Si mund ta tregojmë se e duam Jehovain?
«Ne kemi dashuri, sepse Perëndia na deshi i pari.»—1 GJON. 4:19.
1, 2. Sipas apostullit Gjon, në ç’mënyrë na ka treguar Perëndia si ta duam?
DIHET që mënyra më e mirë si i mëson një baba fëmijët është me shembullin e tij. Apostulli Gjon shkroi se «ne kemi dashuri, sepse Perëndia na deshi i pari». (1 Gjon. 4:19) Pra është e qartë se Jehovai ka lënë një shembull të pashoq të dashurisë atërore që na ndihmon ta duam.
2 Në ç’mënyrë «na deshi i pari» Perëndia? Apostulli Pavël tha: «Perëndia na e shfaq dashurinë e vet në atë që, kur ishim akoma mëkatarë, Krishti vdiq për ne.» (Rom. 5:8) Me këtë sakrificë të jashtëzakonshme
3, 4. Si duhet ta shprehim dashurinë për Perëndinë?
3 Dashuria është cilësia mbizotëruese e Jehovait. Ja pse, kur dikush e pyeti Jezuin se cili është urdhërimi kryesor i Perëndisë, ai ia ktheu: «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen Mar. 12:30) Nga këto fjalë mësojmë se dashuria për Perëndinë përfshin para së gjithash zemrën. Jehovai lëndohet nëse e duam vetëm me gjysmë zemre. Por shohim edhe se dashuria për Perëndinë përfshin gjithë shpirtin, mendjen dhe forcën. Kjo do të thotë se dashuria e sinqertë nuk është thjesht çështje zemre. Përveçse të burojë nga zemra, dashuria për Perëndinë duhet të përfshijë të gjitha aftësitë tona frymore e fizike. Pikërisht këtë do Jehovai nga ne, siç tha edhe profeti Mikea.
4 Si mund ta tregojmë se e duam vërtet Atin tonë qiellor? Dashuria jonë për të duhet të jetë pa rezerva. Sipas Jezuit, ajo duhet të përfshijë të gjitha aftësitë fizike, emocionale dhe frymore. Në artikullin e kaluar pamë katër mënyra si e ka treguar Jehovai dashurinë e madhe për fëmijët e tij. Tani le të shohim si ta shprehim dhe ta thellojmë dashurinë për Jehovain në mënyra që ai i pranon e që i kënaqin zemrën.
MIRËNJOHJE PËR TË MIRAT QË NA JEP JEHOVAI
5. Çfarë dëshire duhet të na lindë kur mendojmë për gjithë sa ka bërë Jehovai për ne?
5 Çfarë bën kur merr një dhuratë? Zakonisht e shpreh mirënjohjen në ndonjë mënyrë. Veç kësaj, patjetër që e përdor mirë dhuratën dhe nuk e nënvlerëson. Dishepulli Jakov shkroi: «Çdo dhuratë e mirë dhe çdo gjë e përsosur që na jepet, është nga lart, sepse zbret nga Ati i dritave qiellore, që nuk ndryshon, siç ndryshon hija gjatë rrotullimit.» (Jak. 1:17) Jehovai siguron pareshtur gjithçka që na duhet për të jetuar e për të qenë të lumtur. A nuk na ndez kjo në zemër dëshirën që t’i tregojmë edhe ne se e duam?
6. Ç’duhej të bënin izraelitët që të vazhdonin të gëzonin bekimet e Jehovait?
6 Izraelitët shijuan kujdesin e dashur të Jehovait për qindra vjet, dhe ai u derdhi bekime pafund, si nga ana materiale, edhe nga ajo frymore. (Ligj. 4:7, 8) Por mund të vazhdonin t’i gëzonin bekime të tilla vetëm nëse i bindeshin Ligjit të Perëndisë, që përfshinte t’i jepnin rregullisht Jehovait «pjesën më të mirë të fryteve të hershme» të tokës. (Dal. 23:19) Kështu izraelitët mund të tregonin se nuk e nënvlerësonin dashurinë dhe bekimet e tij.
