Ç’domethënie ka për ne ringjallja e Jezuit?
«Ai . . . u ngrit.»
1, 2. (a) Ç’donin të dinin disa krerë fetarë, dhe si iu përgjigj Pjetri? (Shih figurën hapëse.) (b) Si shpjegohet guximi i Pjetrit në këtë rast?
PAK javë pas vdekjes së Jezuit, apostulli Pjetër u përball me një grup burrash hijerëndë dhe armiqësorë. Ishin krerët e fuqishëm fetarë judenj
2 Më parë Pjetri e kishte mohuar Jezuin tri herë nga frika. (Mar. 14:66-72) Nga i erdhi tani ky guxim para krerëve fetarë? Rol kyç luajti fryma e shenjtë, por edhe bindja e tij absolute se Jezui ishte ringjallur. Pse apostulli ishte aq i bindur se Jezui ishte gjallë? Pse mund të jemi po kaq të sigurt edhe ne?
3, 4. (a) Cilat ringjallje ndodhën para se të lindnin apostujt e Jezuit? (b) Cilat ringjallje bëri Jezui?
3 Për apostujt e Jezuit, koncepti se të vdekurit mund të jetojnë sërish nuk ishte i ri; ringjallje kishin ndodhur edhe 1 Mbret. 17:17-24; 2 Mbret. 4:32-37) Madje, një i vdekur kishte ardhur në jetë pasi kufomën e tij e hodhën në një varr dhe preku eshtrat e Eliseut. (2 Mbret. 13:20, 21) Të krishterët e hershëm i besonin këto tregime biblike, siç besojmë edhe ne se Fjala e Perëndisë është e vërtetë.
para se të lindnin ata. E dinin se Perëndia u kishte dhënë fuqi profetëve Elija dhe Elise të kryenin mrekulli të tilla. (4 Veç kësaj, patjetër që të gjithë prekemi thellë nga tregimet për ringjalljet që kreu Jezui. Kur Jezui i ktheu në jetë birin e vetëm një vejushe, kushedi sa duhet të jetë habitur ajo. (Luka 7:11-15) Një herë tjetër Jezui ringjalli një vajzë 12-vjeçare. Përfytyro si mbetën gojëhapur e u mbushën me gëzim prindërit shpirtvrerosur kur e bija u kthye në jetë. (Luka 8:49-56) E sa duhet të jenë drithëruar ata që panë Lazarin të dilte nga varri shëndoshë e mirë!—Gjoni 11:38-44.
PSE RINGJALLJA E JEZUIT ISHTE UNIKE
5. Ku ndryshonte ringjallja e Jezuit nga ringjalljet para saj?
5 Apostujt e dinin se ringjallja e Jezuit ndryshonte nga ringjalljet para saj. Ata që ishin kthyer në jetë më parë, u ngjallën me trupa fizikë dhe, me kohë, vdiqën prapë. Kurse Jezui u ringjall me trup frymor të paprishshëm. (Lexo Veprat 13:34.) Pjetri shkroi se Jezui ‘u vra në mish, por u ngjall në frymë’. Për më tepër, «ai shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë, dhe engjëjt, autoritetet dhe fuqitë iu nënshtruan atij». (1 Pjet. 3:18-22) Ringjalljet e mëparshme ishin të mrekullueshme e mahnitëse, por asnjëra nuk i afrohej asaj mrekullie të mrekullive.
6. Si ndikoi ringjallja e Jezuit te dishepujt?
6 Ringjallja e Jezuit ndikoi thellësisht te dishepujt. Ai nuk ishte më i vdekur, siç e pandehnin armiqtë e tij. Jezui ishte gjallë si person frymor i fuqishëm dhe asnjeri s’i bënte dot keq. Ringjallja e tij provoi se ishte Biri i Perëndisë dhe kjo ua çoi zemrën peshë dishepujve të mbytur në pikëllim. Tani frikës ia zuri vendin guximi. Qëllimi i Jehovait, si edhe lajmi i mirë që shpallnin plot kurajë anekënd kishin si bosht ringjalljen e Jezuit.
7. Çfarë po bën Jezui sot, dhe cilat pyetje lindin?
7 Si shërbëtorë të Jehovait e kemi fare të qartë se Jezui nuk ishte thjesht një njeri i shquar. Sot ai është gjallë dhe po drejton një vepër që përfshin këdo në tokë. Si Mbreti në fuqi i Mbretërisë qiellore të Perëndisë, së shpejti Jezu Krishti do ta spastrojë tokën nga ligësia dhe do ta kthejë në një parajsë ku njerëzit do të jetojnë përgjithmonë. (Luka 23:43) Të gjitha këto s’mund të ndodhin kurrsesi pa ringjalljen e Jezuit. Atëherë, ç’arsye kemi që të besojmë se ai u ngrit nga vdekja? Ç’domethënie ka për ne ringjallja e tij?
