JETËSHKRIM
Gjetëm një karrierë më të kënaqshme
UNË dhe Gueni nisëm të mësonim të kërcenim kur ishim pesë vjeç. Akoma s’ishim takuar me njëri-tjetrin. Por ndërsa rriteshim, secili nga ne vuri synim të ndiqte si karrierë baletin. Kur thuajse kishim kapur majat në profesionin tonë, hoqëm dorë nga gjithçka. Çfarë na çoi në këtë vendim?
Dejvid: Linda më 1945 në krahinën Shropshajër, Angli. Im atë kishte një fermë mes gjelbërimit dhe qetësisë. Pas shkolle kisha qejf t’u hidhja ushqim pulave e të mblidhja vezët, si edhe të kujdesesha për gjedhët e dhentë. Gjatë pushimeve të shkollës, ndihmoja në korrje, e nganjëherë ngisja traktorët.
Mirëpo në jetën time po hidhte rrënjë një pasion tjetër. Babait i kishte rënë në sy se, që në moshë fare të njomë, më vinte të kërceja sa herë dëgjoja muzikë. Kështu, kur isha pesë vjeç, i sugjeroi mamasë të më çonte në një shkollë vallëzimi aty afër që të mësoja kërcimin tip-tap. Mësuesi mendonte se kisha talent për balet ndaj më stërviti edhe për këtë. Në moshën 15-vjeçare fitova bursë për në një akademi prestigjoze, Shkollën Mbretërore të Baletit në Londër. Atje u njoha me Guenin, dhe na caktuan si partnerë baleti.
Guen: Linda në qytetin e zhurmshëm të Londrës më 1944. Në vogëli besoja jashtëzakonisht te Perëndia. Përpiqesha të lexoja Biblën, por me zor e kuptoja. Veç kësaj, në moshë akoma më të njomë, që pesë vjeçe, merrja mësime kërcimi. Gjashtë vjet më vonë fitova një konkurs ku merrte pjesë gjithë Britania, dhe çmimi për fituesin ishte pranimi si student në Shkollën Mbretërore të Baletit. Ajo ndodhej në Vilën e Bardhë, një ndërtesë e bukur xhorxhiane në Parkun Riçmond në periferi të Londrës. Atje edhe u arsimova, edhe u stërvita në balet nga mësues me emër. Kur isha 16 vjeçe, hyra në grupin e studentëve më të përparuar në Shkollën Mbretërore të Baletit në qendër të Londrës, ku u njoha me Dejvidin. Brenda pak muajsh nisëm të jepnim shfaqje në skenë gjatë operave në Teatrin Mbretëror të Operës në Covent Garden, Londër.
Dejvid: Siç tha Gueni, gjatë karrierës patëm mundësi të kërcenim në të famshmin Teatër Mbretëror të Operës dhe me trupën e balerinëve të Festivalit të Baletit të Londrës (sot Baleti Kombëtar Anglez). Një nga koreografët e Baletit Mbretëror hapi një kompani ndërkombëtare në Vupertal të Gjermanisë, dhe na mori me vete si dy nga balerinët solistë. Gjatë karrierës sonë
kërcyem në teatro përqark botës dhe dolëm në skenë me figura të mëdha, si Dama Margo Fontejni dhe Rudolf Nurejevi. Në këtë jetë konkurruese të duket vetja sikur je dikushi, dhe u zhytëm kokë e këmbë në profesionin tonë.Guen: Isha dhënë pas baletit me mish e me shpirt. Dejvidi dhe unë kishim të njëjtën ambicie: të kapnim majat. Më pëlqente të jepja autografë, të më dhuronin lule dhe të dëgjoja duartrokitjet e spektatorëve. Ngado të hidhja sytë në botën e artit, shihja imoralitet dhe njerëz që pinin pareshtur duhan e pije alkoolike. E ashtu si të tjerë në profesionin tim, s’bëja dot pa hajmalitë e mia.
JETA JONË NDRYSHON KRYEKËPUT
Dejvid: Pas shumë vjetësh si balerin, më erdhi në majë të hundës jeta endacake. Ngaqë isha rritur në fermë, nisi të më merrte malli për jetën e thjeshtë të fshatit. Prandaj, më 1967 lashë karrierën dhe fillova të punoja në një fermë të madhe afër shtëpisë së prindërve. Fermeri më la me qira një shtëpizë. Më pas i telefonova Guenit në teatër dhe i propozova të martohej me mua. Tanimë ishte bërë balerinë soliste dhe karriera e saj po lulëzonte, ndaj gjendej para një vendimi të vështirë. Gjithsesi, e pranoi propozimin tim dhe erdhi të jetonte me mua në fshat, një jetë që s’ia kishte idenë thuajse hiç.