7. Si mund ta tregojmë dashurinë për Jehovain me anë të ‘gjërave tona me vlerë’?
7 Ç’të themi për ne sot? Edhe pse nuk kemi detyrimin të bëjmë sakrifica të mirëfillta, është më se e përshtatshme ta tregojmë dashurinë për Perëndinë duke e nderuar me ‘gjërat tona me vlerë’. (Prov. 3:9) Cilat janë disa mënyra si mund ta bëjmë këtë? Natyrisht, mund të përdorim të mirat materiale për të mbështetur veprën e Mbretërisë në vendin tonë e në mbarë botën. Kjo është pa dyshim një mënyrë e shkëlqyer si ta shprehim dashurinë për Jehovain, pavarësisht nëse kemi shumë a pak nga ana materiale. (2 Kor. 8:12) Sidoqoftë ka edhe mënyra të tjera për t’i treguar Jehovait se e duam.
8, 9. Si lidhet besimi te premtimi i Jehovait me dashurinë për të? Ilustrojeni.
8 Të mbajmë në mend se Jezui u kujtoi dishepujve të tij të mos ishin në ankth për ushqimin e për veshjen, por të vazhdonin të kërkonin në radhë të parë Mbretërinë. Ai tha se Ati e di ç’na nevojitet vërtet. (Mat. 6:31-33) Se sa e fortë është dashuria jonë për Jehovain e tregon thellësia e besimit tonë te ky premtim, sepse dashuria dhe besimi janë të pandashme. Nëse nuk i zëmë besë dikujt, nuk ka si ta duam vërtet. (Psal. 143:8) Ndaj mund të pyesim veten: «Synimet që ndjek dhe mënyra si jetoj, a zbulojnë se e dua vërtet Jehovain? Ajo që bëj ditë për ditë, a tregon se kam besim që ai është në gjendje të kujdeset për nevojat e mia?»
9 Një vëlla që quhet Majk e tregoi me vepra një dashuri dhe besim të tillë. Që në vogëli, Majku donte me zjarr t’i shërbente Perëndisë në një vend të huaj. Ai u martua dhe i lindën dy fëmijë, por kjo dëshirë nuk iu venit kurrë. Majku dhe familja e tij u inkurajuan nga raportet dhe artikujt e shumtë për shërbimin në vende ku ka më tepër nevojë e vendosën ta thjeshtonin jetën. Shitën shtëpinë e u transferuan në një apartament. Pastaj Majku zvogëloi biznesin e tij dhe mësoi si mund ta drejtonte nga jashtë shtetit me anë të Internetit. Familja u transferua, dhe pas dy vitesh të lumtura shërbimi në një vend tjetër, Majku tha: «E provuam vetë sa të vërteta janë fjalët e Jezuit te Mateu 6:33.»
RRËNJOSE NË ZEMËR TË VËRTETËN NGA PERËNDIA
10. Siç e tregon rasti i mbretit David, ç’dobi mund të kemi po të meditojmë për të vërtetën rreth Jehovait?
10 Afro 3.000 vjet më parë, mbreti David u entuziazmua tek sodiste qiejt dhe shkroi: «Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë, hapësira qiellore flet për veprën e duarve të tij.» Pastaj, i prekur nga mençuria e Ligjit të Perëndisë, u shpreh: «Ligji i Jehovait është i përsosur, ai ta gjallëron shpirtin. Përkujtuesit e Jehovait janë të denjë për besim dhe e bëjnë të mençur njeriun e papërvojë.» Çfarë solli si rrjedhojë ky meditim plot çmueshmëri? Davidi tha më tej: «Fjalët e gojës sime dhe meditimi i zemrës sime, qofshin të këndshme para teje, O Jehova, Shkëmbi im, Shpenguesi im!» Është e qartë se mes Davidit dhe Perëndisë së tij lulëzoi një miqësi e ngrohtë dhe e ngushtë.—Psal. 19:1, 7, 14.
