Naivi «i beson çdo fjale»
«Kush nuk lexon kurrë gazeta, është i marrë; por akoma më i marrë është ai që beson gjithë sa lexon, vetëm se ka dalë në gazetë.» —August fon Shlëcer, historian dhe publicist gjerman (1735-1809).
NËSE nuk mund t’i zije besë çdo gjëje që shkruhej në gazeta mbi 200 vjet më parë, e njëjta gjë vlen për shumë nga ato që lexon në Internet në shekullin e 21-të. Falë teknologjisë moderne, sot kemi një lumë informacionesh
Si mund të bëhemi «mendjehollë» dhe të dallojmë mashtrimet, legjendat urbane, orvatjet për të zhvatur dhe informacione të tjera të shtrembëruara që mund të shfaqen në ekranin e kompjuterit? Së pari, pyet veten: «A vjen ky informacion nga një sit zyrtar i besueshëm apo nga një blog a burim i panjohur? A është demaskuar tashmë në sitet kundër mashtrimit të njohura si anti-hoax?» * Pastaj përdor «gjykim të mirë». (Prov. 7:7) Nëse një lajm duket i pabesueshëm, ka shumë të ngjarë të jetë ashtu. Veç kësaj, kur has informacione që diskreditojnë të tjerët, mendo kush do të përfitonte nga përhapja e lajmeve të tilla dhe nëse autori ka motive të fshehta për ta bërë këtë.
MANIA PËR TË PËRHAPUR MESAZHE
Disa
Efes. 5:15, 16) Në vend që të dërgosh informacione për të cilat s’je i sigurt, ec me moton: «Nëse kam dyshime, më mirë ta lë fare.»
Duhen përpjekje për ta verifikuar një informacion. Ja pse disa thjesht ia lënë në dorë atij që e merr të përcaktojë nëse është i besueshëm apo jo. Por sa kohë do t’i harxhojë kjo tjetrit? Koha është flori. (Pyete vete: «A më është bërë mani t’u dërgoj të tjerëve email-et që marr? A më është dashur t’u kërkoj falje ngaqë u dërgova një informacion që doli i pasaktë ose krejt i rremë? A më ka kërkuar ndonjëherë dikush të mos ia dërgoj më email-et që marr nga të tjerët?» Mos harro se kushdo që është në listën e kontakteve mund ta përdorë Internetin si ti për të gjetur gjëra që i interesojnë pa ndihmën tënde. Të tjerët nuk kanë nevojë t’i mbytësh me histori gazmore, videoklipe ose ndonjë slide show. Gjithashtu është e pamend të shpërndahen fjalime biblike të regjistruara ose tekstet e tyre. * Veç kësaj, dërgimi i materialeve të nxjerra nga kërkimet, i vargjeve për studimin e Biblës ose i përgjigjeve për mbledhjet e kongregacionit do t’ia ulte vlerën përgatitjes personale që është përgjegjësi e gjithsecilit.
Po ç’duhet të bësh nëse gjen në Internet shpifje për organizatën e Jehovait? As që duhet të merremi fare me materiale të tilla. Disa mendojnë se duhet t’ua tregojnë edhe të tjerëve për të ditur si mendojnë, por kjo vetëm sa e përhap më shumë informacionin keqdashës. Nëse na trazon diçka që shohim në Internet, duhet t’i kërkojmë mençuri Jehovait e të flasim për këtë me vëllezërit e pjekur. (Jak. 1:5, 6; Jud. 22, 23) Jezui, që ishte shënjestër e akuzave të rreme, i paralajmëroi dishepujt se armiqtë do t’i përndiqnin dhe ‘duke gënjyer do të thoshin çdo lloj gjëje të ligë kundër tyre’. (Mat. 5:11; 11:19; Gjoni 10:19-21) Duhet të përdorim ‘aftësinë për të menduar’ dhe ‘aftësinë dalluese’ për të diktuar ndonjë «që thotë mbrapshti» dhe ata «që janë hileqarë në udhën e tyre».
RESPEKT PËR TË DREJTËN E TË TJERËVE
Duhet të tregojmë kujdes edhe për lajmet ose përvojat frymore që nuk i marrim direkt nga burimi. Edhe sikur diçka të jetë e vërtetë, nuk do të thotë medoemos se duhet ta përhapësh. Ka raste kur nuk është as e drejtë, as e dashur të shpërndash këtë informacion. (Mat. 7:12) Për shembull, nuk është as e dashur, as inkurajuese të përhapësh llafet që ke dëgjuar për të tjerët, edhe sikur të jenë të vërteta. (2 Sel. 3:11; 1 Tim. 5:13) Disa lajme mund të jenë konfidenciale, dhe duhet të respektojmë të drejtën e të tjerëve për t’i treguar në kohën e duhur dhe në mënyrën e përshtatshme. Mund të vijnë shumë dëme po ta përhapësh një informacion para kohe.
Sot lajmet