë popullin?
5 Mirëpo, në horizont dukej një ndryshim drastik për popullin e Perëndisë. «Me kalimin e kohës, në Egjipt doli një mbret i ri, që nuk e njihte Jozefin. Ai i thoshte popullit të vet: ‘Populli i Izraelit është më i madh dhe më i fuqishëm se ne.’ Prandaj, egjiptianët i skllavëruan bijtë e Izraelit, dhe i mbajtën nën tirani. Ata ua nxinë jetën me një skllavëri të rëndë, dhe i vunë të punonin në llaç, në tulla e në çdo formë angarie nëpër ara, po, në çdo formë skllavërie, ku i përdorën si skllevër dhe i mbajtën nën tirani.»
6 Madje faraoni nxori urdhrin të vriteshin gjithë djemtë e sapolindur hebrenj. (Dal. 1:15, 16) Tamam në atë kohë lindi Moisiu. Kur ishte tremuajsh, e ëma e fshehu mes kallamave të Nilit, ku e gjeti e bija e faraonit, që më vonë e birësoi. Sa mirë që në vogëli Moisiun e rriti e ëma besimtare, Jokebeda, e kështu ai u bë shërbëtor besnik i Jehovait. (Dal. 2:1-10; Hebr. 11:23-25) Jehovai «u kushtoi vëmendje» vuajtjeve të popullit të tij dhe vendosi ta çlironte nga shtypësit me anë të Moisiut si prijës. (Dal. 2:24, 25; 3:9, 10) Kështu izraelitët do të bëheshin një popull që ‘do ta shpengonte’ Jehovai.
NJË POPULL BËHET KOMB
7, 8. Si u bë një komb i shenjtë populli i Jehovait?
7 Edhe pse ende nuk i kishte organizuar izraelitët si komb, Jehovai i njihte si popullin e vet. Prandaj, Moisiu dhe Aaroni u udhëzuan t’i thoshin faraonit: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Lëre popullin tim të shkojë, që të kremtojë një festë për mua në shkretëtirë.’»
8 U deshën dhjetë plagë dhe shfarosja e faraonit me gjithë ushtrinë e tij në Detin e Kuq, që bijtë e Izraelit të shpëtonin nga zgjedha e Egjiptit. (Dal. 15:1-4) Pa kaluar as tre muaj, Jehovai bëri një besëlidhje me izraelitët në malin Sinai e u dha këtë premtim historik: «Nëse i bindeni pikë për pikë zërit tim dhe mbani besëlidhjen time, nga të gjithë popujt e tjerë, ju keni për t’u bërë prona ime e veçantë, . . . një komb i shenjtë.»—Dal. 19:5, 6.
9, 10. (a) Sipas Ligjit të përtërirë 4:5-8, si i veçoi Ligji izraelitët nga popujt e tjerë? (b) Si duhej të tregonin izraelitët se ishin «një popull i shenjtë për Jehovain»?
9 Kur ishin në Egjipt, para se të katandiseshin skllevër, hebrenjtë ishin të organizuar si shoqëri fisnore e drejtuar nga krerët e familjeve, ose patriarkët. Ata krerë, sikurse shërbëtorët e Jehovait që jetuan para tyre, luanin rolin e qeveritarit, të gjykatësit dhe të priftit për shtëpinë e vet. (Zan. 8:20; 18:19; Jobi 1:4, 5) Gjithsesi, nëpërmjet Moisiut, Jehovai u dha izraelitëve një kod ligjor që do t’i veçonte nga gjithë kombet e tjera. (Lexo Ligjin e përtërirë 4:5-8; Psal. 147:19, 20.) Ligji përcaktoi një priftëri të veçantë, dhe drejtësinë e vinin në vend «pleqtë» e respektuar për njohurinë e për mençurinë e tyre. (Ligj. 25:7, 8) Në Ligj parashtroheshin rregullat për aktivitetet fetare dhe shoqërore të kombit të porsalindur.