11. Nëse e duam Perëndinë, si do ta përdorim njohurinë e bollshme për të vërtetën biblike që na jep ai sot? (Shih figurën hapëse.)
11 Sot jemi bekuar me shumë njohuri për veprat e krijimit të Jehovait dhe për mënyrën si plotësohet qëllimi i tij. Edhe pse bota nxit arsimimin e lartë dhe studimet pasuniversitare, përvoja e shumë vetave tregon se kush ndjek gjëra të tilla shpesh humb besimin dhe dashurinë për Perëndinë. Kurse Bibla na inkurajon që jo vetëm të duam njohurinë, por edhe të fitojmë mençuri dhe kuptueshmëri. Kjo do të thotë të mësojmë si ta vëmë në punë njohurinë që na jep Perëndia, në mënyrë që të nxjerrim dobi ne vetë dhe të tjerët. (Prov. 4:5-7) ‘Vullneti i Perëndisë është që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës.’ (1 Tim. 2:4) Tregojmë se e duam Jehovain kur përpiqemi me gjithë shpirt t’ua japim lajmin e mirë për Mbretërinë sa më shumë njerëzve dhe t’i ndihmojmë të kuptojnë qëllimin madhështor që ka Perëndia për ne.
12. Si e shprehu një vajzë mirënjohjen për dhuratat frymore nga Jehovai?
12 Edhe fëmijët mund të tregojnë se e duan Jehovain duke shprehur mirënjohjen për dhuratat frymore. Shanona kujton se, kur ishte 11 vjeçe, ajo dhe motra e saj 10-vjeçare shkuan me prindërit në Kongresin Krahinor «Devocioni hyjnor». Gjatë një sesioni, fëmijëve dhe të rinjve iu kërkua të uleshin në një sektor të veçantë. Edhe pse ishte paksa në ankth, ajo vajti të ulej atje. Pastaj sa s’fluturoi nga gëzimi kur çdo fëmijë mori një dhuratë të Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Si ndikoi kjo te ndjenjat e saj për Perëndinë Jehova? Shanona thotë: «Pikërisht atëherë e kuptova mirë se Jehovai është real dhe se më do shumë, shumë mua personalisht.» Pastaj shton: «Lum si ne që Perëndia ynë i madh, Jehovai, na jep dorëhapur dhurata të tilla të bukura e të përsosura!»
bukur: librinPRANOJI KËSHILLAT DHE DISIPLINËN E PERËNDISË
13, 14. Si lidhet mënyra si i shohim këshillat e Jehovait me dashurinë për të?
13 Fjala e Perëndisë na kujton: «Jehovai qorton atë që do, sikurse bën një atë me birin që i pëlqen.» (Prov. 3:12) Por si duhet të reagojmë ne? Apostulli Pavël po tregohej realist kur shkroi: «Për momentin asnjë disiplinë nuk duket se sjell gëzim, por hidhërim.» Me këto fjalë, Pavli nuk po ia ulte rëndësinë ose vlerën disiplinës, sepse më tej tha: «Mirëpo më pas, u jep fryt paqeje, domethënë drejtësi, atyre që janë stërvitur nga ajo.» (Hebr. 12:11) Nëse e duam Jehovain, duhet të bëjmë kujdes që kur na këshillon, të mos e flemë mendjen se jemi në rregull ose të mos fyhemi. Disa prej nesh mund ta kenë shumë të vështirë këtë. Por dashuria për Perëndinë mund të na ndihmojë pa masë.
14 Në ditët e Malakisë, shumë judenj i nënçmuan këshillat e Perëndisë. E dinin mirë ç’thoshte Ligji për flijimet, por e linin pas dore me aq paturpësi sa Jehovait iu desh t’u jepte këshilla të forta. (Lexo Malakinë 1:12, 13.) Sa serioze ishte situata? Dëgjo çfarë u tha Jehovai: «Kam për të dërguar mbi ju mallkimin dhe do të mallkoj bekimet tuaja. Po, kam mallkuar edhe bekimin, sepse nuk po e çmoni [urdhërimin tim] me gjithë zemër.» (Mal. 2:1, 2) Është e qartë se kush e ka zakon të mos ua vërë veshin këshillave të dashura të Jehovait ose i shpërfill me dashje, mund të ketë pasoja të rënda.