JEHOVAI TREGON SE ËSHTË MË I FUQISHËM SE VDEKJA
8, 9. (a) Pse krerët fetarë judenj kërkuan të ruhej varri i Jezuit? (b) Çfarë ndodhi kur gratë shkuan te varri?
8 Pas ekzekutimit të Jezuit, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë shkuan te Pilati dhe i thanë: «“Imzot, na erdhi ndër mend se ai mashtruesi, kur ishte ende gjallë, tha: ‘Do të ngrihem pas tri ditësh.’ Prandaj, jep urdhër të ruhet varri deri ditën e tretë, që dishepujt e
9 Kufomën e Jezuit e kishin vënë në një varr të gërmuar në shkëmb, i mbyllur me një gur të madh. Krerët fetarë judenj donin që Jezui të mbetej përgjithmonë atje
10. Çfarë provash dha Pavli për ringjalljen e Jezuit?
10 Ngjarjet që ndodhën 40 ditët pasuese, nuk lanë asnjë hije dyshimi se Jezui ishte ringjallur. Duke përmbledhur dëshmitë e asaj ringjalljeje, apostulli Pavël u shkroi korintasve: «Mes gjërave të para, ju përcolla atë që unë vetë mora, domethënë se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros, po, se sipas Shkrimeve, u ngrit ditën e tretë nga të vdekurit, se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pas kësaj, iu shfaq njëherësh më shumë se pesëqind vëllezërve, pjesa më e madhe e të cilëve rrojnë deri më tani, por disa kanë rënë në gjumin e vdekjes. Pas kësaj, ai iu shfaq Jakovit, pastaj gjithë apostujve, por të fundit nga të gjithë, m’u shfaq edhe mua, si dikujt të lindur para kohe.»
PSE JEMI TË SIGURT SE JEZUI U RINGJALL
11. Pse mund të themi se ringjallja e Jezuit ndodhi «sipas Shkrimeve»?
11 Një arsye pse jemi të sigurt se Jezui u ngrit nga vdekja është se ringjallja e tij ndodhi «sipas Shkrimeve». Kjo ringjallje parathuhej në Fjalën e Perëndisë. Për shembull, Davidi shkroi se ‘besniku’ më i madh i Perëndisë nuk do të lihej në Sheol, ose varr. (Lexo Psalmin 16:10.) Në festën e Ditës së Pesëdhjetë më 33 të e.s., apostulli Pjetër e zbatoi për Jezuin këtë varg profetik duke thënë: «[Davidi] pa qysh përpara ringjalljen e Krishtit dhe tha për të se ai nuk u braktis në Hades, dhe mishi i tij nuk u kalb.»—Vep. 2:23-27, 31.
12. Cilët e panë Jezuin e ringjallur?
12 Një arsye e dytë pse jemi të sigurt se Jezui u kthye në jetë është dëshmia e shumë dëshmitarëve. Gjatë 40 ditëve pas ringjalljes, Jezui iu shfaq dishepujve në kopshtin ku ndodhej varri, si edhe rrugës për në Emaus e gjetkë. (Luka 24:13-15) Në këto raste, ai foli me individë, si Pjetri, dhe me grupe njerëzish. Madje, një herë Jezui i ringjallur iu shfaq një turme prej më se 500 vetash. Dëshmia e kaq shumë dëshmitarëve okularë s’ka si të shpërfillet.
13. Si tregoi zelli i dishepujve se ata ishin të sigurt që Jezui ishte ringjallur?
13 Një arsye e tretë pse jemi të sigurt se Jezui u ringjall është zelli me të cilin flitnin për këtë dishepujt. Ngaqë dëshmonin me zell për ringjalljen e Krishtit, ata rrezikonin të përndiqeshin, të vuanin e të vdisnin. Për shembull, Pjetri u dëftoi për ringjalljen e Krishtit krerëve fetarë
14. Pse beson se Jezui është gjallë?
14 Një arsye e katërt pse jemi të sigurt se Jezui u ringjall janë provat se po qeveris si Mbret dhe po shërben si Kreu i kongregacionit. Si rrjedhojë, krishterimi i vërtetë po lulëzon. A do të ndodhte kjo po të mos ishte ngritur nga vdekja Jezui? Faktikisht, sikur të mos ishte ringjallur, ka gjasa të mos kishim dëgjuar fare për të. Por kemi arsye të forta për të besuar se Jezui është gjallë dhe se po na prin e po na drejton ndërsa shpallim lajmin e mirë në të katër anët.