10 Kur Izraeli ishte në prag të Tokës së Premtuar, Jehovai ia përsëriti ligjet, dhe Moisiu i tha popullit: «Jehovai sot të nxiti ty të thuash se do të jesh populli i tij, një pronë e veçantë, sikurse të premtoi ai, dhe se do t’u përmbahesh tërë urdhërimeve të tij. Ai do të të lartësojë mbi të gjitha kombet që ka bërë, e kështu do të jesh lavdia, fama dhe bukuria e tij, ndërkohë që bëhesh një popull i shenjtë për Jehovain, Perëndinë tënd.»
MIRËPRITEN TË ARDHURIT
11-13. (a) Cilët u shoqëruan me popullin e zgjedhur të Perëndisë? (b) Ç’duhej të bënte një joizraelit nëse donte të adhuronte Jehovain?
11 Ndonëse tani kishte një komb të zgjedhur, Jehovai nuk e ndaloi të hynin në gjirin e popullit të tij edhe joizraelitë. Kur e çliroi popullin e vet nga Egjipti, lejoi që t’i shoqëronte «një turmë e madhe e përzier» joizraelitësh, mes të cilëve edhe egjiptianë. (Dal. 12:38) Në momentin e plagës së shtatë, disa nga «shërbëtorët e faraonit» iu frikësuan fjalës së Jehovait dhe pa dyshim ishin mes turmës së përzier që doli nga Egjipti tok me izraelitët.
12 Para se izraelitët të kalonin lumin Jordan për të shtënë në dorë Kanaanin, Moisiu u tha ‘ta donin të ardhurin’ që jetonte me ta. (Ligj. 10:17-19) Populli i zgjedhur i Perëndisë duhej të pranonte në gjirin e tij çdo të huaj që ishte i gatshëm të respektonte ligjet bazë të dhëna nga Moisiu. (Lev. 24:22) Disa të ardhur u bënë adhurues të Jehovait dhe ndiheshin si moabitja Ruthë, që iu shpreh izraelites Naomi: «Populli yt do të jetë populli im dhe Perëndia yt, Perëndia im.» (Rutha 1:16) Këta u bënë prozelitë, dhe meshkujt pranuan të rrethpriteshin. (Dal. 12:48, 49) Jehovai i mirëpriti si pjesëtarë të popullit të tij të zgjedhur.
13 Kur tempulli i Solomonit iu kushtua Jehovait, u morën parasysh edhe adhuruesit joizraelitë, siç tregon lutja e Solomonit: «Të huajin, që nuk është pjesë e popullit tënd, Izraelit, por që vjen nga një vend i largët për shkak të emrit tënd të madh, dorës sate të fortë dhe krahut tënd të shtrirë, dhe lutet në drejtim të kësaj shtëpie, dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt i qëndrueshëm, dhe plotësoja tërë ato që të ka kërkuar. Kështu, gjithë popujt e tokës do ta njohin emrin tënd e do të të frikësohen njëlloj si të frikësohet populli yt, Izraeli, dhe do ta dinë se në këtë shtëpi që kam ndërtuar, është thirrur emri yt.» (2 Kron. 6:32, 33) Siç ndodhte edhe në kohën e Jezuit, çdo joizraelit që donte të adhuronte Jehovain, duhej të shoqërohej me popullin me të cilin Ai kishte bërë besëlidhje.
NJË KOMB DËSHMITARËSH
14-16. (a) Në ç’mënyrë do të ishin izraelitët një komb dëshmitarësh të Jehovait? (b) Çfarë detyrimi moral ka populli i Perëndisë në ditët tona?
14 Ndërkohë që izraelitët adhuronin Perëndinë e tyre, Jehovain, kombet e tjera adhuronin hyjnitë e veta. Në ditët e profetit Isaia, Jehovai e krahasoi situatën botërore me një proces gjyqësor. I sfidoi hyjnitë e kombeve të nxirrnin dëshmitarë për të provuar se ishin vërtet perëndi, me këtë deklaratë: «Le të mblidhen të gjitha kombet në një vend dhe le të grumbullohen popujt. Kush nga ato [perënditë e tyre] mund ta thotë këtë? Ose, a mund t’i shpallin gjërat që do të ndodhin të parat? Le të sjellin dëshmitarë që të provojnë se kanë të drejtë, ose të dëgjojnë e të thonë: ‘Është e vërtetë.’»
