«Vazhdoni t’i keni të shtrenjtë këta lloj njerëzish»
QË NGA viti 1992, Trupi Udhëheqës ka emëruar pleq të pjekur me përvojë që të ndihmojnë në funksionimin e komiteteve të tij. * Këta ndihmës, të marrë nga ‘delet e tjera’, janë një mbështetje e çmuar për Trupin Udhëheqës. (Gjoni 10:16) Ata ndjekin mbledhjet e përjavshme të komitetit ku janë caktuar dhe sigurojnë informacione plotësuese për argumentin e bëjnë sugjerime. Vendimet përfundimtare i marrin anëtarët e Trupit Udhëheqës, por ndihmësit vënë në zbatim drejtimin e komitetit dhe kryejnë çfarëdo caktimi që u jepet. Ndihmësit i shoqërojnë anëtarët e Trupit Udhëheqës në kongrese speciale dhe ndërkombëtare. Veç kësaj, mund të caktohen të vizitojnë zyrat e degëve si përfaqësues të selisë botërore.
Një vëlla që ka shërbyer si ndihmës qysh nga koha kur u mor kjo masë, shprehet: «Kur unë kujdesem për detyrat që më janë caktuar, Trupi Udhëheqës mund të përqendrohet më plotësisht te gjërat frymore.» Ndërsa sjell ndër mend dy dekadat që ka shërbyer si ndihmës, një vëlla tjetër thotë: «Ka qenë një privilegj që as e kisha ëndërruar ndonjëherë.»
Trupi Udhëheqës u beson shumë punë ndihmësve të vet dhe e çmon shërbimin e shkëlqyer që kryejnë këta vëllezër besnikë e të palodhur. Të gjithë ne le ‘të vazhdojmë t’i kemi të shtrenjtë këta lloj njerëzish’.—Filip. 2:29.
^ par. 2 Për një përmbledhje të përgjegjësive që përmbushin gjashtë komitetet e Trupit Udhëheqës, shih kutinë «Si kujdeset Trupi Udhëheqës për interesat e Mbretërisë» në kapitullin 12 të librit Mbretëria e Perëndisë qeveris!