Ç’DO TË THOTË PËR NE RINGJALLJA E JEZUIT
15. Pse ringjallja e Jezuit na jep kurajë të predikojmë?
15 Ringjallja e Krishtit na jep kurajë të predikojmë. Për 2.000 vjet, armiqtë e Perëndisë kanë përdorur lloj-lloj armësh për t’i dhënë fund predikimit të lajmit të mirë
16, 17. (a) Pse ringjallja e Jezuit vërteton mësimet e tij? (b) Sipas Gjonit 11:25, për çfarë i dha fuqi Perëndia Jezuit?
16 Ringjallja e Jezuit vërteton të gjitha mësimet e tij. Pavli u shpreh se, nëse Krishti nuk do të ishte ngritur nga vdekja, predikimi dhe besimi i krishterë do të ishin të kotë. Një studiues i Biblës shkroi: «Sikur Krishti të mos jetë ngritur, . . . të krishterët i bie të jenë ca leshko të shkretë që kanë rënë pre e një mashtrimi të paparë.» Pa ringjalljen e Jezuit, ungjijtë do të ishin thjesht një histori e trishtueshme për një njeri të mirë e të urtë që e vranë armiqtë. Mirëpo në realitet, Krishti u ngrit, dhe kjo garanton se janë të vërteta të gjitha mësimet e tij, përfshirë ato që tha për të ardhmen.
17 Jezui tha: «Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që tregon besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të kthehet në jetë.» (Gjoni 11:25) Kjo deklaratë mbresëlënëse do të përmbushet se s’bën. Jehovai i ka dhënë fuqi Jezuit të kthejë në jetë jo vetëm ata që ringjallen në qiell si krijesa frymore, por edhe miliarda që do të ngrihen nga vdekja me perspektivën që të jetojnë përgjithmonë në tokë. Flijimi shlyes i Jezuit dhe ringjallja e tij nënkuptojnë se vdekja s’do të jetë më. A nuk të jep forcë kjo të qëndrosh në çdo sprovë e madje të përballesh pa frikë me vdekjen?
18. Çfarë garanton ringjallja e Jezuit?
18 Ringjallja e Jezuit na siguron se banorët e tokës do të gjykohen sipas standardeve të dashura të Jehovait. Duke iu drejtuar një grupi burrash e Vep. 17:31) Po, Jezui është Gjykatësi i emëruar nga Perëndia dhe nuk ka pikë dyshimi se gjykimi i tij do të jetë i drejtë dhe i dashur.
19. Si ndikon te ne besimi te ringjallja e Krishtit?
19 Besimi te ringjallja e Jezuit na motivon të bëjmë vullnetin e Perëndisë. Pa flijimin dhe ringjalljen e Jezuit, akoma do të ishim nën dënimin e mëkatit dhe të vdekjes. (Rom. 5:12; 6:23) Po të mos ishte ringjallur ai, fare mirë mund të thoshim: «Të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim.» (1 Kor. 15:32) Por, kënaqësitë nuk janë boshti i jetës sonë. Ne e çmojmë si thesar shpresën e ringjalljes dhe kemi plot arsye që të ndjekim drejtimin e Jehovait në çdo gjë.
20. Si dëshmon ringjallja e Jezuit për madhështinë e Perëndisë?
20 Ringjallja e Krishtit dëshmon heshtazi por fuqishëm për madhështinë e Jehovait, i cili «bëhet shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm». (Hebr. 11:6) Imagjino çfarë fuqie dhe mençurie iu desh Jehovait që ta ngrinte Jezuin në jetën e pavdekshme qiellore! Për më tepër, me anë të kësaj, Perëndia tregoi se është i zoti t’i plotësojë gjithë premtimet e Tij. Ndër to është premtimi profetik se një pasardhje e veçantë do të luante rol jetësor në zgjidhjen e çështjes së sovranitetit universal. Ky premtim do të plotësohej vetëm po të vdiste e të kthehej në jetë Jezui.
21. Ç’do të thotë për ty shpresa e ringjalljes?
21 A nuk i je mirënjohës Jehovait, i cili na dha shpresën e sigurt të ringjalljes? Shkrimet na japin zemër me këto fjalë: «Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzit. Ai do të banojë me ta, e ata do të jenë populli i tij. Po, vetë Perëndia do të jetë me ta. Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme shkuan.» Kjo perspektivë e mrekullueshme iu zbulua apostullit besnik Gjon. Atij iu tha: «Shkruaj, sepse këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta.» Por, kush ia përcolli Gjonit këto fjalë të frymëzuara? Pikërisht Jezu Krishti i ringjallur.