Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Cilat gjëra do të zhduken kur të vijë fundi?

Disa nga gjërat që do të zhduken, janë qeveritë njerëzore të dështuara, luftërat, padrejtësitë, fetë që kanë zhgënjyer Zotin e njerëzit dhe njerëzit e paperëndishëm.1/5, f. 3-5.

Kush është Gogu i Magogut që përmendet në librin e Ezekielit?

Me sa duket, Gogu i Magogut nuk i referohet Satanait, por një koalicioni kombesh që do të orvatet të shfarosë popullin e Perëndisë pasi të fillojë shtrëngimi i madh.15/5, f. 29, 30.

Cilat janë gjashtë gjëra që mund ta ndihmojnë dikë të plaket me hir?

Bibla na nxit të jemi (1) modestë, (2) të ekuilibruar, (3) pozitivë, (4) bujarë, (5) miqësorë dhe (6) mirënjohës. Meditimi rreth këtyre cilësive mund ta ndihmojë dikë të plaket me hir.1/6, f. 8-10.

Si e ilustrojnë mrekullitë e Jezuit bujarinë e tij?

Në një dasmë në Kanë, Jezui ktheu në verë rreth 380 litra ujë. Në një rast tjetër, ai ushqeu me anë të një mrekullie mbi 5.000 veta. (Mat. 14:14-21; Gjoni 2:6-11) Në të dyja rastet, ai po imitonte bujarinë e të Atit.15/6, f. 4, 5.

Pse jemi të sigurt se mund t’i pëlqejmë Perëndisë, ndonëse jemi të papërsosur?

Disa burra, si për shembull, Jobi, Loti dhe Davidi, bënë gabime. Prapëseprapë, donin t’i shërbenin Perëndisë, u erdhi keq për gabimet e tyre dhe ndryshuan udhë. Ata patën sërish miratimin e Perëndisë. Edhe ne mund ta kemi.1/7, f. 12, 13.

A do të sjellë shkatërrimi i Babilonisë së Madhe vdekjen e të gjithë anëtarëve të dikurshëm të feve të rreme?

Duket që jo. Zakaria 13:4-6 lë të kuptohet se edhe disa klerikë do ta braktisin fenë e tyre dhe do ta mohojnë se kanë qenë pjesë e një feje të rreme.15/7, f. 15, 16.

Pse Baraku pranoi të luftonte vetëm nëse e shoqëronte Debora?

Baraku ishte njeri plot besim. Në vend që t’i kërkonte Jehovait më shumë armë, ai donte ta shoqëronte përfaqësuesja e Tij—Debora—që t’u jepte zemër atij dhe burrave të tjerë. (Gjyk. 4:6-8; 5:7)1/8, f. 13.

Për cilat gjëra mund të meditojë një i krishterë?

Disa nga këto gjëra janë veprat e krijimit të Jehovait, vlera e Fjalës së tij të frymëzuar, privilegji i lutjes dhe masa e dashur e shpërblesës.15/8, f. 10-13.

Si ndikon parimi për shoqëritë e këqija te njohja me dikë të seksit tjetër?

Ne tregohemi mirëdashës me jobesimtarët. Por do të shkonim kundër drejtimit të Perëndisë nëse do të njiheshim me dikë që nuk i është kushtuar dhe që nuk është besnik ndaj normave të tij. (1 Kor. 15:33)15/8, f. 25.

Si e humbi besimin Pjetri dhe si e rifitoi sërish?

Apostulli Pjetër tregoi besim dhe eci mbi ujë drejt Jezuit. (Mat. 14:24-32) Por, kur pa stuhinë, Pjetri u frikësua. Më pas i ktheu prapë sytë te Jezui dhe e pranoi ndihmën e tij.15/9, f. 16, 17.

Sipas Veprave 28:4 banorët e Maltës pandehën se apostulli Pavël ishte vrasës. Pse mendonin ashtu?

Kur Pavlin e kafshoi një nepërkë, ata mund të kenë nxjerrë përfundimin e gabuar se po e ndëshkonte Dikea, perëndesha e drejtësisë.1/10, f. 9.

Ç’mësim nxjerrim nga Marta që u shpërqendrua nga punët e shumta?

Një herë, Marta u shpërqendrua ngaqë po përgatiste një vakt me shumë gjëra. Jezui tha se e motra kishte zgjedhur pjesën më të mirë duke dëgjuar mësimet e tij. Duhet të tregojmë kujdes që gjërat jo të domosdoshme të mos na pengojnë në aktivitetet frymore.15/10, f. 18-20.