NGA ARKIVAT TANË
«Një stinë tepër e vyer»
MË 1870, një grup i vogël në Pitsburg (Allegeni) të Pensilvanisë, SHBA, nisi të hulumtonte Shkrimet. Me Çarls Tejz Rasëllin në krye, studiuan temën e shpërblesës së Krishtit dhe shpejt e kuptuan çfarë vendi kyç zë në qëllimin e Jehovait. Sa u drithëruan kur mësuan se shpërblesa çel rrugën për shpëtim, madje edhe për ata që akoma s’kishin dëgjuar për Jezuin! Mirënjohja i shtyu të mbanin çdo vit vdekjen e Jezuit në kujtim të tij.
Më pas, vëllai Rasëll botoi Kullën e Rojës të Sionit, e cila përkrahte doktrinën e shpërblesës si shprehje madhështore të dashurisë së Perëndisë. Kulla e Rojës e quante «një stinë tepër e vyer» periudhën e Përkujtimit dhe i nxiste lexuesit ta kujtonin vdekjen e Krishtit si në Pitsburg, edhe gjetkë në grupe private. «Edhe sikur të ishin veç dy a tre me të njëjtin besim të çmuar», a madje dhe një i vetëm, ata do të ishin «të bashkuar në shpirt me Zotërinë».
Çdo vit gjithnjë e më shumë veta dyndeshin në Pitsburg për Përkujtimin. «Këtu do t’ju mirëpresin me ngrohtësi zemre»,
Me vite të tëra, Pitsburgu mikpriste grumbullimet e atyre që besonin te shpërblesa e që shkonin atje për Përkujtimin. Dora-dorës që shtoheshin radhët e Studentëve të Biblës, rritej edhe numri i mbledhjeve për Përkujtimin në mbarë botën dhe i pjesëmarrësve në to. Rei Bopi nga eklesia (kongregacioni) në Çikago sillte ndër mend se në vitet 1910 duheshin disa orë për t’i kaluar simbolet mes qindra të pranishmëve, sepse gati të gjithë i merrnin simbolet.
Çfarë simbolesh përdoreshin? Ndonëse përmendte se Jezui kishte përdorur verë gjatë Darkës së Zotërisë, për njëfarë kohe Kulla e Rojës rekomandonte në vend të saj lëng rrushi të freskët ose rrushi të thatë, që të mos tundoheshin «të dobëtit sipas mishit». Sidoqoftë sigurohej edhe verë për ata që mendonin se «duhej përdorur verë e fermentuar». Më vonë, Studentët e Biblës kuptuan se simboli i përshtatshëm i gjakut të Jezuit ishte vera e kuqe e papërzier, ose safi.
Përkujtimi i vdekjes së Jezuit u jepte mundësi të meditonin thellë. Megjithatë, në disa
kongregacione mbretëronte një atmosferë zie, dhe në fund të programit të gjithë largoheshin pa thënë gati as gjysmë fjale. Por libri Jehovai, që doli në vitin 1934, thoshte se Përkujtimi nuk duhej mbajtur «me pikëllim» për vdekjen e dhimbshme të Jezuit, por «me gëzim» për qeverisjen e tij si Mbret qysh nga 1914-a.Viti 1935 shënoi një kthesë mbresëlënëse që ndikoi te kremtimi i Përkujtimit në të ardhmen, sepse u qartësua kush ishte ‘shumica e madhe’ e Zbulesës 7:9. Deri atëherë shërbëtorët e Jehovait mendonin se ai grup përbëhej nga të krishterë të kushtuar që ishin më pak të zellshëm. Tani u bë e qartë se kjo turmë e stërmadhe përbëhej nga adhurues besnikë që kanë shpresë të jetojnë në tokën parajsore. Pas këtij qartësimi dhe pas një vetëshqyrtimi të imtësishëm, një vëlla, Rasëll Pogensi, pranoi: «Jehovai me frymën e tij të shenjtë nuk kishte zgjuar brenda meje shpresën qiellore.» Ky vëlla
Fushatat speciale të predikimit gjatë asaj ‘stine tepër të vyer’ ishin një mënyrë e shkëlqyer që të gjithë të tregonin çmueshmëri për shpërblesën. Një Buletin i vitit 1932 i nxiste të krishterët të mos ishin «shenjtorë Përkujtimi», siç quheshin ata që vetëm sa merrnin simbolet, por nuk ishin «punëtorë të vërtetë» që predikonin mesazhin e së vërtetës. Më 1934 në Buletin bëhej thirrja për më shumë «ndihmës» e ngrihej pyetja: «A do të bëhen 1.000 deri në Përkujtim?» Për të mirosurit, Njoftuesi thoshte: «Gëzimi i tyre mund të jetë i plotë vetëm po të marrin pjesë në predikimin për Mbretërinë.» Me kalimin e kohës, kjo do të vlente edhe për ata me shpresë tokësore. *
Për mbarë popullin e Jehovait, Përkujtimi është nata më e shenjtë e vitit. Nuk e lënë pa kremtuar edhe në rrethana të vështira. Për shembull, më 1930 Perla Inglish dhe e motra, Ora, bënë nja 80 kilometra udhë më këmbë që të ndiqnin Përkujtimin. Kur ishte në izolim në një burg të Kinës, misionari Harold King shkroi poezi e këngë për Përkujtimin dhe i përgatiste simbolet nga ribesa e zezë e nga orizi. Nga Evropa Lindore gjer në Amerikën Qendrore e tutje në Afrikë, të krishterët e guximshëm u kanë bërë ballë luftërave ose ndalimeve që të përkujtonin vdekjen e Jezuit. Në çfarëdo vendi a situate të ndodhemi, ne mblidhemi tok për të nderuar Perëndinë Jehova dhe Jezu Krishtin gjatë periudhës së vyer të Përkujtimit.
^ par. 10 Buletini më vonë u quajt Njoftuesi, kurse sot është Shërbimi ynë i Mbretërisë.