15 Perënditë e kombeve nuk sillnin dot asnjë dëshmi se ishin perëndi. Isa. 46:5-7) Krejt ndryshe, Jehovai i tha popullit të tij, Izraelit: «Ju jeni dëshmitarët e mi. . . . Jeni shërbëtori që kam zgjedhur, që ju të më njihni e të keni besim tek unë, dhe të kuptoni se unë jam po Ai që kam qenë. Përpara meje nuk u formua asnjë Perëndi dhe pas meje prapë nuk kishte asnjë. Unë, pikërisht unë, jam Jehovai dhe veç meje nuk ka tjetër shpëtimtar. . . . Prandaj, ju jeni dëshmitarët e mi . . . dhe unë jam Perëndia.»
16 Në gjyqin universal për çështjen «kush është Perëndia më i Lartë?», populli i zgjedhur i Jehovait duhej të dëshmonte hapur dhe fuqishëm se Jehovai është i vetmi Perëndi i vërtetë. Ai e quajti ‘populli që kam formuar për vete që të tregojë veprat e mia të denja për lëvdim’. (Isa. 43:21) Mbanin emrin e tij. Jehovai i shpengoi nga Egjipti, ndaj ishin nën detyrimin moral t’u tregonin popujve të tjerë se përkrahnin sovranitetin e tij. Në fakt, ata duhej të kishin qëndrimin e popullit të Perëndisë në ditët tona, që e përshkroi më vonë profeti Mikea: «Të gjithë popujt do të ecin secili në emër të perëndisë së vet, kurse ne do të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë, në jetë të jetëve.»
NJË POPULL TRADHTAR
17. Si u bë Izraeli ‘hardhi e prishur e huaj’ në sytë e Jehovait?
17 Mjerisht, izraelitët nuk i qëndruan besnikë Perëndisë së tyre, Jehovait. Lejuan të ndikoheshin nga kombet që adhuronin perëndi prej druri e guri. Në shekullin e tetë p.e.s., profeti Hozea shkroi: «Izraeli është si një hardhi që sa vjen e prishet. . . . I ka shumuar altarët. . . . Zemra e tyre është bërë hipokrite. Tani do të gjenden fajtorë.» (Hoz. 10:1, 2) Rreth një shekull e gjysmë më vonë, Jeremia hodhi me shkrim këto fjalë të Jehovait drejtuar popullit të Tij të pabesë: «Unë të kisha mbjellë si rrush të kuq të zgjedhur, i tëri farë e mirë. Si vallë, u shndërrove në bisqe të prishura të një rrushi të huaj. . . . Po ku janë perënditë që bëre? Le të ngrihen ato në rast se mund të të shpëtojnë, kur të jesh në ditë të keqe. . . . Populli im më ka harruar.»
18, 19. (a) Si e paratha Jehovai se do të nxirrte një popull të ri për emrin e tij? (b) Çfarë do të shqyrtohet në artikullin vijues?
18 Në vend që të praktikonin adhurimin e pastër dhe të ishin dëshmitarë besnikë të Jehovait, duke dhënë kështu fryt të shkëlqyer, izraelitët prodhuan frytin e kalbur të idhujtarisë. Prandaj Jezui u tha krerëve judenj hipokritë të kohës së tij: «Mbretëria e Perëndisë do t’ju merret dhe do t’i jepet një kombi që prodhon frytet e saj.» (Mat. 21:43) Në këtë komb të ri, pra në Izraelin frymor, mund të bënin pjesë vetëm pjesëmarrësit e ‘besëlidhjes së re’ që paratha Jehovai nëpërmjet profetit të tij Jeremia. Ja ç’kishte profetizuar Jehovai për izraelitët frymorë që do të hynin në atë besëlidhje të re: «Unë do të jem Perëndia i tyre, e ata do të jenë populli im.»
19 Pasi kombi i Izraelit doli i pabesë, Jehovai e bëri Izraelin frymor popullin e tij në shekullin e parë, siç u përmend sipër. Po sot, cilët përbëjnë popullin e tij në tokë? Si mund t’i dallojnë njerëzit zemërpastër adhuruesit e vërtetë të Perëndisë? Për këtë flet artikulli vijues.