15. Cilin qëndrim goxha të përhapur në botën e sotme duhet të shmangim?
15 Brezit të sotëm egoist e të përqendruar te vetja, nuk ia ka qejfi të dëgjojë Rom. 12:2) Me anë të organizatës së tij, Jehovai na jep këshilla në kohën e duhur për mjaft fusha të jetës
MBËSHTETU TE JEHOVAI PËR MBROJTJE E SHPËTIM
16, 17. (a) Pse duhet të mbajmë parasysh vullnetin e Jehovait kur marrim vendime? (b) Si treguan izraelitët mungesë dashurie dhe besimi te Jehovai?
16 Kur të vegjlit ndiejnë ndonjë rrezik, vrapojnë instinktivisht te prindërit. Por teksa rriten, mësojnë të mbështeten gjithnjë e më shumë te gjykimi i tyre dhe t’i marrin vendimet vetë. Kjo është pjesë e rritjes. Prapëseprapë, ata që kanë një lidhje të ngushtë me prindërit nuk ngurrojnë të kërkojnë mendimin dhe këshillat e tyre para se të marrin një vendim. Njësoj është edhe në kuptimin frymor. Jehovai na ka dhënë frymën e tij, e cila na nxit ‘të kemi vullnet dhe të veprojmë’. Gjithsesi, po t’i merrnim vendimet pa mbajtur parasysh vullnetin e tij, do të tregonim mungesë të theksuar dashurie e besimi.—Filip. 2:13.
17 Një herë në ditët e Samuelit, Izraelin e shpartalluan keqas në luftë filistinët. Populli i Perëndisë ishte në pikë të hallit për ndihmë e mbrojtje. Si vepruan? Morën këtë vendim: «Le ta marrim arkën e besëlidhjes së Jehovait nga Shilohu, që ajo të jetë mes nesh e të na shpëtojë nga dora e armiqve tanë.» Cili qe rezultati? «Masakra qe shumë e madhe, aq sa nga Izraeli ranë tridhjetë mijë këmbësorë. Arka e Perëndisë u mor.» (1 Sam. 4:2-4, 10, 11) Mbase dukej sikur, duke marrë me vete Arkën, izraelitët po mbështeteshin te Jehovai për ndihmë. Mirëpo, në të vërtetë nuk e kishin kërkuar drejtimin e Jehovait; thjesht po bënin sipas mendjes së vet, dhe pasojat qenë tragjike.
18. Çfarë na mëson Bibla për mbështetjen te Jehovai?
18 Psalmisti tregoi se kishte qëndrimin e duhur në zemër kur shkroi: «Prit Perëndinë, se unë do ta përlëvdoj ende si shpëtimin tim të madh. O Perëndia im, shpirti më ka rënë në dëshpërim! Ja pse të kujtoj.» (Psal. 42:5, 6) Çfarë dashurie dhe ndjenjash të thella për Jehovain! A ke kultivuar edhe ti një dashuri të tillë për Atin qiellor? A ke mësuar të mbështetesh tek Ai? Mbase ke në majë të gjuhës përgjigjen «po». Sidoqoftë, mund të mësosh të mbështetesh më shumë tek ai në harmoni me këto fjalë të Biblës: «Beso te Jehovai me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde. Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua, dhe ai vetë do t’i drejtojë shtigjet e tua.»
19. Në cilat mënyra dëshiron ta shprehësh dashurinë për Jehovain?
19 Duke na dashur i pari, Jehovai na ka treguar si ta duam. Le ta mbajmë përherë në mend shembullin e tij të pashoq. E le të tregojmë gjithnjë e më shumë se e duam ‘me gjithë zemrën tonë, me gjithë shpirtin tonë, me gjithë mendjen tonë dhe me gjithë forcën tonë’.—Mar. 12:30.