Guen: E po, s’ishte fare kollaj të përshtatesha me jetën në fermë. Të milja lopë dhe të ushqeja derrat e pulat në çfarëdolloj moti, qe një botë krejt tjetër nga ajo që njihja. Dejvidi nisi një kurs nëntëmujor në një institut blegtoral, që të ishte në një hap me metodat e fundit, dhe ndihesha e vetmuar derisa ai kthehej në shtëpi mbrëmjeve vonë. Në atë kohë na kishte lindur vajza e parë, Xhili. Me nxitjen e Dejvidit mësova të ngisja makinën dhe një ditë shkova në qytetin fqinj. Atje pashë Gejlën, që e kisha takuar kur punonte te një dyqan pranë nesh.
Më ftoi ngrohtësisht në shtëpi për një çaj. I treguam njëra-tjetrës fotografitë e dasmës, dhe në fotografinë e saj pashë një grup para një vendi që quhej Sallë Mbretërie. E pyeta në ç’lloj kishe shkonte kështu. U kënaqa kur më tha se ajo dhe i shoqi ishin Dëshmitarë të Jehovait. Mbaja mend që një nga hallat e mia ishte Dëshmitare. Por më kujtohej edhe sa i acaruar e i mërzitur ishte babai me të, dhe si ia kishte hedhur literaturën në plehra. Kisha vrarë mendjen pse babait, zakonisht një tip miqësor, i hipnin nervat me hallën që ishte shpirt njeriu.
Ekl. 9:5, 10; Gjoni 14:28; 17:3) Gjithashtu pashë për të parën herë në Bibël emrin e Perëndisë, Jehova.
Dejvid: Gueni më tregoi ç’po mësonte. M’u kujtua se kur isha i vogël, babai më thoshte se duhej të lexoja Librin e Mirë. Kështu, Gueni dhe unë pranuam të studionim Biblën me Gejlën e të shoqin, Derikun. Pas gjashtë muajsh u transferuam në qytezën e Osuestrit në po atë krahinë, Shropshajër, sepse na u dha mundësia të merrnim me qira një fermë të vogël. Atje Dirdrija, një Dëshmitare vendëse, vazhdoi të studionte gjithë durim Biblën me ne. Në fillim përparimi ynë ishte i avashtë. Qemë goxha të zënë tek kujdeseshim për bagëtinë. Por, dalëngadalë e vërteta hodhi rrënjë në zemër.
Guen: Një pengesë e madhe që duhej të kapërceja ishin besëtytnitë. Falë Isaisë 65:11, kuptova si i sheh Jehovai ata ‘që shtrojnë tryezën për perëndinë e Fatit të Mirë’. M’u desh shumë kohë dhe lutje që të hiqja qafe hajmalitë e talismanët fatsjellës. Kur mësova se «kushdo që e lartëson veten, do të përulet, dhe kushdo që e përul veten, do të lartësohet», e dallova qartë ç’lloj njeriu kërkon Jehovai. (Mat. 23:12) Doja t’i shërbeja një Perëndie që na deshi aq shumë sa dha si shpërblesë Birin e shtrenjtë. Në atë kohë ishim bërë me një vajzë tjetër dhe u rrëqethëm kur mësuam se familja jonë mund të jetonte përgjithmonë në tokën parajsore.
Dejvid: Kur mësova për plotësimin mbresëlënës të profecive biblike, si ato në kapitullin 24 të Mateut dhe në librin e Danielit, m’u mbush mendja se kjo ishte e vërteta. M’u bë e qartë se asgjë në këtë sistem nuk i afrohej sadopak një marrëdhënieje të mirë me Jehovain. Kështu, me kohë, u bëra më pak ambicioz. Kuptova se gruaja dhe vajzat ishin po aq të rëndësishme sa unë. Filipianëve 2:4 më bindi se mendimet e mia nuk duhej të vërtiteshin rreth meje dhe dëshirës për të pasur një fermë më të madhe. Përkundrazi, shërbimi i Jehovait duhej të zinte vendin e parë në jetën time. E lashë duhanin. Mirëpo s’ishte kollaj të organizoheshim që të shkonim në mbledhjen e së shtunës mbrëma 10 kilometra larg, sepse në atë orar duhej të milnim lopët. Gjithsesi, me ndihmën e Guenit nuk humbëm asnjë mbledhje; madje s’kishte asnjë të diel në mëngjes që nuk dilnim me vajzat në shërbim—natyrisht pasi milnim lopët.
Fisi nuk ishte aspak i kënaqur me ndryshimet që po bënim. I ati nuk i foli me gojë Guenit për gjashtë vjet. Edhe prindërit e mi u munduan të na pengonin të shoqëroheshim me Dëshmitarët.
Luka 18:29, 30) Ia kushtuam jetën Jehovait e u pagëzuam më 1972. Doja të punoja me gjithë shpirt që të ndihmoja sa më shumë njerëz të njihnin të vërtetën, ndaj u bëra pioniere.
Guen: Jehovai na mbajti gjatë këtyre vështirësive. E me kalimin e kohës, vëllezërit dhe motrat në kongregacionin e Osuestrit u bënë si familja jonë, që na mbështeti me dashuri në sprova. (NJË KARRIERË E RE E KËNAQSHME
Dejvid: Vitet që punuam në fermë ishin sfilitëse fizikisht. Prapëseprapë, u përpoqëm të ishim shembull i mirë për vajzat nga ana frymore. Me kohë, na u desh ta linim fermën, pasi qeveria bëri shkurtime në shpenzimet publike. Tani nuk kishim as shtëpi, as punë dhe vajza e tretë ishte vetëm një vjeçe, prandaj iu lutëm Jehovait për ndihmë e drejtim. Vendosëm të futnim në punë talentin tonë dhe hapëm një studio vallëzimi që të mbanim familjen. Vendosmëria për të vënë adhurimin e Jehovait në vend të parë solli fryte të mira. Na u bë zemra mal kur të tria vajzat filluan shërbimin si pioniere pasi mbaruan shkollën. Meqë edhe Gueni ishte pioniere, mund t’u bëhej krah ditë për ditë.
Kur dy vajzat e mëdha, Xhili e Denisa, u martuan, e mbyllëm studion e vallëzimit. I shkruam zyrës së degës për të ditur ku mund jepnim një dorë. Na sugjeruan qytezat në juglindje të Anglisë. Tani që kishim në shtëpi vetëm një vajzë, Debin, u bëra pionier edhe unë. Pesë vjet më vonë na kërkuan të ndihmonim në kongregacione të tjera më në veri. Pasi u martua Debi, patëm privilegjin të kalonim dhjetë vjet në programin ndërkombëtar të ndërtimit dhe vajtëm në Zimbabve, Moldavi, Hungari dhe në Bregun e Fildishtë. Pastaj u kthyem në Angli që të ndihmonim për ndërtimet në Bethelin e Londrës. Falë përvojës si fermer, më kërkuan të ndihmoja në fermën që kishte asokohe Betheli. Tani po shërbejmë si pionierë në veriperëndim të Anglisë.
Guen: Kushtimi ynë i parë—ndaj baletit—ishte i bukur, por fluturak. Kushtimi i dytë dhe më i rëndësishmi—ndaj Jehovait—na ka sjellë gëzim të pamasë dhe është i përhershëm. Akoma jemi «partnerë vallëzimi», por tani i përdorim këmbët që të shërbejmë së bashku si pionierë. Kemi provuar gëzim të parrëfyeshëm duke ndihmuar shumë veta të mësojnë të vërtetat e vyera jetëshpëtuese. Këto «letra rekomandimi» kanë më tepër vlerë se çfarëdo fame në botë. (2 Kor. 3:1, 2) Po të mos kishim gjetur të vërtetën, tani do të na kishin mbetur vetëm kujtime, fotografi të vjetra e programe shfaqjesh nga karriera e mëparshme.
Dejvid: Karriera në shërbim të Jehovait e ka ndryshuar si nata me ditën jetën tonë. Mua për vete më ka ndihmuar të bëhem bashkëshort e baba më i mirë. Bibla tregon se Miriami, mbreti David dhe të tjerë e shprehën gëzimin duke hedhur valle. Dhe ne, bashkë me shumë të tjerë, mezi presim t’ia marrim valles nga gëzimi në botën e re të Jehovait.—Dal. 15:20; 2 Sam. 6:14.